Kulturë
Canameti: Flamurtarit të lirisë, Ramush Haradinaj
E hene, 09.01.2017, 09:05 PM
KRENARIA E KOMBIT
Flamurtarit të lirisë, Ramush Haradinaj
Nga Bajram Canameti
O shkëmb i tokës ilirodardane
Shkëmb stuhish,gur stërralli,
Rritur në flakë tramundane,
Ndaluar në Francën dritëmadhe.
Shkamb ku gdhendet pavdeksia,
O lavdimadhi i këtij dheu,
Në fytyrën tënde ndrit pafajësia,
Franca idealet e veta gënjeu.
Francë e heronjve,iluministëve,
Francë e revulucionit dhe dishepujve,
Mos u jep udhë shovinistëve
Gjahtarëve të pamëshirshëm të shekujve.
Ti Francë e Balzakut,Rusoit,
Francë e De Golit,artit të madh,
Hapja derën ti, Heroit,
Lirinë e fitoi me gjak.
Ramush Haradinaj,yll i lirisë
O dukagjinas me emër historik,
S`mund t`i bëhet gjyq shqiptarisë,
As genit tënd fisnik.
Ata që sajojnë gjyqe ,pretenca,
Ata të kulisave,syzhbirues,
Pafajësia juaj i djeg këta ferra,
Me zjarr të zemrës,pa u tut.
Se ti gjithnjë, luftëtar,
Hero i ndritur,guximtar,
Me dashurinë tënde të madhe
Krenar do na vish kësaj radhe….
No virus found in this message.