E enjte, 10.10.2024, 09:02 PM (GMT+1)

Kulturë

Shahin Ibrahimi: Falmani lotin

E enjte, 29.12.2016, 10:30 AM


Shahin Ibrahimi

 

Falmani lotin

 

Vitet kalojnë unë me to ngarkuar

E ardhmja, s`mund të parashikohet kurrë,

Rrudhat në ballë tregojnë sa je munduar

Nga rrespekti vlerësohesh, sa ke qënë burrë.

 

Jam munduar të lë një dritare hapur

Që të më freskojnë kujtimet e lëna,

Shakaja, buzëqeshja janë dhuratë e pasur

Dua mes tyre, të gjej veten brënda.

 

Shpesh e kam ndjerë veten ngushtë

Kur të tjerët që nga lart më shohin,

Të shijoja djersën, i kisha vënë vetes kusht

Që më vonë, zjarret e saj të më ngrohin.

 

Diku do më çoni, s`do jem më pranë jush

Mungesa juaj do më grryej ngadalë,

Nga kujtimet malli do më bëhet prush

Ngohtësia e tij do më ledhatoj pa fjalë.

 

Lotin falmani si dhuratë të vyer

Atje, në qytezën ku s`ka ëndërra,

Dëshira s`plotësohet për t`më kthyer

Mirësia të jetë në zemrat tuaja brënda.

 

09- 12- 2016

 

Dhuratë nga koha

 

Njerëzia sot është pak e marrë

Dhe unë i tillë jam natyrisht,

Tundohemi shumë vendime me marrë

Të keqen ta heqim, kokë dhe bisht.

 

Kjo jetë shumë më ka amortizuar

Kurrë nuk mora atë që dhashë,

Me kujtimet e saj, s`jam dashuruar

Por, nuk do të mohoj veten thashë

 

Ah politikanë me horizontë të ngrirë

Zhgënjimi na çfryn çdo damar gjaku,

Në dritë qirinjsh lëngon populli i mpirë

Për këtë gjëndje, a ju bren pak meraku?.

 

Premtimet e bëra, sot kullojnë gjak

Për pasuri zemrat shumë ju janë nxirë,

Në dallgët e ferrit, vdekjen e keni hak

Se botuat nga vetja, çdo gjë të mirë.

 

U tretën premtimet bashkë me natën

Mohuat prindërit dhe kohën e shkuar,

Nga egoja e juaj, dhimja dha mandatën

Ajrin që thithim na e sillni të kryqëzuar.

 

Kujtimet e këqia me penj duhet ti qepim

Dhe ti analizojmë në zgavrat e trurit,

Ti detyrojmë që gabimet të ndrqin

Për pasojat, ligji ti mbështesë pas murit.

 

22- 12- 216



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora