E premte, 02.05.2025, 06:21 AM (GMT+1)

Mendime

Gjergj Kabashi: Gazetari dhe paragjykimi!

E enjte, 12.01.2017, 09:00 PM


Gazetari i KTV Xhemajl Rexha dhe paragjykimi i tij se “Roma është ëndrra e shqiptarëve të Shqipërisë”

Nga Gjergj Kabashi

Kush e fyu njifar Xhemajl Rexhën? E fyu Alma Lama “gazetarin” e KTV-së Xhemajl Rexha , apo ky i fundit Almen dhe Shqipërinë , me fyerjen mjaft paragjykuese, -akuzë e njohur islamikësh , sipas së cilës , “Roma është ëndrra e shqiptarëve të Shqipërisë”?! Kështu tha “Mulla” Xhemajl Rexha i KTV-së ?!

Roma dhe Italia janë në Europë, po ashtu Shqipëria dhe Kosova janë pjesë e gjeografisë europiane, andaj duhet ta pyesim Xhemajl Rexhën , thjeshtë e qartë,  se cila qenka “ëndërra” e tij ? A mos vallë Kosova e “tij” paska tjetër ëndërr , pasi ky shpjegues i kuptimit të ëndërrave e ditka? Mos është e njejta ëndërr si e ajo e BIK-ut , që nuk e njeh Gjergj Kastriotin dhe historinë kombëtare shqiptare dhe e xhihadistëve shqipfolës , të cilët, të përpunuar nga “derset” e hoxhallarëve, janë të mbushur me vrerë ndaj të “pa feve” dhe i kan halë në sy “qafirat” shqiptarë si dhe “kaurrët” e Vatikanit, Romës dhe Europës etj?!

AGPG, e cila pretendon se i mbledh gazetarët më “profesionistë” të Kosovës , do të duhej të kishte menduar më shumë rreth deklaratës islamike të këtij gazetaruci e provokatori, e jo për reagimin spontan e mbrojtës të Alma Lamës …

Kështu filluan fushatat perfide islamike ndaj Alma Lamës, të nxitura nga një familje e njohur “qytetare”, gjysma e së cilës janë “turq” me kombësi , si anëtari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nga ky “komunitet” , Altay Suroi ,(Babai i tij ka qenë vëlla prej nëne i Rexhai Surroit, babait te Vetonit e të Flakës), i cili , madje , në Kosovën e pavarur e ndërron edhe emrin e pastër shqiptar Afrim , vetëm e vetëm që ti përshtetet  “komunitetit” të ri , “pakicës” së shpifur turke , e gjysma tjetër , pas sorollatjeve “jugosllave” , rastësisht mbetën shqiptarë …

Nëse argatet e të tillëve arrijnë ta dënojnë e degradojnë Alma Lamën, atëhere të shpresojmë që , më në fund shtet ideal i Kosovës do të shpëtoj , meqë u vëreka qartë që Alma i paska “mbetë në fyt”?! …

Ai shtet nuk ka problem me mure e “zajednica” , por paska problem me nje krutane që i dha leksion shqiptarie gjithë Kosovës e vecanërisht “burrave” të saj , ndërsa vajzat e gratë i bëri të ndjehen me peshën dhe vlerën e duhur njerëzore, që të ndjejnë frymën e emancipimit e të drejtave të njejta në Kosovën e re, njësoj për të gjithë !?

Harrova të them e të pyes edhe dicka në lidhje me reagimet e “ashpëra” e “të shumta nga shoqëria civile dhe AGK-ja.” …? Po, mirë e keni ju zonja e zotërinj përderisa edhe në Kosovë të mos ketë gazetari të vërtetë profesionale , gazetari hulumtuese e zbuluese si gjithkund në Europë ; pra gazetari të specializuar për krimet e gazetarëve dhe “bisnesmenëve” në gazetari, sic janë ata të Grupit “Koha” dhe të tjerë si ata. Deri në atë kohë vazhdoni të “hulumtoni” vetëm me gazetarët e dalë nga “dera juaj” , vazhdoni që tu gjuheni në krye vetëm atyre që mundeni, pasi ju as nuk dini e as nuk mund të bëni asgjë më mirë e më shumë.

http://koha.net/?id=27&l=151198

PS!

Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës e din mirë se sa skandali i madh ka ndodhur në këtë Ministri vetëm në këto dhjetë vitet e fundit, shumica e të cilave ose janë futur nën “qilim” ose ata që bënë skandale të tilla u shpërblyen për veprimet e sjelljet e turpshme e jodinjitoze si përfaqësues “diplomatik” të shtetit.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx