Mendime
Nexhat Bexheti: Armiku numër një i R. Maqedonisë
E merkure, 18.01.2017, 07:11 PM
Armiku numër një i
R. Maqedonisë
Nga Nexhat Bexheti
Pas publilkimit të platformës së partive shqiptare, pjesëmarse në parlamentin e R. Maqedonisë. Në të lexuar, kjo platformë në esencë nuk përmban kërkesa për ndryshime madhore, po ashtu dhe pa afatë kohor për tu implementuar ,por vetëm në formë deklarativo dualiste e hartuar. Por ka pashë sepse reflekton se kampusi politik shqiptarë tregon fillet e seriozitetit të organizimit politik. Shpallja ka qenë e pakujdesshme, sepse është e publikuar në ditën e festave të fundë vitit . Injorizon kënaqësinë e festave,dhe ua paska prishë disponimin festivë. Disa analistëve dhe ca kryetarëve të partive minore Maqedonase. Solloratmet nëpër tv debate nga inatet ziliqare,thuajë se edhe udhheqësit e emisioneve debative u kaloi në gërdi sa që mezi pritnin të mbarojë emisioni. Retorika e thjeshtë mesjatare, dhe karasevdalike, pothuaj se janë qindra milionë, dhe se në çastë mundë të veprojnë. Tv patriotizëm populistë i pa parë. Po sikur këtyre analistëve dhe mini politikanëve tu bëhet një analizë e ADN, kushedi se çfarë prejardhje nacionale u zbulohet. Përkitazi historikut të funksionimit të R.Maqdonisë, shohim se pikërishtë kryeministrat dhe politkanët pjesmarës, në aparatin shtetrorë kanë qenë armiqë numër një të këti shteti, ndërsa shqiptarët kujdestarët e ndërtimit të këti shteti. Ja të analizojmë kryeministrin e parë z. Branko Crvenkovski i cili që nga mvetësimi i R.M. E plaçkiti shtetin e brishtë, i cili sapo i bënte hapat e para, ai i mbylli të gjitha fabrikat gjigente industriale të trashëguara nga Jugosllavia. Puntorëve ua ndau për disa vite rroga, dhe i la të vazhdojnë të jetojnë në asistencë.
Për çfarë motive ai veproi kështu. Ai dhe idhtarët njëmendëtarë si ai ,nuk besonin se shteti do të mbijetëjë,të plaçkitet sa më shumë që do të mundet,duke aluduar se shqiptarët do ta prishin shtetin nuk kishin besim në shtetin e vetë. Skepticizmi nuk u lejonte që të motivohen për forcimin e ekonomisë, më shumë fabrika u mbyllën se sa u hapën të reja. Në botën e civilizuar ky kryeministër shpallet armik numër një i shtetit. Fatkeqësishtë tek në ngriten në mite.
Kjo që thashë ishte plaçkitja e parë e këti shteti. Rjedhon plaçkitja e dytë edhe atë e ndodhur nga një super patriot Maqedonasë z. Lubço Georgievski, edhe ky nuk apostrofohet nga metodollogjia plaçkitëse e shtetit, gjurmëve të premierit të parë. Plaçkiti atë pjesë të pasurisë shtetrore e cila kishte ngelur nga premieri i parë.
Nga ky u pritë shumë, sepse e themeluan qeveri nga taboret e partive folklor nacionaliste.Dhe se do ti minimizojnë antagonizmat etnike brenda shtetit dhe se R.Maqedonisë do ta marë udhën europiane. Përkundrazi erdhi në pikpyetje ekzistimi i shtetit, përsëri shqiptarët e gëlltitën copën e kafshatës e cila nuk kapërdiheshte. Nën rënojat e kërkesave shqiptare u zyrtarizue ,shteti unitarë me luftën tonë. Po ashtu edhe ky kryeministër në vendet demokratike shpallet armiku numër një i shtetit.
Dhe plaçkitja e tretë nga premieri Maqedonasë z. Nikolla Gruevski. Për këtë nuk kam nevojë të shkruaj pasi që të gjithë opinioni i ka të freskëta bombat e z. Zoran Zaevit.
Shqiptarët vazhdimishtë kanë humbur për të mbijetua ky shtet. Nga buron motive akoma e pa njohur.