E enjte, 10.10.2024, 09:32 AM (GMT+1)

Kulturë

Afrim Caka: Errësira fetare dhe krimi politik

E hene, 09.01.2017, 09:59 PM


SHQIPTARËT E HUMBUR DHE TË GJETUR NË MES ERRËSIRËS FETARE DHE KRIMIT POLITIK

Nga Afrim Caka

Duhet të flasim për ndryshimin ndërmjet të errësirës, krimit politik dhe  midiokritetit.

Një paradoks i krimit politikë nuk është një problem. Duket se errësira e islamit politik është një problemë shumë më i madhe nëse ne apo ti nuk e kupton; nëse e kupton është diçka e më e shëmtuar se çdo llojë krimi tjetër politikë, është një mister brenda hoxhallarëve dhe besimtarëve radikal.

Unë jam ndryshe nga ç’më dinë të tjerët, thashë papritur më vete... Natyrisht, mendova me ngut, i sigurt se mendimi im ishte: “Se me gjithë qenien tonë ramë jo befas në një paqe shurdhe, të udhëhequr nga njerëz naiva e pa përgjegjësi dhe analfabet!”. E kam thënë më parë dhe do ta themë prapë:

“Kur do ta njohin këta qelbësira Dardanin si shtëpi të tyre?”.

Mediokriteti është kushtë i zakonshëm i ca shqiptarëve, kështu siç ata veprojnë dhe sillen. E gjithë kjo përputhet me një vonese intelegjence. Dardani, kaq ishte. Vendi po na rrëshqet nga duart. Tradhëtia e ka bërë të vetën dhe trupat tanë po veniten ngadalë. Mendoj se shumë shpejt do të vijmë edhe ne pas, atje ku ndodhesh ti o Atdheu im i dashur...

Shqiptari mediokër ka ngre krye kundër atëdheut, sepse për ta Atdheu është i neveritshëm. Por shoqëria shqiptare ka shumë menyra për të instaluar drejtësinë te mediokriteti ndjesinë për të qenë atëdhetar të jashtëzakonshëm. Prandaj është shumë e vështirë të gjesh një politikanë në pushtet që të mos mendoj të jetë i veçantë, të jetë bir i vetëm i mediokritetit në politikë. Shqiptari i jashtëzakonshëm është unikal, i thjeshtë, nacionalistë dhe i përulur. Të gjithë politikanët duhet të shikojnë brenda vetes. Por këta njerëz mashtrojnë e gënjejnë deri në atë pikë sa duke gënjyer popullin, pak nga pak përfundojnë duke e gënjyer edhe veten e vet. Dinë të mashtrojnë shumë mirë. Është e rrezikshme të jesh hipokrit e tradhtar, sepse herët a vonë do të fillojnë të mendojnë që kjo është fytyra e tyre e vërtet prej mediokri. Këta nuk mund t’i kuptoj se për çfarë arsye gënjejnë të tjerët, por të gënjesh edhe veten.

Ky është një problem për të gjithë shqiptarët mediokër. Nuk mund të tolerojnë askënd që të jenë më mirë e më të ndershëm se ata, sepse kjo u shkatrron iluzionin e tyre të mashtrues. Është egoja ajo që i udhëheq, dhe egoja nuk ka fund, zullumçarët krijojnë gjithmonë objektiva të reja dhe më të mëdha mashtruse.

Muri tragjik ndërmjet islamit, krimit politikë dhe kombit shqiptar sot është një absurditet në integrimet dhe në rendin e ri e modern evropian. Trokitja e tyre dhe në hapat e qeveritarëve tanë, ajo që shpesh shëmbellehej gabueshëm dhe pa përgjegjësi, u ndie ma në fund. Dhe këtu qëndron paradoksi shqiptar: sa më shumë që kërkojnë të jenë fundamental islam dhe kriminalizues ekonomik, aq më shumë duken të pazakonshëm, sepse të gjithë ndjekin jashtëzakonisht rrugën antikombëtare dhe bëhen pjesë e filozofisë radikale islame..!

Pavarësisht frymës së njohur antikombëtare, që shoqëronte shpesh një politikë shterpe. Ndërkohë, çmitizuesit e kombit kanë kërkuar rrugë më të lehtë, me prekjen e lashtësisë, por jo thjesht ndërrimin e kulturës, historisë dhe përkatësisë etnike.  ?mitizuesit e lashtësisë, pa hequr dore krejtësisht, por pa shpresuar fort te puna e prejardhjes së tyre, u vunë në kërkim humnerash të tjera për ta sakatuar këtë “popull mediokër”. Një gjahë i till ishte i njohur Esatët, Qamilët, Morinët, Thaçët e Mustafët etj. Dardani e Ilirida është e mbushur plot me luftomanë e tadhtarë, që, për një kohë apo në çdo çastë ndërlikimi e rrethanash politike e fetare, që janë gati prej kujdo, t’i turreshin gjithkujt. Këta emra babuinësh nuk u ngopën më gjakun e miljonave shqiptar dhe me pasurit shqiptare.

Ja, kështu ishte gjithçka midis politikanëve tanë, me një vello mjegulle. Këtë mendova, ndërsa goja im, ashtu si herën e parë, u hap përseri e thash të njejten fjalë dhe vërshëlleva midis dhëmbëve: - Turp!

Ashtu bënë këta shitës farmerkash dhe roje diskotekash, më kot iu futën pilitikës duke i mbyllur veshët dhe sytë përgjysmë. Ja ku na sollën tek nga ana groteske e skenës tyre, ngaqë pikërisht nga ta shfaqej herë herë fantazma tyre? Ç’është kjo shëmti e tyre që vunë në skenë apo këtë dramë të realizimit marksist? Cili shtet në botë do ta bënte këtë loj tradhtie politike. Besoj se JO... Për të arritur atë që është ideal i çdo shqiptari, duhet të vetëdijësohemi më shumë dhe të lirohemi nga semantika e mediokritetit dhe folklorit në diplomaci, që individualja të shkrihet në kolektiven dhe të krijohet një vetëdije më e lartë për vetëflijim.

Për të arritur këtë duhet të mos ketë kurrfarë plasaritjesh e zënkash midis shqipëtarëve. Ideologu e mendimtari ynë Sami Frashëri me të drejtë ka thënë: Bashkimi bën të mundshme gjërat ë pamundura, përçarja i bën të pamundshme gjërat e mundura. Kjo është porosi shumë e rëndësishme edhe sot. Duhet t’u prijmë ngjarjeve e proceseve, e jo të shkojmë verbërisht pas tyre. Këtë mund ta bëjmë, sepse kemi akademi, universitete dhe të gjitha institucionet shkencore. Para një shekulli rilindësit tanë kanë ditur të mblidhen, të bëjnë një qëndresë dhe kanë arritur të organizojnë tërë një lëvizje kombëtare. Tani shtrohet pytja: po pse, ne sot nuk mundemi? Secili shqiptar duhet të mos kursehet në kontributin e tij për çështjen kombëtare. Të gjithë bashkërisht e me një program kombëtar mund të bëjmë më shumë. Kështu, shumë më shpejt do të arrijmë integrimin gjithëshqiptar.

Pra, duhet të trupëzohemi në proceset historike kombëtare dhe të gjitha përpjekjet duhet shkrirë në zgjidhjen e tërësishme. Për të shembur fronin e tiranisë, siç do të thoshte poeti, ne duhet të ngremë çështjen kombëtare, ku uniteti ynë do të jetë mbi të gjitha. Samiu ynë kishte vlerësuar me të drejtë se shpëtimin e Atdheut dhe begatinë e tij nuk duhet ta presësh kurrë nga te tjerët, po nga vetë populli. Mbi këtë bazë duhet të gjejmë formulën më praktike që na shpie drejt zgjidhjes se problemit tonë gjithëkombëtar.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora