E merkure, 09.10.2024, 07:19 AM (GMT+1)

Kulturë

Nebi Dragoti: Lirikat rrjedhin si krua

E merkure, 28.12.2016, 10:03 AM


NEBI DRAGOTI

 

LIRIKAT RRJEDHIN SI KRUA

PËR  SHQIPËRINË

 

Shqipëria

në udhe të mbarë,

zhvillim në progres paste

për më mirë

e akoma për më mirë!

 

Atdheu u lënka amanet…

 

Atdheun

At e Mëmë

siç e gjetëm nuk e lëmë,

por…edhe më të bukur,

edhe më të begatë,

edhe më të fortë,

edhe më krenar

do ta lëmë Atdheun tonë,

Shqipërinë

shqiponjë.

 

Amanetin

dheu

nuk e tret…

 

Atdheu u lënka amanet!...

***

Ikin me çvit-vit në vende të ngrohta

dallëndyshet syshkruar si varg naimian

e më lanë gjethet e vjeshtës tek porta,

fluturimet e mallit në shpirt më lanë.

 

Deshifroj cicërimat e tyre lirike,

gëzimet, lumturinë e tyre deshifroj,

vargjeve të mia lëvrijnë meditimet,

me meditime udhën e gjatë t’ua lehtësoj…

 

E, qesh me veten, tani unë qesh,

se për ditë më të mire lëvizjet janë,

se pa këto lëvizje nuk di ç’të them,

se dhe unë nga Dumreja larguar jam.

 

Dallëndyshet bukuroshe si varg naimian

edhe unë poeti i visit liqenj plot

gjallë kujtimi për vendet na mban,

ato vende në shpirt i mbajmë medallion.

 

***

Lule dhurate nuk janë për ty:

flokë dëbore hedhur në ballkon.

 

Dimri lulka shamish vizaton aty

dhe mua motive dashurish mbi flokë.

 

Kot rrikam. Pres kot. Ti s’dalke të të shoh,

me vjeshtën paske shkuar, me vjeshtën martuar.

 

Dimrin e dua.Askujt nuk ia fsheh;

topa bore me këmbë gjuaj i hutuar.

 

Kush më njeh, me vete thotë: “Dikë pret”.

Unë frymëzimin për brirësh kap si poet…

 

***

Zjarr janari degëve të mimozës,

në kaltërsi flakët tunden nga era,

tunden, më rindezin motivet e kohës,

se kohën e bukur zgjuar mban kujtesa.

 

Mimozat e Elbasanit me flokët e verdhë

e presin poetin e larguar kaq vite,

se ajo vasha bjonde më s’më pret

siç më priste në sens xhelozie.

 

Bukur fort ëndërroja në vitet e hershme,

por ç’e do, Shkumbini shumë ujë ka rrjedhur

dhe, mbase, unë rrugicave kot vete,

veçse kujtimet rinore për t’i mbledhur.

 

Atëherë kam qënë teper i qeshur,

i qeshur , i çiltër, djalosh i sinqertë

dhe çfarë ka shkuar qëndroj i heshtur,

por veten s’e jap, gazmor jam në jetë…

 

Degëve të mimozës janari ka zjarr,

zjarrin tim rinor vitet ma shuan.

Asgjë veç kujtimit të dashurisë së parë,

jo, s’më kthen në ato vite të shkuar.

 

***

Kam shkruar shumë për Dumrenë,

kam thënë: “Dumreja më bëri poet”.

Vapës më gjunjë jam ulur në liqen,

kam pirë ujë e kam zënë peshk.

 

Për Dumrenë vargjet shkruar radhë

mbi pellgje radhë vargjesh me yje e hënë.

Vis më të bukur sytë s’më kanë parë,

bukuri e tillë poet më ka bërë.

 

Kodrat valëzore veshur në smerald

me ujëëmbëlit liqenj pamje të rrallë,

sikur këtu natyra pikon mjaltë,

mjaltë natyre nëpër lisat elegantë.

