E enjte, 01.05.2025, 10:11 PM (GMT+1)

Mendime

Mehmetali Rexhepi: A do të na përsëritet historia?

E diele, 15.01.2017, 02:13 PM


A do të na përsëritet historia?

(Përkitazi një opinioni aktual të Shefik Shkodrës)

Nga Mehmetali Rexhepi

Nuk di sa lexohet ky shkrim analitik i publicistit, edukatorit dhe shkrimtarit Shefik Shkodra, por ky pasqyrim logjik është kambanë alarmi për gjendjen ekonomike, për shtet-bërje ose shtet-zhbërje, jo vetëm në Kosovë, të cilën e përbëjnë 95% të shqiptarëve të getoizuar nga politikë-bërja e tyre e dështuar, nga ndërhyrja sistematike e Serbisë çetnike për shtet -shkatërrim, si pasojë e lëshimeve të turpshme e klasës politike shqiptare e të gjitha ngjyrave, dhe kompromiseve të radhës të politikës evropiane , gjithnjë në dëm të shqiptarëve. Një intelektual i pa komprometuar, intelektual i përbuzur, i cili mezi e lidh muajin me muaj, i merr mbi vete brengat dhe dhimbjen e atdheut, sepse në mënyrën e vet ka investuar dhe sakrifikuar për vlera e shtet-bërje... Prore për të tjerët, asgjë për vete... Në natyrën e këtij intelektuali nuk ka si mos të ketë nervozë, mllef, zhgënjim, rebelim të sinqertë, sepse e çon peshë sakrifica shekullore e flijimtarëve të këtij kombi: për tu shtrirë i lirë në hapësirën e tij gjeografike, etnike,ekonomike, kulturore nën ombrellën mbrojtëse të shtetit të vet. Mirëpo, ky shtet u dashka t`i kënaq demagogët politikë, zhvatësit e pasurive të tij, servilët, klanet, ata që falin dhe shesin pasurinë e patundshme të atdheut, ata që kurrën e kurrës nuk sakrifikuan asgjë për këtë atdhe. Andaj, kështu, me këtë qasje të atyre që morën mbi vete fatet e kësaj krijese të brishtë shtetërore, shumë shpejtë do t`i katandisin në një hon fundi i të cilit nuk dihet, sakrificat tona të djeshme, gjakun ende të patharë dhe, të sotmen dëshpëruese. Si duket, po lejojmë që të na përsëritet historia?Në qoftë se lejojmë të na përsëritet historia, ajo do të na përsëritet në variantin më të keq të mundshëm.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx