Kulturë
Gjon Markokaj: Muret ilire
E hene, 02.01.2017, 10:56 AM
MURET ILIRE
Nga Gjon Markokaj
Vëndlindja ime,
"Raja e Merturit"
-- Hedh shtat,
në "Malin e Korës"
Ruan në toponime:
Shpellën e Shkëmbit
-- banesë e prehistorisë...,
Rrenojat e Kalasë Lekës
-- Fortesë historike
Rrënojat e shtatë kishave
Të periudhave, t' ndryshme
Rast i rrallë, për vënde biblike
Tregojnë banim, të hershëm
Në, vëndin e quatur
-- "Bitgjon"
Ruhen në toponim,
-- "Muret Ilire"
Nese, studiohën
me vëmëndje!
-- Të befason...,
madhështia e tyre... !
KRONI I ILIRËVE
Toponime, t' lashta ilire
Ka dhe, n' vënde, të tjera
Në "Bjeshkë, t' Iballes
-- Është nji mur, i ruajtur,
në toponim, "Kulla ilire"
Aty, afër gurron, nji krua
Me ujë, të ftoftë akull...,
Toponim që, nga lashtësia,
I thirrur: -- "Kroni i ilirve" !
Arkeolog ejani edhe, në veri
-- Se "u thërret lashtësia"...,
Me hulumtue e më gjetë gjurmë
-- kërkohet arkeologjia... !
VUTHTHJANËT FLASIN SHQIP
Në Blinisht, të Rrethit Pukës
-- Te "Kroni i Lek Dukagjinit"
Ja hoqa "rreshken buzës"
Freskova, "energjitë e shpirtit"
Kurë e piva, "ujtë qelibarë"
Thashë, me vetën time:
Lekë Dukagjini, është i gjallë
-- Ai, rrnon, në toponime !
Nji ditë të bukur vere,
në piknikë, n' Malin e zi
shetita Rozhajë, Beranë,
Plavë e Guci...,
U freskova,
te "Gurrat e Ali Pashës"
-- U mrekullava...,
Burime, shumë mahnitës... !
U, përmallova, "n' shpirtë"
-- Më erdhi keqë...,
se ato qytete, kishin harruar,
Gjuhën e nënës - gjuhen shqipe!
Nese, flet gjuhen e nënës
I sherben shumë, kombit tënd
Në shkëmbej, në fole të shqipes
-- VUTHJANËT flasin shqip... !
DARDHA E DRAGISË
Ulë mbi gurë, mu te gurrat
-- Ju çela, -- "zëmres sime"
Nëpër Plavë e në Guci
Pak gjeta që, e flasin shqipen
Në atë Gurë t' shëjtë
sytë i mbylla e më zuri gjumi
N' atë kllapi, m' u shfaqen, n' ënderr
Ali Pasha i Gucis e Jakup Ferri
Ishin, mu te gurrat, duke u flladitë
-- Ali Pasha, me tha mua:
VUTHJANËT, - flasin shqip
Kushërinjët, tuaj - i thashë
-- Pa mëdyshje e prerazi ... !
-- Mu bashkuen, së bashkut
Ali Pash, me Jakup Ferrin
-- Sa hapa e mbylla sytë:
U binda se fola, me Ali Pashë Gucin
Ata ecën në drejtim, te nji rrugë
Ku lexonte, nji tabelë:
-- Pësë km. majtas
Është: - "Dardha e Dragisë"...,
A, ha, ha, - i thash vehtes:
Atje, te " Dardha e Dragisë", iken
Aty, m' thoshte babai: motis,
Mblidheshin burrat, në kuvënde... !
-- U binda plotsist,se heroinjt ... !
Lek Dukagjini, Ali Pashë Gucia
Jakup Ferri e Mic Sokoli, etj.- etj.
- Janë gjallë e s' vdesin kurrë
-- Vepra e tyre,
është ruajtë në toponime
e, rrjedh së bashku,
-- me ujtë e gurrave... !
./.
-Per ZemraShqiptare, nga Tropoja, Janar 2017-