Kulturë
Luan Kalana: Emigrantët dhe Mërgimtarët
E hene, 02.01.2017, 10:38 AM
LUAN KALANA
BINJAKE TE HISORISE-Emigrantët dhe Mërgimtarët
EMIGRANTET
...rrob te vetes,skllav te botes
-Ne ushtarë të Kryqëzates te Emigrantëve,
për kafshatë dhe Paqe,kemi pushtuar Botën,
nuk plaçkitim,por kështjella ndërtojmë,...
gjakun dhe eshtrat lemë, për të "pangopurit"!
Thesaret dhe arin e vjedhin të pasurit,
per ne s'mbeten as thërime,por lëmoshë,
kështu qenka shkruar për brezat tonë,
mos vuajnë me vonë,gjeneratat tanë.
Rrugeve pa mbarim,endemi shtegëtarë,
kerkojme mallin dhe shpesën e humbur,
njeres skelet te shperfytuar kemi mbetur
të lodhur nga skamja, të dermuar nga dertet.
As ishin te parët nder shekuj emigrantet shqipatarë,
që nga Rilindasit dhe "ustallarët"letrare,Noli e Konica,
per liri ,paqe e vatanë,ngriten pjedestalin shqiptarë,
qe u hoqen zvarë,martirë...deri luftetarja Bubulina.
O gjallë a vdekur,dy rrugë janë ne jetë,
se qytezat e varezave me lule na presin,
per liri e paqe,zerin ta ngremë deri ne retë,
ushtare t'Kryqezates t'Emigranteve të mos vdesim
MERGIMTARET
Mos me prit
C'është kjo stuhi,me largon pa mbarim?!
Bëj te kapem,zgjat duart,..me kot,
vetem qiell errësirë,nate,alibi..
Bëj të therras,nuk kam zë,
kërkoj ndhmë,s'më degjon njeri.
Një gjë duhet ta dish,dash mos beso,
të betohem per ate dhee,ate qe me ka lind,
nuk eshte faji I'm,qe vetem larg ik e ik..
Të lutem më fal,qe humba, qe po ik,
mos derdh lot per mua,me bej te lig,
mos ri me shpresë, me kot,s'e di ku ik ?!
Jam tretur jam zhuritur,s'jam me ai,
vetem dashuria e zemra ka mbetur,
jam mumje,trup pashpirt a katil.
-Haroji premtimet,fjalet dhe figuren,
nuk jam I gjalle ,jam trup pashpirt ,
duaji lulet,tani puth pragun e shtepis,
të thashe :-Harrome,më mos me prit !!!\
Shkronjesi Modest — Clearwater, Florida.