Kulturë
Murat Gecaj: Bisedë me krijuesen Xhiliola Lamaj
E marte, 10.01.2017, 10:12 AM
XHILIOLA (OLA) LAMAJ: NJË LIBËR NË BIBLIOTEKËN TUAJ, ËSHTË NJË THESAR, QË DO T’U VLEJË SHUMË!
Nga Prof. Murat Gecaj, publicist e studiues
1.Kam kënaqësinë, që këtë Bisedë, Xhiliola (Ola), po e bëjmë bashkë, në ditët e festave të fundvitit…Gjithashtu, përmendi këtu se njoh dhe krijuese tjera të nderuara nga Vlora, ndër të cilat janë: Vilhelme Haxhiraj, Zyba Hysa dhe Alma Sinan Feruni, për botimet e të cilave kam shkruar, më parë…
Pra, ti je njëra nga krijueset e reja të këtij qyteti të bukur bregdetar. A mund të tregosh për lexuesit, cilat janë botimet tua të deritanishme dhe diçka për përmbajtjen e tyre?
-Kënaqësia është e ndërsjelltë, për më tepër ndihem e lumtur, që po bashkëbisedoj me një njeri, që është i përkushtuar dhe i pasionuar drejt më të bukurës botë, asaj të shkrimit. Dhe unë e di që, kur bëhet kompromis bashkëbisedimi për artin e të shkruarit, biseda gjen shtigje të bukura rrugëtimi dhe komunikimi vjen natyrshëm.
Botimet e mia të deritanishme janë dy. Kam botuar një libër, para dy vitesh, vëllimin poetik të titulluar « Filozofia e shpirtit ».Botimi i ri është një ndërthurje mes poezisë dhe prozës. Ky libër titullohet «Pikturoj në fjalë ». Meqënëse po flasim për këtë libër, së shpejti, pra në janar kam përurimin e tij. Jeni ju, pikërisht i pari, që po ua jap kët njoftim, por edhe për pjesën tjetër të shoqërisë sime e më gjerë.
Për sa i përket përmbajtjes së këtyre librave, tematikat që preki, kur shkruaj poezi, janë të përgjithshme. Shkakun e shkrimit e të frymëzimit e gjejnë nga dukuritë jetësore të realitetit të sotëm. Për mua, poezia mbetet unike, speciale dhe që, në pak vargje, flet aq shumë. Por shpirtin, më së tepërmi, ma plotëson proza. Pra, kur nisi të kkrijoj në prozë, sikur humbas dhe shkruaj gjatë, sepse e di që kam shumë për të thënë. Ndaj, mora këtë si shkak, që librin e ri ta gërshetoj me prozën, me qëllim që kjo të shërbejë si tranpolinë për krijmtarinë pasardhëse, që do të jetë romani.
2.Po rreth krijimtarisë tënde…Kur ke nisur të shkruash e botosh dhe a ke punime tjera, që do t’i publikosh, në të ardhmen?
-Për sa i përket krijmtarisë sime, siç e përmenda pak më lart, botimet janë ato, por që nuk mbetem kurrë me kaq. Ky pasion nuk vdes kurrë, do më mbajë gjatë tërë jetës, të lidhur pas vetes dhe me krijimtari, që do jënë vazhdimisht, njëra pas tjetrës. Kam nisur të shkruaj që në moshën 13-vjeçare, kur ishaa në shkollën 9-vjeçare. Qysh aty e në vazhdim, e kam nisur me vjersha të këndshme ose dhe hartime, që zhvillonim në orë mësimore. Ndërsa, tani, ndodhem me dy botime librash në duar.
3.Si është pritur dhe vlerësuar libri yt i parë me poezi? Po publikimet tjera, që ke bërë?
-Botimi im është mirëpritur dhe jam ndjerë mirë, që më kanë vlerësuar për krijmtarinë time. Di të them kaq, që kam marrë shume kënaaqësi, të cilat më kanë nxitur për ta vazhduar punën krijuese ende më me pasion.
4.Sigurisht, kur lexojmë të dhëna për krijimtarinë e dikujt, duam të dimë më tepër dhe për jetën e tij…Pra, a mund ta na tregosh diçka, sigurisht shkurt?
-Kam përfunduar studimet
në master shkencor,për mësimdhënie, dega gjuhë-letërsi. Nga përvoja ime në
jetë, dëshira dhe ambicja ka ndryshuar sipas moshës, por e palëvizur vazhdon të jetë dëshira për
artin . Më pëlqen shumë të lexoj, por gjithashtu më pëlqen arti, më pëlqen e
bukura.
Ajo, që dua të them, është se të qenurit i kuruar estetikisht , të
qenurit në formë, mendoj se është një çështje dinjiteti, respekti për vetëveten.
Siç e dime, e bukura vë në lëvizje një mekanizëm të shpejtë, brenda nesh dhe që
të gjithë qenien e mbërthen aq fuqishëm, saqë shqisat tona janë të foksuara në
ekzaminime të reagimeve , të emocioneve, të pamjes. Kështu, e thënë
ndryshe , ky pasion i kultivuar në kohë , më nxiti të bëhem një estetiste e
çertifikuar, për të patur njohuri në këtë fushë dhe për t’u kujdesur për veten.
Por mendoj, se bukuria e zgjuarësisë e bën më të këndshëm bashkëbisedimin , më nxitës,
më atraktiv. Para një bukurie, që hesht , askush nuk ka dëshirë të qendrojë,
për një kohë të gjatë. Ndaj edhe soditja është kalimtare. Më pak fjalë
,padiskutim që, ppërparësi i jap arsimimit dhe edukimit. Të gjitha këto vlera ,
kur ndërthuren së bashku, krijojnë afërsi të prekjes ideale. Kam dëshirë ta
mbyll këtë pjesë me një thënie të Sofia Loren, që shprehet: “Bukuria është ajo, që ti ndjen brenda teje
dhe e reflekton atë, në sytë e tu...”.
5.Me
sa jam i njohur nga Interneti, ti je edhe një veprimtare e palodhur, në
mjedisin, ku jeton e studion…Çfarë mund të thuash, për këtë gjë?
-Po, dua ta zhvendos fokusin e Bisedës, pikërisht
për këë Mendoj se, për shumë individë, mirëqenia e tjetrit është shumë e
rëndësishme dhe ka nga ata, që zgjedhin të bëjnë punë vullnetare. Pra, njëri prej këtyre individëvë të kësaj
shoqërie ,jam edhe unë. Kam qenë pjesë e një organizate ndërkombëtare amerikane,
si vullnetare. Por, gjithashtu, në bibliotekë e kam shprehur vullnetin e
vullnetarizmit.
Kam qenë dhe jam një vullnetare që frymën e bashkëpunimit për punë
dobiprurëse, në shërbim të bshkësisë, ku jetoj, e kam ushtruar me
dëshirë dhe përkushtim.
Mendoj se puna vullnetare të ndihmon të zhvillosh dhe mësosh shkathtësi, që
ndoshta nuk je i vetëdijshëm, që ti i zotëëron. Pavarësisht se punë të tilla
nuk paguhen me para, ato të mësojnë gjëra, që një ditë do t’i përdorësh në dobi
të vetes tënde.
Gjithashtu, për pak kohë, unë kam punuar gazetare në një televizion local. Ndërkohë
e njëkohësisht kam kryer detyrëën e
kryeredaktores, në një gazetë publicistike . Aktalisht, jam pjesëmarrëse në
Shoqatën « Shqipëria», ku jam zëvendëskryetare e saj. Nënvizoj se kjo Shoqatë
është, po përsëri vullnetare. Ajo ka në fokusin e saj përurimin e vlerave
artistike, shoqërore, kulturore dhe të traditave të qytetit të Vlorës.
Faktikisht, unë jam shumë aktive edhe në rrjetet sociale, sepse kështu ma kërkon puna. Përderisa kemi një shoqëri, që është pushtuar e tëra nga rrjeti i globalizimit të teknologjisë, kjo rrugë, detyrimisht, të çon drejt këtij kontakti. Ne e dimë që lajmi ecën më shpejt dhe çdo gjë merret vesh, në kohë rekord. Ndaj, kjo mënyrë komunikimi, ka rezultuar frytdhëënëse, për sa i përket përurimit të ndonjë materiali ose dhënies së ndonjë njoftimi të shpejtë. Kam botuar edhe në gazeta të tjera, nëpër portale të ndryshme. Kështu që çdo risi dhe veprimtari, që zhvilloj e organizoj, më pas e publikoj, nëpërmjet këtij kontakti e kësaj mënyre.
6.A të ka mbetur ndonjë diçka tjetër, që e ke merak ta shtosh, Ola, në këtë Bisedë, për të cilën të falënderoj përzemërsisht? Gjithashtu, të përgëzoj për arritjet tua, si në fushën e krijimtarisë letrare, studimeve dhe veprimtarive tua të dobishme!
-Meqënëse jemi edhe në ditë festive, i uroj të gjithë shqiptarët, kudo ku ndodhen, për një vit të mbarë e të suksesshëm ! Ndërsa, për çdo të ri, që synon dhe kërkon të realizojë qëllimet e ëndrrave të tij, uroj sa më shumë suksese, në çdo aspekt të jetës!
Edhe dicka tjetër. Bota e shkrimit është e madhe dhe, me një këndvështrim të jashtëzakonshëm e pasuri vlerash letrare, të nxitura nga një frymë konkurence të lartë intelekti. Për vitin e ri 2017, u bëj thirrje të rinjëve që, pavarësisht se ndikimi i internetit dhe sindroma e teknologjisë i ka pushtuar të gjithë, duhet të gjejnë kohë të mjaftueshme edhe për librin. Lexoni libra, që të pasuroni shpirtin dhe mendjen tuaj! Një libër në bibliotekën tuaj, është një thesar, që do t’u vlejë shumë!