E enjte, 10.10.2024, 08:52 AM (GMT+1)

Kulturë

Kalosh Çeliku: Përgjigje Guri Naimit me poezi erotike

E hene, 09.01.2017, 01:14 PM


PËRGJIGJE GURI NAIMIT D.

ME DY POEZI “EROTIKE”

NGA KALOSH ÇELIKU

Mik i nderuar, Guri Naimit D.! Titulli i librit me poezi: Zonjën Vdekje do ta marr për Grua, është protestë ironike. Zemërim poetik përtejkufiri me dudumët dhe halldupët “shqiptarë”, në Shtëpinë Publike. Vite me radhë më kanë lodhur budallakitë e politikanëve teknefesë, intelektualve të rrejshëm dhe “analistëve” politik me këmbët dhe trutë në legen. Thirrjet për bashkim kombëtar e Shqipëri Etnike të të gjitha partive politike shqiptare, gjatë fushatave parazgjedhore që të hyjnë në Qeverinë e Njerkës me një platformë të përbashkët politike. Partia politike shqiptare me “Besë” u përgjigjet pas zgjedhjeve parlamentare: ne nuk hyjmë me kriminelët dhe të korruptuarit në një Qevri, që nuk kanë fe, e as besë. E harrojnë Mëmëdheun, siç thotë Pyka e shelgut - Atdheun. “Analisti” politik shkruan në portalet elektronike: “Kush shkon me VMR -në tradhton”. Patjetër, të ndërhyj unë si lexues i asaj dejlarate teknefese dhe autor i këtij shkrimi publicistik për Nesër: E, ai që shkon me LSDM –në, na qënka “patriot”?! Amani, bëhuni një herë në jetë politikanë, intelektualë e analistë politik. Vërtetë, shpëtuan kopetë e dhenëve nga soji juaj i çobanëve, ama e pësoi keq populli shqiptar.

Ec, tashti dhe mos e merr për Grua Zonjën Vdekje?! Gruan e vetme besnike, që nuk merret dhe nuk i do politikanët teknefesë, intelektualët e rrejshëm, e as “analistët” politik me këmbët dhe trutë në legen. Po, i, do pasardhësit e Rilindasëve shqiptar. Nuk e thirr unë Vdekjen, por ajo më turret përmbrapa me vite pas gjithë këtyre dalldisjeve politike shqiptare, nuk më do mua për burrë besnik! Atëherë, pse unë si poet rebel mos e kërkoj për Grua besnike?! Shkaku, dihet moti: Ajo i do burrat e mirë me “namuz” dhe gratë  me ferexhenë hedhur krahëve. E, unë vetëm gratë azgane me dy shamia lidhur për brezi.

Ja, pse nuk pajtohem me Zonjën Vdekje dhe jam burrë i keq, i pabesë. Kurtizanja nuk më do mua për burrë besnik. Dëshmi, vitet ’80 –ta e 90 -ta: Helmime të shpeshta në Tavernat e Shkupit. Përndjekje të papara deri më sot e bisedë informative në polici sipas një denoncimi të nënshkruar nga njëzetë “patriotë” shqiptar, gjoja se jam i dërguar nga Kosova për të vepruar në Shkup?! Edhe, se: unë jam ai kryesori, Çështjen shqiptare dua ta zgjidh me luftë. “Parashikime” të policisë sekrete maqedonase, që ato kishin njohuri paraprake pë Luftën e UÇK -ës që ndodhi në vitin 2001. Zjarrin, pasmesnate në banesë. Flakën e vënë xhipit para dritareve të banesës në Çair të Shkupit. Viti 2000, i Netëve të Poezisë Korçare, kur pata vdekje klinike në Voskopojë. Po, atë ditë u ringjalla si Krishti, në spitalin e Korçës. I hapa sytë, mbi mua qante Cuca Boheme, Engjëlli im Mbrojtës. Shkaktare, që lindi asaj kohe libri im me poezi: Vdekja më deshi më pak se Ti (2003).

