Kulturë
Vitore Stefa Leka: Alarm për gjuhën shqipe
E marte, 10.01.2017, 10:51 AM
Flet Vitore Stefa Leka "Nënë Lokja":
- Unë kam strehuar djalin e prokurorit që më dënoi babanë, faji nuk ishte i tij
-Alarm për gjuhën shqipe, po kaq të shqetësuar dhe arbëreshët e Italisë
Nga Albert Z. Zholi
Figura e zonjës së madhe dhe të nderuar, Vitore Stefa Leka, ka vite e vite që është e njohur jo vetëm në atdhe, por në gjithë trevat shqiptare apo në diasporë, në lidhje me veprimtarin e saj humane. Kanë shkruar shumë gazeta për të duke filluar nga viti 1990 pikërisht nga koha që ajo emigroi familjarisht në Itali dhe iu kushtua çështjesh shqiptare duke aktivizuar jo vetëm shqiptar, por dhe të huaj. Këto i kemi lexuar nga intervistat e ndryshme në gazeta që kanë dhënë jo vetëm profesorë, politikanë dhe gazetarë shqiptarë, por edhe të huaj. Vitore Leka Stefa është një nga figurat më të rëndësishme të emigracionit që jetën e saj e ka lidhur ngushtë me bamirësinë. Poetja dhe shkrimtarja, vajza e një prej familjeve më të njohura shqiptare, e persekutuar në kohën e diktaturës, pas pushkatimit të të atit, me akuzën “agjent i amerikanëve”, prej kohësh cilësohet si “Nënë Tereza e Tristes”, “Nënë Lokja”, “Nënë Madhja”. Roli i saj human tashmë i ka kapërcyer kufijtë e bamirësisë, duke e kthyer në organizatore të gjithë diasporës shqiptare. Vitore Stefa Leka është një nga personalitetet e Lidhjes Shqiptare në botë, por edhe e autoriteteve italiane. Babai i saj, Kostaq Stefa, është shpallur pas vdekjes “Martir i Demokracisë”, nëna, Eleni, “Mësuese e Popullit”, ndërsa vetë ajo, nga ish Presidenti Alfred Moisiu, është dekoruar me Medaljen e Artë të Mirënjohjes, për punën e saj humane dhe veprimtari patriotike, si dhe ka marrë titullin “Qytetare Nderi” e qytetit të lindjes Berat. Në këto 126- vjet emigracion, poetja e dhjetëra librave me poezi e tregime, në këtë intervistë ka treguar shumë detaje të jetës së saj në Shqipëri dhe në emigracion.
Ju jeni një ndër gratë më të persekutuara në regjimin komunist. Babai juaj është pushkatuar padrejtësisht. Cili është mendimi juaj për hapjen e dosjeve? A duhet të hapen tani?
Për mendimin tim nuk është koha e përshtatshme ëpr hapjen e dosjeve. Kjo hapje tani pas 26 vitesh do të sjellë shumë pështjellime. Do sjellë pështjellime pasi në këto 26 vjet dosjet ose janë manipuluar, ose janë zhdukur. Pamja tashmë nuk është në kohë dhe nuk do sjellë asgjë në politikën shqiptare. Politikanët apo ata që janë në administratë kanë kohë që I kanë zhdukur të gjitha letrat e tyre diskredituese dhe tashmë janë të qetë në punë e tyre. Hekuri rrihet sa është I nxehtë thotë populli. Pra dosjet duhej hapeshin në vitet e para të demokracisë që të mos bëhej kjo katrahurë. Hapja e dosjeve në atë kohë do ta kishte bërë që në atë periudhë më të pastër politikën dhe administratën shqiptare. Tashmë kjo shtyrje si në kalendat greke e ka bërë efektin e tyre. Pas 26 vjetësh ata që duhet të marin qoftë dhe një ndëshkim moral janë të mbrojtur, se i kanë pastruar dosjet e tyre. Tani viktimë do të jenë ata që nuk kanë pasur miq që ti pastronin.. Tjetra është se tashmë shumë do hapen plagë të vjetra, plagë që kanë filluar të mbyllen, plagë që nuk duam ti kujtojmë. Unë kam pritur në shtëpi në Trieste djalin e prokurorit që ma ka dënuar babanë dhe e kam falur. Por si unë tashmë ka dhe shumë të tjerë që kanë falur. Jemi në kohën e faljes së madhe, le ti lënë këto dosje të trazuara dhe të falsifikuara të flenë në gjumin e tyre të harresës.
-Ju ishit pjesëtare e Samitit të Diasporës Shqiptare, si do ta cilësonit këtë veprimtari kaq të gjerë?
-Ah, për mua mbetet aktiviteti më me rëndësi në historinë e emigracionit shqiptar. Tashmë dihet që emigracioni shqiptar e ka zanafillën në fund të shekullit të 19 dhe fillim të shekullit ët 20 dhe aktualisht shqiptar gjen në 90 vende të botës. Pra në këto mbi 130 vjet emigracion është i pari Samit që i bashkoi shqiptarët. Kjo ishte një nismë e mirë. Unë rrjedh nga një familje e përndjekur e regjimit komunist ku babai im Kostaq Stefa u dënua nga regjimi për bashkëpunim me amerikanët (!!!!) e pabesueshme për kohën, “agjent i amerikanëve”, është shpallur pas vdekjes “Martir i Demokracisë”, nëna, Eleni, “Mësuese e Popullit”, ka kaluar një kalavar vuajtjesh të pa besueshme në atë regjim, por kjo nuk do të thotë të mos i përgjigjesha kërkesëspër të ardhur në Samit. Në këtë aktivitet tre ditor takova aps 26 vjetësh shumë miq dhe mikesha që kisha vite pa I parë. Në këtë Samit ne shkëmbyem mendime, eksperienca, u çmallëm, pamë ndryshimet në Shqipëri. Folëm gjerë dhe gjatë për hallet, problemet që na shqetësojnë në emigracion. Në këtë Samit kishte emigrant nga 40 vende të botës, pra kishte dhe shqiptarë të Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë, Çamërisë, arbëreshë të Italisë, etj.. Pra një Samit me përmasa botërore që nuk ishte imagjinuar kurrë. Kjo ishte një ëndërr që u bë realitet. Ishte një ëndërr mbi një shekullore që u zbatua në mënyrë konkrete. Të gjithë e pamë veten si shqiptarë të një sofre, të një vatre, të një gjaku, të një gjuhe, të një abetareje. Kosovari ndjehej sit ë ishte në Prishtinë dhe të fliste me gjuhën e zemrës për çka I mungon nga trungu amë. Nuk janë pak 1000 emigrantë të mblidhen në Tiranë dhe të japin idenë e bashkimit, të ruajtjes së gjuhës, të mbajtjes së lidhjeve të vazhdueshme me atdheun.
-Ju rrokët paksa gjuhën, sa rrezikohet sot gjuha shqipe tek fëmijët e emigrantëve në Itali?
Rrezikohet shumë, shumë. Unë kam kohë që punoj me Shoqatat shqiptare në Itali për të ruajtur gjuhën tonë. Sinjalin e parë e kanë dhënë arbëreshët e Italisë. Në një shfaqje që ata dhanë në Teatër bënë thirrje për ndihmë për ruajtjen e gjuhës. Ata e kanë ruajtur plot 600 vjet këtë gjuhë. Pra 600 vjet që e flasin, që e këndojnë që e përcjellin brez pas brezi vetë, si thesarin më të madh shpirtëror. Ata flasin gjuhën e pastër të rilindësve, por globalizmi po bën punën e vet. Fëmijët dhe nipërit e arbëreshëve janë larguar nga shtëpitë në fshatrat arbëreshe dhe kanë shkuar për punë në qytete apo vende të ndryshme. E di sa e dhimbshme është për ta humbja pas 600 vjetësh e gjuhës? Eshtë shumë vrastare se ata e kanë ruajtur për shekuj dhe tashmë po zhduket me vite. Por akoma më shqetësuese është për fëmijët emigrantëve. Aktualisht mësimi i gjuhës tek fëmijët nipërit dhe mbesat tona bëhet në kushtet shtëpiake, pa mësues, pa profesionistë, me abetare të blera në mënyrë individuale. Ambasada po bën punë, por në kuadrin e shpërndarjes së emigrantëve në gjithë territorin italianë akoma më keq dhe në dhe zona rurale. Pra në gjithë këtë shtrirje nuk mundtë bëhet mësim I organizuar, mësim kolektiv. Ne e kemi zgjidhur shumë- shumë pjesërisht nëpërmjet shoqatave që të organizojmë mësime falas, por kjo nuk e zgjidh problemin. Duhet një bashkëpunim emigrant- Shqipëri-Itali. Është një problem i madh.
-A u politizua ky Samit, a u përdor për suport politik si u cilësua në disa media?
Për mendimin tim drejtpërdrejt nuk u politizua.por indirekt aty ishte qëllimi (është puna e të tjerëve të hamendësojnë apo të hedhin ide). Por unë këtë radhë bashkëbisedova mes shumë njerëz të një gjaku të një familjeje.
-Po të meta a ka pasur ky Samit?
Pa diskutim shumë të meta. Sigurisht që ka pasur, sigurisht që kamë vënë re dhe të tilla. P.sh kishte zgjatje të disa takimeve jashtë protokollit, tejzgjatje të fjalimeve të disave duke u hequr mundësinë të disa të tjerëve të flasin. Kishte dhe nga ato që ishin menduar në protokoll të diskutonin por për arsye që nuk dihen nuk ju dha fjala. Por më shumë kontestime ka pasur tek dekorimet dhe shpërndarja e diplomave falënderuese. Kishte shumë Shoqata si ajo e Triestes që dhe pse ka qenë shoqata e parë në emigracionin pas 1990 me një aktivitet të madh që nuk mori asnjë vlerësim. Nga ana tjetër u vlerësuan disa shoqata të reja, pa asnjë aktivitet njohës. Po ashtu pati vlerësime jo realiste për individ të cilët nuk kanë lënë gjurmë në emigracion dhe u lanë në hije shumë të tjerë me një aktivitet të shumë njohur. Ashtu si ka patur të meta në organizimin e vizitave në berat, ku nuk kishte cicerone, nuk kishte një pritje respektuese nga Bashkia, apo një lëvizje korrekte nga drejtuesit e autobusëve. Por këto të meta nuk e zbehin bukurinë dhe rëndësinë e Samitit. Këto të meta duhet të kihen parasysh për një Samit të tillë. Kryesore është që u mbajt një samit i tillë. Kryesore ishte që u mblodhën në kryeqytetin e gjithë shqiptarëve, emigrant nga 40 vende të botës. Kryesore ishte që u thye një heshtje 130-vjeçare e mos takimit të emigrantëve. Si i parë kishte të meta dhe dobësi, por ne le të marrin pozitiven dhe jo negative në këtë Samit. Ndoshta dhe për suport, por....