E shtune, 27.07.2024, 02:27 AM (GMT+1)

Kulturë

Kristaq Turtulli: Fiqri Shahinllari - Kurthi i zemërimit

E merkure, 28.12.2016, 10:39 AM


Forca e madhe kur e kapërcen  arsyen  shndërrohet në veprim të keq

Mendime për tregimin: KURTHI I ZËMËRIMIT, të Fiqri Shahinllarit.

Nga Kristaq Turtulli

Para disa vitesh u njohën së afërmi me shumë krijues dhe krijimtarinë e tyre dhe mësuam nga njeri tjetri në strehën  tonë shumë të dashur: BOTA E RE.’ Dhe na bëri vërtet mirë. E njëri prej tyre më dhe pa dyshim ndër më të dalluarit ishte Fiqri Shahinllari. Prej vitesh kemi shkëmbyer veçmas mendime dhe mbresa për krijimtarinë e njëri tjetrit. Miku modest, punë shumë siç janë dalluar zakonisht Floqishtarët Fiqri Shahinllari ishte një kudhër miqësore por me vlerë në mendimet dhe krijimtarinë e miqve dhe nuk kërkonte gjë për vete.

Por mua prej vitesh më tërhiqte vëmendjen krijimtaria e gazetarit, publicistit dhe shkrimtarit Fiqri Shahinllarit dhe kënd shikimi i tij origjinal. Ndjehesha borxhli për të dhënë një mendim modest e të hapur për mikun dhe krijimtarinë e tij. Por duhej diçka që të  bënte për vete dhe të lëvizte prej vendi. Zakonisht gazetarët që kanë punuar prej vitesh në këtë profesion e kanë të vështirë të shkëputen  nga mënyra e të shkruarit gazetaresk dhe konceptimi i faktit ngjarjes dhe hedhjes në krijimtari letrare. Fiqriu me mençuri ka ditur të marrë atë që nevojitet gazetarit dhe gazetarisë, pra faktin, intrigimin, gjetjen. Dhe këtë gjetje të qëlluar ta ngrejë atë në art të mirëfilltë të zhveshur nga kapota e rëndë gazetareske.

Krijimtaria e shkrimtarit Fiqri Shahinllari në vite është e larmishme dhe intriguese. Si: ‘ Derte shpirti’ ‘Lisi në shkëmb,’ ‘Kushtrimi i gjakut,’ ‘Seriozitet me buzëqeshje,’ ‘Gjaku u trëndafilit’, ‘Dhembi,’ etj. Librin interesant: ‘Derte shpirti’ e botoi para do kohësh. Ky libër u prit mirë nga lexuesi dhe kritika. Është përmbledhja dhe pjekuria letrare e autorit, në të ka dhënë mushtin e vet me shkrime, novela, tregime të bukura dhe poezi. Libri ‘Derte shpirti’ është arritje e admirueshme e Fiqriut.

Siç dihet nga të gjithë, nuk është shumë e nevojshme të provosh verën sa e vjetër dhe e mirë është e, duhet të pish gjithë butin, por mjafton ta vësh verën në buzë, të pish një gllënjkë, ti mbash erë dhe e ndjen menjëherë vlerën dhe shijen.

Për të ilustruar këtë mendim dhe arritjen në krijimtarinë e Fiqriut unë doja të ndalesha vetëm te tregimi:

Kurthi i zemërimit.

Në pamjen e parë duket një tregim  i thjeshtë. Ca këshilla prindërore, që zakonisht i jep çdo prind fëmijës së vet, të bëhet i mirë dhe i devotshëm, për veten, familjen dhe atdheun. Këshillat dhe uratat i ka pasur shqiptari në traditë në shpirtin  dhe mendjen e tij në shekuj. Për vetë kushtet në të cilën ndodhej vendi ynë i vogël, pushtimet e vazhdueshme, rrethimi, gjendja ekonomike, mbijetesa, ruajtja e traditave dhe vlerave më të mira etj. Por Fiqriu di ta qëmtojë faktin, gjetjen interesante, mesazhin, mendimin filozofik dhe ta ngrejë atë në art. Nëpërmjet këshillave të prindit në këtë tregim autori ka një tjetër kënd shikim  origjinal dhe mbart një mesash shumë të rëndësishëm. E vesh këtë tregim me kostumin e kushtueshëm të mënyrës së rrëfimit.

Ne tregim shpalosen me art shume elemente te rëndësishme si dashuria vëllazërore mençuria e prindit,  sedra e burrit dhe vuajtja shpirtërore për aktin e rende te kryer siç është vëlla vrasja. Është me të vërtet një drame e fuqishme qe te ngelet ne mendje. Lufta e të kundërtave në mendjen e njeriut. Harresa e shpëtimit të jetës dhe ngulitja e fjalës ës rëndë që nuk mund ta kapërdijë një burrë.

Autori në tregim ndër të tjera thotë se: Forca e madhe kur e kapërcen  arsyen  shndërrohet në veprim të keq. Humbja e shpresave, hidhërimi i madh, po ashtu të çon në veprime të gabuara sepse dëmton vetveten.

Këto që thotë autori janë mesazhe dhe shprehje filozofike mijëvjeçare të cilat Fiqriu na i rikujton me mençuri dhe art. Pra nuk duhet harruar që njeriu është kompleks. Në shpirtin e tij ka luftuar dhe lufton vazhdimisht e mira dhe e keqja. Varet se cila triumfon dhe në çfarë gjendje është shpirti i trazuar i njeriut dhe sa mund të frenojë njeriu damarin e keq të fshihet te ai.

Urime miku im Fiqri Shahinllari për këtë tregim interesant.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora