Kulturë
Poezi nga Shyqyri Fejzo
E marte, 03.01.2017, 08:51 PM
Shyqyri Fejzo
Shkurti
Brenda muajit, u njohëm, u dashuruam
U mërzitëm, u zumë, u ndamë, u harruam
Jo rastësisht në kët muaj sakat
Ka shumë dashuri e më tepër mëkat
Shën Valentini sjell dashuri e hare
Karnavalet humor, gëzim e qeshim ne
“Ah! Ke akoma” thonë shokët
“I ke harruar fare maçokët”
Betimi im
Mosha e tret ka huqet e veta
Kështu e paska kjo jeta
Si ditën edhe kur erret
Me gruan i nisim sherret
„Hë! Ku i ke femijët tani?
Apo ne Belgjikë e Gjermani
Hajde, u prish interneti
Do shihja vajzën së shpejti
Më dëgjon a s’më dëgjon?
Ma jep mua at telefon
Mos u bëj kaq i sertë
E di,ti ke akoma ofertë“
I mbushur me zemërim
Unë e bëra nje betim
Ja, me plaçin këta dy sy
Po bëra mw fëmijë me ty.
Venitja e fshatit
Qetësi në rrugët e ngushta
Aty njerëz nuk sheh me
Kullot ndonjë gomar e më tej mushka
Rrallë dëgjohet dhe ndonjë zë
Bari dhe ferrat s’kanë frikë mos shkelen
Që aty ku janë e zgjatin kokën
Zotër të vendit aty po ngelen
Jeshilja kudo po pushton tokën
Nuk dëgjohen më zërat e fëmijve
Kur nga shkolla dalin kope-kope
Mbyllur e ndryshkur portat e komshinjve
Duket se në vend të shkretë je
Nuk ka femijë që lahen në lumë
Mureve u kanë rënë qoshet
Gjithshka duket sikur fle gjumë
Janë rralluar dhe kaposhët
Ndonjëri mendjes i thirri
U kthye në trojet e veta
Problemet kështu i zgjidhi
Se kështu e këshilloi jeta
Qytetit ja voli bylmetin
Këmbeu zhurmat dhe pluhurin
Me ajerin,ujin e shëndetin
Më mirë tw babait gurin
U venite fshati im, u venite
Kulprat dhe ferrat fytin po ta zënë
Gjithë kohen duket se po dremit
Ndonjë ditë do kthehesh në gojdhënë
Të gjithë do të vimë të përulemi një ditë
Të na falësh sikur dy metro vend
Ne, që për vdekje të goditm
Për vdekje duam gjirin tënd.
Etja
Kur djali i mbushi dyzet vjet
Festuam me gjithshka e me verë
Verë e vjetër sa mosha e vet
Nga buti i vjetër e saponxjerrë
Dhe ti je njëlloj si vera e vjetër
Në but rri si prush i burgosur
Nuk kam cfarë doja tjetër
Vec rrukullisjes në shtrat si e marrosur
Verë, kabernet e vjetër je ti
Dhe unë si etja, të josh në marrëzi
Nuk më mjafton gjithë jeta, ti e di
Që të gjithën si vera të të pi
Behari i vogël”
Bryma flokët tanë i zbardhi
Nga shirat gjunjët na priten,therin këmbët
Këputem veshulët e fundit në hardhi
Të dy ankohemi nga dhëmbët
Ne nuk e prisnim, po kjo qënka vjeshta
Të dy ngjajmë si një frut i bërë
Me rrudhat tona luan nipi dhe mbesa
S’ka gjë. Jetuam një jetë të tërë
Nipat dhe mbesat na gjallërojnë
Kur vinë, e duan një frut a një lodër
Ne njëri-tjetrin në sy shikojmë
Kurajo.E kemi akoma “një behar të vogël
Para e prapagjykime
Me ca gjëra dhe jemi tallur
Por tani na jane ringjallur
Kur të hante veshi dhe bënte fiu
Ja mberriti një re shiu
Te lojti syri në një anë
Prit të keqen dhe hatanë
Te preu rrugën daci i zi
Vrapin lere në shtëpi
Gjithnjë është shenjë e mirë
Kur të ha e majta. Me çdo kusht
Do marrësh para me grusht
Bënë gabat grop, grop, grop
Theu qafën një në sorollop
Endërr pe çift ne oborr
Ka divorc, ndahet kurorë
Këto e ca te reja, tani
Janë kthyer në industri
Te Rekoja në këto anë
Të pa filxhanin e kafesë
Gjen çfarë të ndodh në doganë
Vulën do e marrësh për besë
Zenos furrën i sulmuan minjtë
Shkon te Tana në Rrëmbec
Ajo i shet një shishe ujë të florinjtë
“Gëzuar! Dhe me shëndet ec
Spërkat miell, depo dhe magje
Mos harro, mbaj dhe një mace”
Shkove te Rukija në Podgorie
Gratë shterpa bën me fëmijë
Kur nga ato dëgjon shpegime
Shpejt e shpejt u jep udhëzime
Pa femi s’do mbeteni kurrë
Ndërroje njëherë atë cop burrë
Ditzezë qënke e mallkuar
Jetën me një burr e ke shkuar?
Ec tek Fiqka në Vashtmi
Sëmundjet përmendësh I di
“Të shkeli xhindi, na një thelb hudhër
Të dhëmb këmba, ha dy fiq të lashtë
Sëmundje toke e nxjerr me urdhër
Të dhembi barku, na një fill kashtë
Dhe do nga qejfi apo nga zori
Shko njëherë dhe nga doktori”
Zadeja, analfabete në Nizhavec
Paska gjet një libër kur ish me dhi
Sa hyn klienti faqe librit mgec
Aty Zadja gjen nga se vuan ai
Kohët e fundit ka rritur çmimin
Ka nje cop çati të pambuluar
Duhet ta shtojë pak fitimin
Mos gjejë dimri çatinë zbuluar
Që kur u bë ekonomi tregu
Kat me kat u hap dhe shtegu
Kjo është e madhja hata
Kthen fatkeqsite ne para