Kulturë
Shefqet Sulmina: Alma
E shtune, 24.12.2016, 08:43 AM
Shefqet Sulmina
Alma
Ka zëra në mbrëmje Alma,
Ka zëra, i dëgjon?
Të kujtohen zërat tanë dikur,
Muzgjeve me yje dhe grurë,
Bregut të lumit,
Dorë me dorë?
Nuk janë zëra bulkësh,
Mes kallëzave të grunjërave,
Mes rrekevë të ujrave,
Mes dritave të peshkatarëve
Dhe të qytetëve industrialë.
Më duket sikur prapë vijnë andej,
Më duket se vijnë edhe tani
Gjithmonë nga lumi,
Të zënë dorë me dorë.
Janë zëra që nuk heshtin, Alma
Janë zëra të mbrëmjeve të largëta,
Zëra mbrëmjesh të freskëta,
Si në fushën e gjërë buzë lumit
Ku ne ndalëshim për të numëruar
Yjet e lashtë,
Zogjtë,
Dokrrat,
Drurët,
Rrugët
Puthjet.
Ka zëra, ka zëra ,ka zëra...
Ka zëra Alma gjithmonë.
Ka zëra që vijnë përtej qytetit tonë,
Përtej shtëpisë,
Përtej shtigjësh që s'reshtin.
Mba vesh Alma, të dëgjosh,
Sepse nuk janë të largëta
Si këto rreke të reja dritash,
Si këto rreke të rralla shirash.
Nganjëherë bëhen zogj dhe hapa
Nganjëherë ëndrra, Alma
Nganjëherë fëmijët që kemi.
Ka zëra Alma,
Alma, muzikën e tyre të dëgjosh!
Ka zëra në mbrëmje
Që të mbajnë zgjuar,
Që të bëjnë të mendosh,
Përtej netëve të freskëta,
Nga dashja dhe mosgjumi
Që vijnë gjithmonë nga lumi.
Nganjëherë janë zëra të ëndrrave,
Nganjëherë zogjë të kujtimëve,
Nganjëherë të fëmijeve tanë të rritur.
Dhe kurrë zërëra të shirërave,
Shfryme erërash të shtirme,
Gjurmë kuajsh të prishëshëm.
Mba vesh Alma të dëgjosh
Në këto orë të vona
Muzikën dhe kuptimin.
Qiejt e tu
Qiejt e tu i kam marre unë.
Mos i kërko qiejt e tu ne Vlore!
Qiejt e tu! Edhe detin,
I kam marre edhe sytë e tu
Thashë ti marre se nuk behet kiameti.
Pash se pastaj se pse po frynte erë...
Erë!
Erë kishte dhe ne flokët e tu.
Erë!
Erë kishte edhe në kraharorin tim.
Erë!
Erë kishte gjithandej
Erë kishte edhe në Vlorë
Erë kishte dhe në Elbasan
Erë kishte edhe në Xhenovë
Mos i kërko qiejt e tu ne Vlorë
Mos i kërko sytë e tu në Xhenovë
Qiejt e tu jam unë që ti kam marrë,
Qiejt e tu që ti vetë i ke në dorë.
Thashë të pyesja ty
Më duhet gjithmonë të flas për gjëra të thjeshta,
Për ti menduar ato kam ende kohë,
Ato më të ndërlikuarat ja lë të tjerëve.
Sepse koha është konceptimi i sendeve
Psh. pse plepat e bardhë janë të gjatë
Dhe unë thashë të të pyesja ty,
Madje edhe për ahet e lartë,
Para tribunës së erës dixhitale.
Sepse ti kujton se nuk të zë dot me pyetje,
Me këshilla, puthje, përralla,
Për plepat dhe legjendat për ahet.
Përralla e parë është që ti të shkosh në shtëpi,
Të shkosh në shtëpi sepse tani bën ftohtë.
Nëse ngrin do të vij ariu,
Do vij ariu dhe do të të marrë,
Do të marrë dhe do te shpjerë në shpellë.
Nëse nuk vjen ariu do të vi unë,
Do të vi unë dhe do të bëhem pëllazg,
Do të të shpije në një shpellë
Në një shpellë të gjelbër, por jo fort larg
Nga kalatë dhe era dixhitale.
Sepse koha është konceptimi i sendeve
Psh. pse plepat e bardhë janë të gjatë?
Ose pyetje të tjera: Pse linden kalatë?
Thashë të të pyesja vetëm ty
Për plepat dhe ahet e gjatë.
Mirëpo kam frike se jam unë ariu
Dhe ti je vetëm përrallë.