 

Krenohem: Dumreja më bëri poet,

lrikat në shpirt m’i mbolli mua,

prandaj vlon qënia ime e nuk hesht,

për të lirikat më rrjedhin si krua.

 

***

Ja, kjo rrugë gjurmët m’i njeh,

këmbëzbathur, sot burrëruar;

ç’u bëra burrë a nuk më sheh?

Ja, kjo rrugë sa mirë më njeh.

 

Në këtë rrugë liqenit afër

e ndala vashën kaçurrele,

e putha me zjarr të dashurën,

të dashurën e bëra mike jete.

 

Ja, m’i njeh gjurmët kjo rrugë

sot burrëruar, dje këmbëzbathur.

Ooo, prapë fushës ç’kemi humbë,

tej, shtegut në brymë zbardhur.

 

***

Ç’të bëj? Liqeni në akull ka ngrirë,

të eci në këmbë, t’i dalë tejpërtej,

apo të loz me gurë më mirë,

apo për jehon më mirë të fërshëllej?

 

Hedh gurë mbi sipërfaqen e akullt,

mbi akull mavi gurët bëjnë muzikë.

Tej, tremben fazanët e mardhur;

hej, i dashuruar ç’u bëra , or miq!

 

Pa kalon tufa me pata në qiell,

të ulet për ushqim nëpër liqenj;

jo, jo nuk i tremb Nebiu poet,

ato e fëshfërima drurësh kam qejf.

 

Mbi sipërfaqen e akullt guriçka hedh,

mbi akull gurët më bëjnë muzikë;

një lloj dëfrimi gjeta sa shpejt:

dimri s’ma ngrin shpirtin lirik.

***

Ato vende i kam dashur

sa të kam dashur edhe ty,

me perëndime të përflakur

ngrohur zemrat ne të dy.

 

Në ato vende ne të dy

dashuruar dhe gazmor,

e pamë jetën drejt në sy,

ne të dy me hov rinor.

 

Mes agimeve të trëndafiltë

njëri-tjetrin e mirëkuptuam,

ndaj jeta na joshi ëmbëlsisht,

e, ç’ ngeli prapa e harruam.

 

Morëm fushës krahpërkrah,

krahpërkrah duke kënduar,

oborret tona plot jargavan,

hapsirat fshatare kundërmuar.

 

Mes lëndinës ikëm larg

lidhur fort dhe përqafuar.

Jeta, ditët rridhnin mjatë,

Gjithë ky zjarr s’kish të shuar.

 

***

Mesazh për jetën, jap mesazh:

duaje jetën,se vjen një herë,

dashuro vendin e bukur si oaz,

peizazhin shqiptar porsi pranverë.

 

Njeriun duaje me gjithë zemër,

dëgjoje njeriun e ditur çdo çast.

Njeri, me këtë ndjenjë të bësh emër,

kryelart të jesh si mali Korab.

 

Jetës t’i fitojmë ç’është e mundur,

ç’është e mundur nipërve t’u lemë pas,

ta bëjmë vendin kopshtin më të bukur,

Shqipërinë ta ketë zili çdo ziliqar…

 

Mesaszhe jete jap, e kam detyrë,

Çdo cak e desha të rrezellejë dritë.

Përhap buzëqeshje njerëzore në fytyrë,

kam mendim të dritësuar, optimist.

 

***

Hënë Dumreje,

diell Dumreje:

me ar hënor

lirikat m’i veshe!

 

Diell Dumreje,

hënë Dumreje,

mbi lirikat e mia

derdhe reflekse…

 

Diell rreze sert,

më bëre të esmertë.

Hënë rrezeëmbël,

ëmbëlsisht jam vel…

 

Kodra gjelbëroshe,

lugina të rrafshta:

motive gjurmova,

vendlindjen përqafa.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora