Kulturë
Demir Krasniqi: Masakra në Drenicë
E diele, 08.01.2017, 12:11 PM
MASAKRA NË DRENICË
Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi
Në muajin Mars ‘ 98 – të,
Fat i zi që na ka gjetë ,
Me shqiptarët duarthatë –
Luftë të ndytë nisën barbartë !
Vijnë nga larg korbat e zi –
Masakrojnë gra e fëmijë !...
Presin fëmijë me thikë në fyt –
Ju pinë gjak , ju nxjerrin sytë !...
Kështu kasapët e Ballkanit ,
Nën komandë të Halldupanit ,
Topa e taksa të ushtrisë –
Vijnë nën maska t’ policisë !...
Mëshifen n’ male t’ Qyqavicës –
Për t’ ia vu zjarrin Drenicës !
Në Çirez e Likoshan –
Bombardojnë me aeroplanë !...
Vrasin, presin n’ derë t’ shtëpisë ,
Shkelin taksat mbi trup t’ fëmisë !
Presin gra e presin motra...
Tym e flakë ndizen këto votra !
Gjuajnë me topa , iu vejnë zjarrin ,
Rrafsh me tokë e bënë Prekazin .
Skënderajn e gjithë Drenicën –
Presin natën , vajtojnë ditën !...
N’ tym e n’ flakë digjet Llausha ,
Plot kufoma mbushet fusha .
Shumë viktima digjen n’ zjarr –
S’ guxon kush me shkua me i marrë !
Presin fëmijë ata famëkeq ,
Pleq e plaka 90 – vjeç ...
Therin n’ bark shtatzëna t’ shkreta –
Ua nxjerrin fëmijët me bajoneta !
Iu shajnë nënë e iu shajnë t’ parë :
“S’ ke për t’ lindë , ti më shqiptarë !”...
Edhe meshkujt i kanë kastrua –
Për t’ mos mund shqiptarë me u shtua !
Shumë shqiptarë kanë masakrua –
S’i kanë lanë as me i varrua !
Me bagera e polici –
Mbarë e mbrapshtë n’ gropa i kanë shti !
Djegin shpija , gjuajnë me topa –
Me kamera i këqyrë Evropa !
Kriminelë t’ egër , t’ pa parë –
Kah bëjnë krime mbi shqiptarë !
Të gjithë meshkujt po i tubojnë –
Para fëmijëve i pushkatojnë !
Mizorisht tu’ i masakrua –
Gra e fëmijë tu’ i trishtua !
“Hajde majko”*1) – lotët ndali ,
Hajde , shih qysh t’ pritet djali !
Qysh ia pres kokën me thikë ,
Ia nxjerr sytë , ia pjek’ mushkëritë !”...
Gra e fëmijë i masakrojnë –
Mbi kufoma – hipin , vallëzojnë !...
Këngë çetnike duke këndua –
Mbi shqiptarë çka kanë mbarua !
Thërret Milloshi – mercenarë ,
Për t’ luftuar me shqiptarë !
“Një rrogë lufte e kësaj ane –
Katër mijë marka gjermane !”...
“N’ luftë t’ Kosovës , kush do t’ vritet –
Përmendorja do t’i ngritët !
Çdo familje që i vdes ndo ‘i trim –
Njëqind mijë marka i japë shpërblim !”
Kush nisë luftën me shqiptarë –
Le ta dijë se digjet n’ zjarr !
Kush n’ Kosovë vjen me ba krime –
Plumbat n’ ballë i merr shpërblime !
Kush n’ Kosovë , do t’ luan me gjak –
Do t’i merr djemtë me sandak !
Dhjetë mijë killa dhe mbi krye –
Me ferr t’ zi ka me u shpërblye !...
*1) Hajde majko = serbisht: Hajde nëno !
Gjilan, më 07.03. 1998. Demir Krasniqi
*****Demir Krasniqi : “GJAKON KOSOVA” – Gjilan, 1998, faqe 14.