Vitin 2007 -të duke u kthyer me makinë nga Saranda (Ditët Poetike Joniane), pasmesnate vetë i katërti kërcyem në greminë (Qafëthanë). Mezi na nxorrën pas një ore policia rrugore dhe ndihma e shpejtë nga gremina. Mirë, ore tha polici: ne, u ndalëm në Librazhd për kontrollim rutinor komunikacioni, ishit krejtë në rregull, çka po ndodhë me ju poetët?! Edhe, u habitën policët rrugor me ne endacakët e Natës e jo të Ditës: këtu në këtë greminë kush ka rënë, nuk ka dalë njeri i gjallë?! E kemi pagëzuar edhe “Vendi i vdekjes”. Habitemi, sesi keni shpëtuar ju të gjallë?! Unë, shoferi i makinës gjoja si serioz iu përgjigja: Që, nga kjo natë e tutje do t’ia ndërroni emërin greminës, këtë vend do ta pagëzoni “Vendi i Lindjes”.

Fatkeqësi e atij viti që solli në jetë librin tjetër me poezi: Engjëlli im është Grua (2007). Përçudi, gjithë jetën më kanë pri Tri Zana: Njëra para e Dy të tjerat më kanë mbajtur për krahu rrugës për në Baba Tomor, Malin e Perëndive: vera ku pihet me shtamba, lindë poezia dhe bëhet dashuri...

Vitin 2015 -të, Zana që më printe para rrugës për në Baba Tomor, papritmas si Azreti Isai nga minarja e xhamisë, fluturoi në Qiell. Dy Zanat e tjera të maleve, ende më mbajnë përkrahu duke më dhënë gji në poezi dhe fuqi për luftë me penë. Papritmas, në vitin e mbrapshtë 2016 -të e fshinë nga Regjistri Qëndror SHGB “ASDRENI” duke e plaçkitur me rreth dhjetë mijë euro si Shtëpi botuese shqiptare.

Përtejkufiri, i zemëruar edhe me Zonjën Vdekje, pse gjithëmonë i zgjidhte dhe i merrte burrat dhe gratë besnike, nuk i donte tradhtarët, lindi titulli i librit të ri: Zonjën Vdekje do ta marr për Grua (2015)! Edhe pse, Zonja Vdekje nuk më do mua për burrë besnik. Frikë ka si kurtizane, mos edhe në atë botë, mund t’i shkatoj probleme “dashurie”.  Arsye, se: e kam tradhtuar disa herë në jetë: Prishtinë, Shkup e Korçë (Shqipëri). Prandaj, unë vendosa që t’i hakmerrem si shqiptar me këtë Libër “erotik”.

Në fund, miku im i dashur i letrave shiptare po të përshëndes nga zemra, kudoqofsh i arratisur nëpër botë me këto dy poezi “erotike”:

 

Zonjën Vdekje mezi

e rrëzova në Livadh

 

Gjithmonë, e kam qi atë që kam dashur në jetë:

Gratë besnike. Laviret. Edhe, Pushtetin.

Zonjën Vdekje, mezi e rrëzova në Livadh

Koha erdhi, sot ta qi: Edhe, Zonjën Vdekje!

 

Vështirë e kam pasur me gratë e mia besnike

Edhe, më vështirë e pata me Zonjën Vdekje…

 

 

Zonjën Vdekje do ta marr

për Grua

 

Gjumë ende s’ka. Unë, dihet, jam i çmendur

Ndodhë, një ditë Vdekjen do ta marr për grua!

Pasi m’i more të gjitha që pata në këtë jetë: Pasurinë,

Gruan besnike. Dhe,  Miket azgane mes poezive.

Falë të qofshin Zonjë, gjithë bërdhoqet politike!..

 

Tashti, Unë do të të qi Ty, oj Zonjë kurtizane, besnike!

Shtëpinë e Babait ta mbush me fëmijë. Mëmëdheun

Edhe Atdheun. Flej rehat oj Kurvë në Shtëpinë Publike

Nesër,  Unë do të ngrej dolli për Cucën Boheme. Miken.

 

Vërtetë, ishit gra të bukura shqiptare aristokrate. Azgane

Vetëmse, e pranoj: edhe Zonja Vdekje, o miqtë e mi poetë:

Padyshim, është një Grua e bukur kurtizane... Besnike...



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora