E shtune, 27.07.2024, 03:14 AM (GMT+1)

Kulturë

Manifestimi Flaka e Janarit 2017

E marte, 27.12.2016, 10:18 AM


NJESIA PËR KULTURË, RINI DHE SPORT

KONKURS

Manifestimi “Flaka e Janarit 2017”

1. Arti Letrar

Komuna e Gjilanit, në kuadër të Manifestimit kombëtar të kulturës “Flaka e Janarit 2017”, shpall konkursin tradicional letrar për tregim të shkurtër dhe për poezi, me qëllim të nxitjes dhe avancimit të vlerave letrare të krijuesve nga të gjitha trevat shqiptare dhe kudo ku jetojnë ata që shkruajnë shqip.

Tema e konkursit është e lirë. Konkursi është anonim, i hapur deri më 15 janar 2017 dhe me shifër. Punimet e pabotuara (në libra, gazeta e revista, portale, internet si dhe rrjete sociale) dërgohen në tri kopje, në adresën: Komuna e Gjilanit, Njësia për Kulturë, Rini dhe Sport dhe në adresën elektronike: penaflakes2017@gmail.com

Rezultatet e konkursin shpallen në Orën e Madhe Letrare “Pena e Flakës 2017”. Të gjithë konkurruesit duhet t’u përmbahen kritereve dhe afatit të konkurrimit.

Për tregim të shkurtër (deri në tri faqe me rreshta të rrallë)

Çmimi i parë….…………………………… 250 euro

Çmimi i dytë………………………………. 200 euro

Çmimi i tretë………………………………..150 euro

Për poezi (deri në 50 vargje)

Çmimi i parë.……………………………… 250 euro

Çmimi i dytë………………………………. 200 euro

Çmimi i tretë………………………………..150 euro

KONKURIMI PËR ÇMIMIN “PENA E FLAKËS”  2017

Me qëllim të rritjes së cilësisë dhe vlerës artistike në Orën e Madhe Letrare të Manifestimit “Flaka e Janarit” 2017  e njohur tashmë si PENA E FLAKËS, si dhe përzgjedhjes më meritore të poezisë fituese,  gjithë krijuesit e interesuar të hapësirave shqiptare dhe tjerët që jetojnë e krijojnë, ftohen për të konkuruar si dhe, nëse përzgjidhen, për të ardhur e lexuar krijimet e tyre në Gjilan, duke u bërë pjesë e garimit të mëtejmë për Çmimin kryesor të pjesës letrare të Manifestimit.

Poezia duhet të jetë e papublikuar dhe e pashpërblyer diku tjetër si dhe duhet të shoqërohet me një biografi krijuese të autorit si dhe dërgohen në këtë adresë:

Komuna e Gjilanit, Njësia për Kulturë, Rini dhe Sport si dhe në adresën elektronike: penaflakes2017@gmail.com

Një juri letrare, e emëruar nga organizatori përzgjedh 25 krijimet më të mira që lexohen në Orën e Madhe Letrare si dhe hyjnë në konkurim të mëtejmë për Çmimin “PENA E FLAKËS”, vlera e të cilit është 200 euro.

Autorët, krijimet e të cilëve përzgjidhen, njoftohen së paku pesë ditë para mbajtjes së Orës Letrare të Manifestimit.

Poezia e shpërblyer dhe tjerat që lexohen në Orën e Madhe letrare, publikohen në revistën letrare – kulturore AGMIA.

2.        Arti Pamor

Për punimet e sferës së Artit Pamor, për Ekspozitën Kolektive Mbarëkombëtare, që do të hapet në Galerinë e Qytetit. Të gjithë artistët profesionistë mund të konkurrojnë me një (1) vepër, përmasat e së cilës duhet të jenë jo më të mëdha se 120 cm. (Çmimi blerës për fondin e galerisë – 500 € dhe tri çmime  tjera në vlerë prej 150 €). Punimet, jo më të vjetra se dy vite, teknikisht të përgatitura dhe të pa ekspozuara më parë, me tematikë të lirë, dorëzohen në Galerinë e Qytetit, gjatë orarit të ditët e punës, deri më 10 janar 2017. Në konkurs, mund të marrin pjesë krijuesit e të gjitha zhanreve të artit pamor nga të gjitha trojet tona etnike, ndërkaq që punimet e përzgjedhura do të katalogohen.

4. Arti Dramatik

Do të përzgjidhen pesë shfaqje teatrale, mundësisht me përfaqësim nga trevat mbarëkombëtare, duke mundësuar prezantimin e vlerave më të mira të dramës shqipe.

Konkursi është publikuar në ueb faqen zyrtare të Komunës së Gjilanit, në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook të Komunës dhe në mediat online: Rajonipress.com, 2lonline.com, Xlpress.tv, Kryelajmi.com, Gjilani.info nga data 26-30 dhjetor 2016.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora