E enjte, 01.05.2025, 07:17 PM (GMT+1)

Mendime

Asllan Dibrani: A mund të shpëtojë Turqia e Erdoganit

E diele, 22.01.2017, 04:50 PM


A mund të shpëtojë Turqia e Erdoganit pas arrestimit të 100.000 vetave?

Shkruan Asllan Dibrani

Që prej tentativës për grusht shteti në Turqi,Ankaraja e akuzon klerikun mysliman që jeton në SHBA, Fethullah Gulen, për orkestrimin e “tentim puçit” të dhunshëm dhe që nga ajo kohë ka nisur një spastrim të madh të ndjekësve dhe përkrahësve të tij, duke i arrestuar 41.000 njerëz dhe duke i burgosur dhe  spastruar më shumë se 100.000 të tjerë nga vendet e punës në qeveri .administrate ,ushtri etj.

Vet agresiviteti i tij   i shfaqur në  prizmin  mesjetar fetar, që  ka Erdogani  vazhdimisht është edhe shkelësi i të drejtave të njeriut ma së shumti ne botë!

Mbi shumicën e tyre po ushtrohet dhunë, torturë, përdhunime dhe abuzime  me qëllim që të merr kontrollin komplet mbi ushtrinë. Madje ka tendenca ta kthej ligjin me vdekje për të pa dëgjuarit e Ankarasë. Sipas vlerësimeve ndërkombëtare  nxitësi i  ngjarjeve është vet Erdogani  i cili  donë ta këtë kompetencën mbi çdo gjë!Vet agresiviteti i tij   i shfaqur në  prizmin  mesjetar fetar, që  ka ai  vazhdimisht është edhe shkelësi i të drejtave të njeriut,pos të populli  turk që duan  një shtet demokratik,ai po shkel  edhe të drejtat e  popullit  kurd shumë milionësh . Po,shkel të drejtat e  popullit shqiptar që sot jetojnë me miliona në Turqi, pa kurrfarë të drejte  identifikimi!!!.Ai për Puç ushtarak  akuzoi edhe oficerët e lartë ushtarak  shqiptar që nga koha  e Skënderbeut  janë gjithmonë  strateget më të lartë në ushtrinë turke.

Mos të harrojmë që ishte Erdogani ai që e ndërroi Kushtetutën e Turqisë në interesin e tij, por do të jete një akt  i kryer politik   i pa suksesshëm, kur  parallogaritet se ka mbyllur,burgosur  mbi 40.000  intelektual , ushtarak të larte, oficer , profesor dhe  student.  Turqia ka mbyllur shumë  gazeta , Radio-Televizione dhe  revista të ndryshme!?.

Kur një shtet me ideologji islamike militarizohet dhe politizohet aq në forma të vrazhda,ai është një rrezik të dështoj dhe ta krijoj  një armiqësi   frontale ,morale dhe politike në të gjitha sferat. Ashtu edhe po  reflekton  situata në marrëdhënie të keqësuara  me Bashkimin  Evropian  dhe shtetet perëndimore.

Viktime  e tij  është edhe Kosova me hapjen  e qindra xhamive si  pika rekrutimi  për xhihadsitët  kosovar !!!

Turqinë e viteve të fundit që është kthyer fatkeqësisht në arenë veprimtarish terroriste nga të dy palët,nga forcat  turke dhe  ne anën tjetër nga  prania e akteve terroriste që  organizohen nga shteti islamik (Isisi)  që vet Turqia e ka  financuar,organizuar, rritur. Ma në fund ju rrezikua  tani shteti turk nga  forcat e Isisit qe Erdogani në fillim  hante një pjatë me ta. Rekrutimin ,mashtrimin dhe organizimin   qe t’i bashkohen    rinia në   luftën  e Sirisë ishte  si platformë e Erdoganit .Viktime  e tij  është edhe Kosova me hapjen  e qindra xhamive si  pika rekrutimi  për xhihadsitët  kosovar !!! Djemtë dhe vashat e Kosovës  dikush  nga ta u bënë kasap dhe vrasës e dikush i ka lënë eshtrat dhe gjaku i tyre u shndërruar në lumenj për tokat e huaj?Ndërsa  në anën tjetër populli shqiptar është i vetmi në botë i shkapërderdhur në disa shtete dhe ky soj Erdoganlleku nuk janë në gjendje edhe një fjalë me fole kundër Serbisë pushtuese as  aleates së saj Rusisë qe më ndihme e saj mbetëm  të coptuar pa e harruar perandorinë osmane qe poshtëroj këtë popull si është më keq.

Kjo kasaphanë e dirigjuar nga Rexhep Taip  Erdogani, po  tronditë gjithë botën e civilizuar nga një  pretendent i sistemit  sulltanat. Agresiviteti i  Erdoganit  ka nxitur  rezistencën , terrorizmin  dhe   revolucionin   kurd qe vetëm  në kohët e fundit  u shënuan 34 sulme të mëdha kundër  forcave  turke. Nga këto sulme kanë humbur jetën 485 vetë. Janë mbi 2120 të plagosura pa  i mare parasysh kurdët  që kanë humbur jetën në luftimet që zhvillon ushtria kundër tyre në rajonet lindore dhe juglindore të Turqisë. Nuk ka më liri media dhe liri shprehjeje. Kush flet apo shkruan kundër Erdoganit arrestohet si “terrorist”.

Ftoj deputetët shqiptarë në Parlamentin Turk që tu dal zot miliona  shqiptareve  atje  dhe ti krijojnë  institucionet  veta kombëtare!

Me përshkallëzimin dhe keqësimin e situatës  politike në Turqi mjerisht  lenë pasoja edhe tek lidershipi kosovar qe derdhin  lot krokodili për ta mbrojtur një Turqi Terroriste dhe bukëshkelëse qe shqiptaret e bënë me  alfabet,shtet modern, himn  kombëtar etj. Prandaj është koha që shqiptarët  mos ti përbuzë Turqia siç ka vepruar deri me tash. Shqiptarët e Turqisë duhet ti kërkojnë  të drejtat e veta. Të hapen shkollat në gjuhen shqipe,të hapen Radiot dhe Televizionet  në gjuhën shqipe,Ftoj  deputetët shqiptar në Parlamentin Turk që tu dal zot miliona  shqiptareve  atje  dhe ti krijojnë  institucionet  veta kombëtare.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx