E shtune, 27.07.2024, 02:18 AM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Mora rrugë për Jabllanicë

E marte, 03.01.2017, 09:23 PM


MORA RRUGË PËR JABLLANICË   

 

Hej !Mora rrugë për  Jabllanicë –

T’ kujtoj vitet e rinisë !

Atje pashë shumë fshatra t’ shkreta –

Njeri  t’ gjallë në to nuk gjeta !

            Ah, medet , ah , medet –

Jabllanicën , çka na e gjet ?!

 

Hej ! Shkova n’ Stubëll , te Medvegja –

Me pa vendin ku u vra Rexha ?!

Ku i la krushqit me bajrak ,

Ku e la nusen nën duvak ?!...

Ah, Medvegjë, ah Medvegjë ,

Unë   thërras –  s’ ka kush m’ përgjegjë !

 

Hej ! Mbi Medvegjë, shkova n’ Tupallë –

Me shua etje , me  u  çmallë !

Me  pa atë djep trimërie ,

Me pa  fole diturie !...

Ah, Tupallë, ah Tupallë ,

Për ty , malli do me m’ kallë !

 

Hej ! Prej Medvegje , shkova n’ Sijarinë –

Me i pa banjat  dhe  krenarinë !

Bukurinë t’ ia shoh Gejzerit –

T’ ia shijoj ajrin eterit !     

Ah, Sijarinë , ah Sijarinë ,

Për ty , malli po më shkrinë !

 

Gjilan, më 14. 12. 2016. Demir KRASNIQI



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora