E shtune, 27.07.2024, 03:00 AM (GMT+1)

Kulturë

Hyseni: Reshida Çoba dhuron jetë me vargun e saj

E premte, 30.12.2016, 11:25 AM


Reshida Çoba komunikon me cicërimin e zogjve, ajo dhuron jetë me vargun e saj!

Kur kam lexuar poezinë “Ëndërr ishte” të Reshida Çobës jam menduar gjatë të kuptoj në mos është skllave e muzave që aq thjesht të shëtit nëpër jetë, aq bukur të shkruan vargun, aq art të sjellë nga dy apo tre rreshta, është mbase një dhunti edhe pse dihet se poetet e mëdhenj shpesh marrin rrugën për në qiell. Kur nisa të lexojë dhe poezitë tjera fitova bindjen se nuk është rastësi, dhe e them se ajo komunikon të paktën me yllin e vetë siç thuhet se çdo njëri ka një yll fati, por mjeshtëria është tek komunikimi.

Nga Safet Hyseni

Shprehjet e bukura artistike dhe stili i lart ruhet edhe te poezia “Habitem”. Kjo poezi që të bartë një hapësirë të gjerë dhe ruan freskinë dhe bukurin artistike të fjalëve të cilat të buzëqeshin shumë lehtë duke të bërë bashkudhëtar, nga vargu në varg dhe të shëtit hapësirave të pafund është sikur je në një ëndërr ku jeta të është treguar që nga fillim e deri në fund, d.m.th ke bërë udhëtimin jetësor. Padyshim që autorja këtu ka jetën , ndryshimin e njeriut duke shpjeguar format rritën, zhvillimin, plakjen duke mos i prek stinët siç bëjnë një mori poetësh, por ato i kalon thua se janë të konsumuara, edhe pse dihet se në art s’ka asgjë të konsumuar, arti, fjala e bukur është shpërthim ashti siç bënë Reshida Çoba. Rrëfimin jetësor ajo (poetja) na bënë krejt në një mënyrë tjetër me trupin, lëvizjet, mugullimin, përdredhjen etj. Poetja nëpërmjet jetës personalitetin e ndërton më shumë sakrificë por si duket ia arrin qëllimit për ta paraqit në një hapësirë universale, si diçka të vlefshme, të çmuar. Nga vargu në varg ruhet dramaciteti kështu që në strofën e fundit merr formën që ne të kënaqemi, ta shijojmë, ta përjetojmë. “Secili nga ne, me mirësi e le trupin e vet/ të formohet, të shtrihet/ pa e bezdisur, pa e pyetur pse/… por kuptohet se ajo e din se as trupi nuk na pyet se si zhvillohet se si rritet, por me një kulturë të mirë ne mund t’i japim një përshtatje, mund të bëjmë finesa të bukura ashtu siç bënë Reshida në vargun që krijon. Në kohën derisa ne nuk kemi njohuri sa jemi në moshën e njom tjerët kujdesen dhe më pas kur marrim njohuri të duhura dhe kur depërtojnë tek na ndjenjat tjera, sërish nuk kemi kontroll mbi përdredhjen, lëvizjet, apo kontrollin e duhur se në akte dashurie ne bëhemi skllav të zjarrit, të afshit. Mjafton një puthje e ëndërruar dhe ja ajo do dirigjoj me lëvizjet. Reshida Çoba na e bënë me dije se sado që të zhvillohet bota lëvizjet e njeriut nuk mund të kontrollohen në asnjë çast. ” Ky mendim i përsosur na rrëfehet në një mënyre tejet ndryshe, dhe ka arritje të pakapërcyeshme. Trupi i njeriut me moshën ndryshon, ne as që mund t’ia ndalojmë shtrirjen dhe s’mund ta bezdisim dhe së fundi është shprehur me vargje magjike. “Vështron përkëdheljet e tij/ si trupat në kozmos, më i lehtë si bëhet/ si flori mbi peshore, më i rëndësishëm si bëhet.” Kjo është kur njeriu ka marr pjekurin e duhur, e ka veshur kostumin e personalitetit të vetë dhe me aq sa ka pasurua intelektin e tij aq është dhe i vlefshëm, jo vetëm në jetë por dhe pas saj në amshim matet me gjurmët që ka lenë. Vetëm mendja intelektuale e Reshida Çobës të nesërmen e mendon si ditë të fundit dhe sot bënë punën më të çmuar, kur çdo punë e bënë me të shpejt sikur të nesërmen ta ftoj vdekja, se dhe vdekja është intelektuale ajo mbetet e pavdekshme. Vdekja është shpikja më e mirë e jetës dhe ajo është intelektuale se po të mos ishte ajo e reja s’do vinte kurrë, dhe si e tillë ajo është edhe humane se pastron ambientin. Është filozofia që e ka krijuar autorja, që nga trupi të cilin çdo njëri e donë të jetë i lëvizshëm, i lehtë të ruaj formën e atletit, dhe poetja na bart ne zhvillimin intelektual (personalitetin, identiteti të jetë me peshë të rëndësishme si floriri, të lej gjurmë në jeta ashtu siç i ka lënë veta ajo me këto vargje dhe gjithë këto mesazhe. Kjo është jeta, jeta që kalon nëpër stinë, duke lënë vepra. Madhështia është tek cilësia, e kjo është arrit. Titulli i poezisë “Habitem” është një provokim si për lexuesit, kritikët madje edhe për vetë autoren, ajo me këtë le të dyshosh se ende se ka thënë të gjithë dhe ka hapësirë edhe të tjerët të shprehin mendimet e tyre. Është mjeshtëria e poetes që të bartë në hapësira të pafund derisa të bënë të gjurmosh për jetën të arrish që fizikisht të dukesh i lehtë (me shëndet) ndërsa nga intelekti të peshosh si floriri.

HABITEM

Habitem me ato shtrirje të trupit

që vinë, kur s’ndjen asnjë lëvizje

përdridhen si gjarpër

vallëzojnë mbi lëkurë

duke shpjeguar format e qenies

në zgjerim, në përkulje

në mbërritje.

Sa të çuditshme këto shtrirje

(s’di pse diçka dua të zbuloj prej tyre)

vështroj si dalin nga cepat e trupave

dhe si ajka e butë e qumështit zgjatin kokën

në paqe braktisin heshtjet, ngecjet

vallëzimet e molekulës

rreth boshtit imagjinar

ti shpjegojnë botës.

Ç’do lëvizje e tyre

ju ngjan reve në zgjerim

universeve ne ikje, në shtyrje.

Secili nga ne, me mirësi e le trupin e vet

të formohet, të shtrihet

pa e bezdisur, pa e pyetur pse

(e dëgjon kur thotë, jam pak univers

nuk çuditet))

vështron përkëdheljet e tij

si trupat në kozmos, më i lehtë si bëhet

si flori mbi peshore, më i rëndësishëm si ndihet.

Poezia tjetër që të bartë në moshën e pjekur ku tani tek njeriu ka dashuri, dhimbje, pikëllim, gëzim.. por që të gjitha këto duhet provuar e pranuar. Autorja në këtë poezi thurë vargje tejet të magjishme, me shije dhe ngjyra.. Titullohet “Letra e Gruas”, gruaja është ajo që lind, ajo që bart gjenet e amzës, ajo që dhuron dashuri të pafund, ajo që dhuron jetë, ngrohtësi e mall të pashuar. Kur dashuria është e madh nuk ka ndoshta shprehje me të mirë se; “Kush ishte puthja e fundit që dhamë/ as prekjen e fundit se kujtoj dot/. Kur humb për një moment, kur largohesh nga i dashuri apo e dashura, nga djali a vajza të parën që harron është prekja apo puthja e fundit, dhe kjo ndodh nga një dëshirë e madhe për ta pasur përherë afër, dhe shpesh i kthehesh vetes me pyetje të kotë por të ndjeshme që burojnë nga thellësia e shpirtit të plagosur, “ah sikur ta kisha puthe në buzë, faqe, ballë… ah sikur ta kisha shtrënguar fort”, kur i bënë pyetje vetes se si nuk e putha dhe njëherë, dy herë, tre herë të duket se i ke harruar të gjitha. “Si mu rrëzua ashtu fjala zemër/ nga duart/ e dhembur me hallin tim/ e s’u kthye ma as sot/. Fjala zemër nuk ruhet në dorë, por e gjitha ajo që kishte në dorë autorja ishte zemër (e gjitha zemër dhe nuk qe e zonja ta ruaj në dorë, në krahët e saj), zemër që s’u kthye as sot dhe i la një hall dhe një mall. Jeta ec rrjedh dhe poetja rrëfen apo pyet;

Kush ishte meraku im i fundit për ty

Natën kur fjetëm pse se mbaj mend

Si e grisa ashtu, letrën time prej gruaje

trembur nga sulmet e inatit tënd?

“Kush ishte meraku im i fundit për ty/ natën kur fjetëm pse se mbaj mend”; s’ka si të mbahet mend se meraku nuk ka fund, “si e grisa ashtu, letrën time prej gruaje/ trembur nga sulmet e inatit tënd? Me rrëfimin që bënë ajo nuk e ka “grisë letrën”, “Letrën prej gruaje” që mund të zbërthehet si “kujtesa prej gruaje” që brenda kësaj ka të gjitha që nga dashuria, malli, frika, meraku, vuajtja etj. Madhështia e shpërthimit vjen në strofën e radhës ku autorja me lehtësi dhe fjalë të zgjedhura e të bukura thurë shprehjet artistike:

Kush ishte e fundit frika ime për ty

Ajo që në shtrat të hyra

mos kishe ftohtë

e zhvesha lëkurën time të bardhë

dhe ika

ika pa lëkurë

Aty e ke akoma në shtrat,

ajo të mban ngrohtë.

Shkëlqimi i vargut, që bart mesazh të çart ndodh dhe bënë gati revolucion në këtë poezi sa të këndshme aq domethënëse. Autorja me lojë fjalësh e zhvesh lëkurën e bardhë dhe e mbulon me të që të mos ketë të ftohtë. Ku ka më të bardhë se dashuria e pastër, ku ka më të ngrohtë se dashuria. Ajo e zhvesh dashurinë dhe ia lenë aty në shtrat, dhe nuk ka më mundësi që ta vesh se dashuria është një. Ajo me këtë na jep të kuptojmë se nuk do ketë më forcë që të dashuroj pasi që e ka zhveshur lëkurën e saj të bardh.

Cili krah nga të mijtë

të përkëdheli së fundmi

fytyrën tënde si foshnjë e mbajti në duar

“Mos shpirt”, “mos e tremb”,

dashuria është si një bebe

dhe që beben e syrit se ka akoma të kuptuar.

Dhe në këtë vargje ajo na e zbërthen se dashuria kërkon siguri, kërkon krah për të ruajt e përkëdhel, për të ushqyer. Dashuria është si bebe për atë duhet kujdes e ngrohtësi, duhet dhënë dritë dhe sy. Përderisa dashuria nuk ka arrit që të ketë beben e syrit ajo do shpërthej dhe do jetë gati për një mall që do e djeg dhe së fundi pajtohet se e ka humbur, por është shpirti prej gruaje që nuk mallkon. Nëna kur nuk lëshon mallkim për fëmijën e saj edhe Reshida e ka rrit dashurin e ka ushqyer dhe si do që të ndodh nuk e mallkon. Këtu është mjeshtëria që bënë autorja, nga ku kuptojmë se kemi të bëjmë me një thesar intelekti të përsosur.

Atëherë le të digjen ditët

Më dot si shuaj

me mallin që djeg

Le të çmenden netët

me dot si ruaj

me dot si prek.

Nuk kam me foshnjën, nuk të kam ty

Nuk i dua më në fytyrë

as këta dy sy.

Këto vargje na vinë nga fundi i shpirtit pasi që ka humbur beben “dashurinë” le të digjen ditët, le të çmenden netët… Ç’mund të thuhet më shumë se ç’thonë këto vargje aq të bukur me një stil të lirë me gjuhë të kulluar dhe me ndërtim të lart artistik. Reshida Coba është mjeshtre e krijimit të vargut të lirë, ajo e bënë ketë me lojën e bukur të fjalëve duke sjell çdo varg me një filozofi jete, qoftë nga dashuria, malli, jeta, apo fenomene tjera. Në poezitë ë saja ka shumë jetë, shumë ritëm, shumë muzikalitet shumë ngjyra e pejsazhe, janë vërtetë piktura të mëdha por shumë të bukura.

LETRA E GRUAS

Kush ishte puthja e fundit që dhamë

as prekjen e fundit se kujtoj dot

si mu rrëzua ashtu fjala zemër

nga duart

e dhembur me hallin tim iku

e s’u kthye më

as sot.

Kush ishte meraku im i fundit për ty

Natën kur fjetëm pse se mbaj mend

Si e grisa ashtu, letrën time prej gruaje

trembur nga sulmet e inatit tënd?

Kush ishte e fundit frika ime për ty

Ajo që në shtrat të hyra

mos kishe ftohtë

e zhvesha lëkurën time të bardhë

dhe ika

ika pa lëkurë

Aty e ke akoma në shtrat,

ajo të mban ngrohtë.

Cili krah nga të mijtë

të përkëdheli së fundmi

fytyrën tënde si foshnjë e mbajti në duar

“Mos shpirt”, “mos e tremb”,

dashuria është si një bebe

dhe që beben e syrit se ka akoma të kuptuar.

Atëherë le të digjen ditët

Më dot si shuaj

me mallin që djeg

Le të çmenden netët

me dot si ruaj

me dot si prek.

Nuk kam me foshnjën, nuk të kam ty

Nuk i dua më në fytyrë

as këta dy sy.

Poezia lirike që ka dhe erotizëm përbrenda tregon për një poete e cila ka shkel shumë e sigurt në krijimin e tekstit artistik. Pasi që në shportën e hedhurinave ka hedhur paragjykimet vlerën e dashurisë e mat me puthjen. E kua ka më bukur dhe më kuptim të sjellsh elementin e parë të dashurisë e ajo është “Puthja”. Puthja e Reshida Çobës është një poezi e rrallë, por është hapi i parë i ndjenjave se çdo shije për gjininë e kundërt fillon nga puthja. Çdo ishte akti i dashurisë po ke droje nga puthja. “Puthja” është një perlë e rrallë në poezinë shqipe, është një nga poezitë me të bukura të krijuara dhe që është mes klasikes dhe modernes por që është e kuptueshme dhe e lexueshme nga të gjitha shtresat. Kjo poezi e përbërë nga katër strofa çdo njëra më e mirë se tjetra dhe që e ruan mendimin nga fillimi e deri në fund, është vërtetë ajo që kap majat e letërsisë shqiptare. “Të të puthja mirë/ Ndaj prita kaq gjatë/ Prisja ndonjë ditë/ Kur mos kisha flakë.” Është një strofë aq e këndshme sa prek në shpirtin e çdo njërit që ka provuar puthje të adhuruar. Prita gjatë, prita që të dashurohesh dhe të dashurohem, kjo është puthja e gjatë kur e ndjejmë njëri tjetrin kur e ushqejmë dashurinë. E vërteta tingëllon bukur dhe ruan mendimin e përsosur se puthja do zgjaste në momentin që nuk do kisha flakë, se nuk donë puthje sa për shfryrje epshi por puthje dashurie që mbeten varë si çengela në zemër. Në strofën e dytë na tregon se flaka nga ashklat prej mishi që janë metaforat më të goditura në këtë poezi tregon për mjeshtrin e autores se ajo ka aftësi dhe mundësi që të krijoj edhe vargje me rimë dhe duke e sjell mendimin nga vargu në varg për të ruajt rrjedhshmërinë dhe ngjyrat, i jep poezisë shumë ritëm dhe muzikalitet. Sqarimi i llojit të buzëve që vërtetë janë simboli i zjarrit jepet në strofën e tretë ndërsa në të katërtën simbolika bije të thëngjilli si një metaforë që e plotëson buzën që është një burim flake e zjarri prej mishi. E them me përgjegjësi se Reshida Çoba është një krijuese e rrallë dhe ka zënë vendin e saj të merituar në letërsinë shqiptare.

PUTHJA

Të të puthja mirë

Ndaj prita kaq gjatë

Prisja ndonjë ditë

Kur mos kisha flakë.

Kisha frikë nga flaka

Se e kisha parë

Me ashkla prej mishi

Ndizej si e marre.

Se ka buzë gruaje

Që e ndezin burrin

Pëlqen të digjet natën

Si do të digjet druri.

Për buzët e mia

Nuk me prishet punë

Buze kurrë s’kam pasur

Thëngjij atje kam unë.

Reshida Çoba është një nga poetet e rralla që krijon edhe HAIKU në letërsinë shqipe. Haiku janë poezi të vogla, që fillimet i ka në lindje. Kjo lloj poezie është krijuar më së shumti në Japoni dhe lexohet shumë pasi që është ë shkurtër. Rrjedhe nga teoria “zenbudiste” . Këto poezi vinë si kënga i një bilbili apo cicërima e zogjve. Kumbojnë bukur kanë ngjyra dhe mbeten si mesazhe me një kuptim të paharruar. Janë dy poezi të tillë nga Reshida që i kam hasur. Një këngë bilbili për të madhen Vaçe Zela dhe një që i kushtohet njeriut të interesuar për një shikim apo për një buzëqeshje!

HAIKU PER VACE ZELA

…SA SHUME PIKA SHIU

PO HUMBIN RRUGËN SOT

MBETUR NË LOTËT E NJERËZVE.

Haiku

Ju jini duke lënë

mbi fytyrën time

pa dashje dy sytë e tu.

Lluksi me Gaxhij

Nuk isha më shumë se 15 vjeç

…nuk shkoja në disko,

as në piano bar,

flokët e verdhë si shirita dielli

më vareshin mbi supe…

plot pyetje

dashuroja çdo këngë…serenatat me kitarë

…dhe ahengun e gaxhijve në mëhallë.

Kalldrëmeve të Korçës,

po lija pas vajzën vogël…

Filloi gaxhiu…Ramadan

të shtonte darkat dhe sazet,

një herë për vehte,

një herë për motrën,

pastaj për vëllanë…

darkën tjetër…

e bëj për babanë


Po çmendej Ramadani me vehten

flokët gjithë brilantinë

…mustaqet i ndrroi,

shtoi një dhëmb tjetër,

floriri në gojë…

por zëri po i mekej

…sa herë që thosh,

do të vijë prapë në aheng

ajo leshverdha e bukur,

leshverdha prej soji


Me dantella, si kurbatkat

më qepi mamaja një fustan,

bleva një ton fytyre

me ngjyrë fare të errët,

dhe pse nuk e ndryshova dot lëkurën

aq të bardhë,

shpirtin e qepa njëlloj si ezmeret

Tërboheshin gaxhijtë…

këngë kurbatçe po mësonin

dhe gurët plot aristokraci të Korçës.

unë vetëm përcillja kureshtjen,

gëzimet e tyre,

përcillja habitë,

…pyetjet e moshës.

Qysh atëhere mbaj mend

dëshirën për ti mësuar vehtes

ç’do gjë të re…

me të kundërtën e shoqeve,

të kundërtën e

…e së zakonshmes.

U rritën pazaret dhe bastet,

me lojën e xhambazëve

njëlloj si për gomerët,

sa herë që ziheshin për mua,

kush do të ulej pranë,

…kush do ta cikte pa dashje

gjoksin e madh të leshverdhës


Dhe xhelozia e gaxhijve u rrit

por më shumë ajo e grave,

unë besoja akoma në sigurinë

e mos përzierjes së ngjyrave,

në lehtësinë e rrëshqitjes

…si në format konkave.

Jetova si grua e bukur,

… e përkëdhelur,

me nazet e lëkurës së bardhë.

por një ëndërr që doja,

ta shihja me gaxhi,

(sa vite kam që e pres)

…nuk e kam parë


Dhe nuk di akoma

cilin të zgjedh për këtë ëndërr,

Ramadanin, të jatin,

apo vëllanë … Gurali,

( më mirë po ja u lë atyre

ta zgjedhin)

për mua mjafton…

të jetë veç njëri…

…nga këta gaxhij


Pastaj unë ika,

humba rrugëve të Korçës…

pyetjeve të kaltra në qiell,

gaxhijtë akoma e tregojnë

historinë per mua

si klarinetat…

zgjatnin kokën…të vështronin,

sytë e bukur…gjoksin e leshverdhës


Shijova netë…me më shumë muzikë,

dhoma me shumë lluks

me shumë dëfrim

…por akoma se kam gjetur

lluksin e mendjes,

si në dhomat pa mure

…me gaxhij.

Los Angeles, Qershor 26, 2014

1:23 am

KORCA IME

Korce…..qyteti im

më i bukuri

I gjithë qyteteve…

Nuk do të vdes këtu

pertej kaq oqeaneve te medhenj

dhe deteve.

Vitet e fundit, me ty do ti ndaj.

Do te vi e do t’i marr

në krahë të gjitha rrugët …

të gjithë gurët e kalldremeve

kilometra do ti bej

…i mbaj mend mire

format e tyre…pjertesite

ngjyrat …ndryshe

ndermjet tyre

nje…nga nje

Dhe malin e Moraves

ngarkuar ne shpine

mundem ta marr.

Borxhin qe ika dhe të lashë

ndoshta kështu… e laj.

Kam fjetur me qytete te tjere

nuk të genjej…

kam bërë dashuri me ta,

se zemërimin e kisha të madh.

Ja u kam puthur mbrëmjet

dhe qirinjtë netëve

(po aman, e moren vesh qe isha nga Korca,

se vetë më thanë )

asnjë më parë se Korcarja

s’kish qene kaq grua

…s’kish ditur

te puthte aq mirë

buzët e oqeaneve

dhe deteve…

Unë jo pa qëllim

të prezantoja ty

… korcaren e mencur

dhe vetë fshihesha derteve…..

HABITEM

Habitem me ato shtrirje te trupit

qe vine,kur s’ndjen asnje levizje

perdridhen si gjarper

vallzojne mbi lekure

duke shpjeguar format e qenies

ne zgjerim,ne perkulje

ne mbritje

Sa te cuditeshme keto shtrirje

( s,di pse dicka dua te zbuloj prej tyre)

veshtroj si dalin nga cepat e trupave

dhe si ajka e bute e qumeshtit zgjatin koken

ne paqe braktisin heshtjet, ngecjet

vallzimet e molekules

rreth boshtit imagjinar

ti shpjegojne botes

C’do levizje e tyre

ju ngjan reve ne zgjerim

universeve ne ikje ,ne shtyrje

Secili nga ne,me miresi e le trupin e vet

te formohet,te shrihet

pa e bezdisur,pa e pyetur pse

(e degjon kur thote ,jam pak univers

nuk cuditet))

veshtron perkedheljet e tij

si trupat ne kozmos, me i lehte si behet

si flori mbi peshore,me i rendesishem si ndihet

Los Angeles 2 Prill,2014

ENDER ISHTE ?

E zemeruar me rri nata

kur humbas rruget me nuk me flet

u lodha se ecuri,ne ender me nje burre

ndaj ulem diku

me sa kuptoj nga gjestet

do te jete poet

Nuk flasim kur ecim

se ne fillim une kam ca si turp,

tere kohen vetem recitoj rrugeve

ulemi te pime ndonje kafe

gjithmone ne west

atje i shoh vetem syte

nen hijen e dy vetullave

dhe me mendje i mat perimetrin e buzeve

Pastaj fshehurazi mbledh avujt e kafeve

(pak me shume ato te tijte )

gjithe format siper nesh te reve

dhe ne shtepi i zbras ne nje gogel

besoj ne gjykimin prej lartesive

ne mencurite e densitetit te vogel

Nganjehere eci mbi shkrime

po trembem mos e shkel diku

dhe rri e vras mendjen

mos i kam pare atje,keto buze burri

keta dy sy te cuditshem te tij

Ne nje nga endrat mu duk se donim

u puthem pak ne cep te buzeve

pastaj te trembur u zgjuam

bertitem

mekat!

u shndruam ne forma, ne pika

si pluhur,ne kurizin gungac te rrugeve

Mos e lame per me vone

apo gabova une,qe e dija

se endrat e zgjedhin vete

naten kur do dashurohen

Po cmendem me c,far po ndodh

ndaj e di c,bera nje nate

e pashe endren dhe me syte e mi

dhe dy syte e tij i vura afer

u beme kater

ngrita shpejt nje perendi te re

dhe ju luta per te dy

te na mbante disi me hater

Dhe ja,u puthem me ne fund

u puthem gjate sa nje shekull

kur u zgjuam nuk ishim me ne toke

ne qiell kishim fjetur

mberthyer ne gjokset e njeri tjetrit

Ah,mos bera gabim qe fola kaq hapur

dhe ti Reshida nuk di te ginjesh

aq sa te devijosh nje ender?

Ose dhe me keq akoma

kete kenge te cmendur?

Mos i ke pare ne ender tere keto endra

mos i ke lexuar ne letrat e tua

nga ato qe shkruhen vete ne gjume

Mos?

LETRA E GRUAS

Kush ishte puthja e fundit qe dhame

as prekjen e fundit se kujtoj dot

si mu rezua ashtu fjala zemer

nga duart

e dhembur me hallin tim iku

e s’u kthye me

as sot

Kush ishte meraku im i fundit per ty

Naten kur fjetem pse se mbaj mend

Si e grisa ashtu, letren time prej gruaje

trembur nga sulmet e inatit tend?

Kush ishte e fundit frika ime per ty

Ajo qe ne shtrat te hyra

mos kishe ftohte

e zhvesha lekuren time te bardhe

dhe ika

ika pa lekure

Aty e ke akoma ne shtrat,

ajo te mban ngrohte

Cili krah nga te mijte

te perkedheli se fundmi

fytyren tende si foshnje e mbajti ne duar

“Mos shpirt”,”mos e tremb”,

dashuria eshte si nje bebe

dhe qe beben e syrit se ka akoma te kuptuar

Atehere le te digjen ditet

Me dot si shuaj

me mallin qe djeg

Le te cmenden netet

me dot si ruaj

me dot si prek.

Nuk kam me foshnjen,nuk te kam ty

Nuk i dua me ne fytyre

as keta dy sy

PUTHJA – STATUJE

Të kam futur e nxjerrë

nga të gjitha bagazhet,

me shpresën e mospaketimit përsëri,

e rëndë për udhëtime

kjo statujë mermeri,

gdhendur për puthjen tonë

me aq dashuri.

Nganjëherë besoja se mundesha,

fshehur nga vetja të të hiqja,

të t’lija diku,

kur ndërroja aeroportet.

radhe -radhe

Eh, sikur aq lehtë të lëvizej statuja

për të vënë aty një të gjallë,

( naive më dukej vetja pastaj.

Doja ta harroja statujën,

sytë plot mall nga më shikoje,

me sigurinë e mbylljes shihja

ngushticën e harrimit, dhe pse kurrë

nuk të harrova.

Nga mbrapa më vinte puthja,

kujtoja çdo fjalë tënden,

statujën grua të Canova-s

(e mban mend?)

“I ngjan në forma…” sa shpesh më thoje.

Fillova të mendoja të tjera puthje,

të tjera net që s’do kishin emër,

të harroja dashurinë e burrit

me drithërima statuje në zemër.

Dhe ndodhi…

shpesh e gjeta kozmosin tim,

arsyen disa hapa më tutje

ta harroa statujën dashuri,

kur shkoja të puthja

një tjetër fytyrë,

fytyren tende

mberthyer gjeja aty.

Puthja e lypsarit

Puthme,puthme…lerme te te puth !

Nuk kam puthur kurrë

një grua kaq të bukur,

O Zot…çfarë po ndodh

nuk paskam vdekur?

Po ndiej të puth një grua,lërmë të lutem,

i lumtur te ndjehet një lypsar

Ne dore mbante nje shishe uiski

qe perkedhelej andej-këndej ,

fliste fjalë të bukura për gruan,

kërcente,,recitonte,

vargje nga i dehuri…Heminguej

me veshtrimet e shpirtit ,perkedhelte trupin tim

vazhdonte të hapte krahët,si meridiane

dhe lutej…eja me mua,

mbështetu ne perqafimin tim,

Ju s’e dini sa të lumtur

do bëni një lipsar si unë

do dua të rroj shumë,

do rroj vetëm për ty,do lutem,për ty.

Tërë jetën…ne netet e mia

te akullta, nga te ftohtit mbi sy

shoh vetem nje ender…sikur puth një grua,

ja…kështu si ty,

me këtë fustan plot lule dhe sytë kaq të kaltër

si e kaltra e luleve,që buisin,

…e mbaj mend

dhe këtë mëndafsh qe prek lekuren tende

të lutem,lërme të të puth,lerme të të gjej

ty…që nuk di akoma në të kam gjetur!

Dhe vazhdonte të humbte në kërcim

me përplasjet e fuqishme,të thembrës në tokë,

u ngjanin puthjeve prej malli,obsesive

të përsosura, nga buzë të tendosura .

Hapa derën…hyra ne shtepi pa zhurme ,

kisha frike mos trembja lutjet,kercimin

mos shurdhoja zerin e tij te bukur

Kam qarë dhe kam kërcyer

në dyshemenë e dhomës,

jashtë e nxora ajrin,gjithe puthjet emia

dhe jeten time

e zbraza nga çdo orendi,

kërceva dhe qava,

recitova po aq e dehur…si ai.

…ishte tronditur kujtesa ime

mbi fytyre vizatoja hije deshirash…humbjesh

jete te dhuruara keq…deshtime levizjesh

ndjeva se isha kthyer,nga një funeral

ku nuk kisha shkuar,për të vdekurin,

por për te lindurin nga vdekja… si detaj.

I mbylla sytë…dhe ai ende

në atë errësirë të trishtë nate,më lutej:

“Lërmë, lërmë,te te puth”

Los Angeles 7/ 30 /2014 2:09 AM

KAM PARE SY

Kam pare hapesira sysh

(kam pare sy)

nuk ngjajne me qiellin as me detin

si dy satelite te deshtuar

vertiten ne fytyre,

nuk mbjellin veshtrime,ngjarje nuk percjellin

perpendikular flene me dyshimet.

Syve te tille, cuditshem rrine dhe qerpiket

te gatshem per kurthe.

Prej se vogles retine

distanca te medha frike

percjellin imagjinatave,

Lote nuk zbresin kurre

gure ju pikojne

dhe cjerin fotosferen

thurrin mjegulla blu

(keshtu ndodh me ta )

…nonsense.

Kane gjetur menyren me te cuditshme per te jetuar,

…nga vdekja e drites.

Nuk shikojne asgje qe eshte e vertete

ah… ! sikur te pakten te shihnin …Qiell

Une kam pare sy te tille

dhe kam thene:

“Sa fatkeqe shqisat e tjera te fytyres

qe bashkejetojne ne nje fytyre me ta”

Reshida Coba



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora