E shtune, 05.10.2024, 08:44 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Atdheu im

E hene, 23.01.2017, 08:03 PM


ATDHEU IM

 

O, Atdhe , të qofsha falë –

Mburrëm që jam biri yt !

Armiqtë tu , shpesh ma kanë ndalë –

Këngën time mu në fyt !

 

Kur këndova Xhemajl Tahirin –

Që n’ Strezoc , na e vrau shkau !

Armiqtë tu , thanë se :”Demirin –

Do ta qojmë në burg si kaun !”

 

Kur këndova Rankoviqin –

Mbi shqiptarë si e bënte krimin !

Armiqtë thanë :”Demir Krasniqi –

Po na e prishë “Vëllazërim – Bashkimin!”

 

Kur këndova Skënderbeun –

Atë trim tonin legjendar !

Armiqtë tu , ma treguan dheun –

Deshën me m’ varë në litar !...

 

Kur këndova Ismail Qemajlin –

Që e shpalli Pavarësinë !

Armiqtë tu , ma premtuan malin ,

Varfërinë dhe papunësinë !...

 

Kur këndova Marigonën –

Që qëndisi atë Flamur !

Armiqtë tu , m’ thanë se :”Shqiponjën –

Do ta varim n’ varr mbi gurë !”

 

Kur këndova Oso Kukën –

Që ia nxor hakun Avdisë !

Armiqtë tu , ma ndërprenë bukën –

Nëpër burgje m’ kanë kërdisë !...

 

Kur këndoja Krujë e Shkodër –

Krenarinë e shqiptarisë !

Armiqtë tu , mblidheshin n’ sofër –

M’ thirrshin n’ UDB-e të Serbisë !...

 

Kur këndova Millosheviqin –

Që po e lanë Kosovën n’ gjak !

Armiqtë tu , n’ Demir Krasniqin –

N’”Kristal” deshën me marrë hak !

 

Kur këndova Adem Jasharin –

Komandantin legjendar !

Armiqtë tu , ma morën Ditarin –

M’ lanë pa punë porsi rrogëtar !

 

Kur këndova Agim Ramadanin –

Që theu kufirin shqiptaro – shqiptar !

Armiqtë tu , ma ndalën zanin –

M’ qitën rrugëve si zagar !

 

Gjilan, më 09.01.2017.        Demir KRASNIQI



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora