E premte, 02.05.2025, 01:09 AM (GMT+1)

Mendime

Afrim Caka: Tërbimi i politikanëve

E diele, 15.01.2017, 12:08 PM


ÇDO SHQIPTAR I DHËNË PAS DIJES DO TË DONTE TË MOS DËGJONTE TËRBIMIN E KËTYRE POLITIKANËVE

Nga Afrim Caka

Në këtë kohë shiten shumë dryna e çelësa nga 4 euro. Unë e bleva një dry pa çelës 3 euro dhe nuk ia vura gojës. E lash, dhe nuk e lash politikën, s’u mora më, dhe u mora me politikën, as fola më, dhe përseri shkrova dhe fola për të?

Faza e ngritjes së një kombi mund të arrihen ekskluzivisht nën lidershipin e njërit prej nacionalistëve intelektual, atij më të mirë. Fuqia e shteti të ri duhet të mbahej në tri kolona kryesore: forma e qeverisjes në bazë të ligjeve të shëndosha, forta e të qëndrueshme, shërbimi civil, dhe ushtria pa shkja, pa turqë, pa spiuna e tradhtarë, duke mos ia lënë vendin krimit politikë dhe korrupsionit të partive politike. Kështu tre shtyllat kryesore të Shtetit i shkatërruan duke i damtuar mjaft rëndë deri në coptimin e saj! Dardaninë e shndërruan në kufom e moçal…

Përfaqësuesit e popullit mund të ulërinin sa të donin por nuk do të merrnin votën siç ndodhi në Drenas. Këto thirrje në fakt iu këthyen me sharje si “hajna e tradhtar” nga vetë ata shqiptar ku bazohej mbështetja e regjimit. Në këtë kohë për herë të parë shumë të rinj nga drenasi e thanë hapur se çfarë mendojnë për “liderët politik” u treguan guximtar e sy qelë, dhe u vunë në shërbim të shtetit për të mbrojtur rrënjët e atdheut ndaj krimit të organizuar.

Politikanët, dhanë mjaft ndihmesë për të çrrënjosur edhe atë pakë dije nga mendjet e drenasëve. ?do shqiptar i dhënë pas dijes do të donte të mos dëgjonte tërbimin e këtyre politikanëve. Qindra e mijëra nga Drenasi e përreth të paditur bënë marrëzinë e këshilluar pa e pasur iden më të vogël se ata në fakt po e dërzonin veten të pambrojtur në duart e krimit politikë.

Politikanët dinakë e mashtrues dolën fitimtarë në këtë rast dhe me anë të aftësis së bindjes arritën që Ramiz Lladrovcin shqiptarin më analfabet ta bënin përhershëm këtë gjëndje fatkeqe të politikës në Drenicë, dhe të njejtën kohë të thellonin edhe më shumë rrënjët e analfabetizmit dhe të injorancës. Pse! Mbeti koha e ngrirë për disa drenicakë. Është e çuditëshme se si, befas, vdekja apo çoroditja e ca politikanëve u hidhet përsipër shqiptarëve të ndershëm e atdhetar. Kurse të ligët e mbajtjes së pushtetit zotëronin një farë force. Këta mund të dominonin në rrugë apo edhe me Shtetin, por nuk zotronin idetë e një politike nacionaliste apo qëllimet që do të mbronin me forcat e tyre, në interes të kombit shqiptar.

Si do qoftë këta rreshta në facebook jep çelësin për gjithçka dhe, le t’ju mbetët juve, lëxues të nderuar, të gjykoni, përputhet me imazhin që këta kanë për Dradaninë. Kjo nekrofili nuk mund të përceptohet pa piromaninë dhe serinë e manive tjera të makinërisë të krimit politikë dhe ato të ca individvë “shqiptarë”, gjak prishur, të cilët po bëjnë përpjekjët e fundit për të zhdukur nga faqja e dheut biofilinë shqiptare. A! Janë këto ide që përbëjnë forcën e mesazhit të tyre. Kur flasim për lidhje bashkpunimi zakonisht nënkuptojmë një grup shokësh (të dalur nga gryka e pushkës), që më qëllim lehtësimin e punës së tyre, vendosin marrëdhënie reciproke për të bashkpunuar në linja të caktuara me interes nga përfitimi vetjak e në dëm të shtetit.

Po ta mendojmë thjesht veprimet e tyre, komanda e tyre “supreme” e këtyre njerëzve, qëllimi i të cilëve është i caktuar për të zhvatur çdo gjë që u del përpara. Është kjo, interes vetjak, që drejtojnë aksionin e tyre politik, kur ky aksion vihet në shërbim të krizave, që ne i kemi njohur gjatë këtyre viteve e vazhdojmë të shohim ende sot.

Si mund të nxirret diçka nga e kundërta e saj? Për shembull e vërteta nga gabimet politike? Ose dëshira për të vërtetën nga deshira për gabime? Ose veprimi me inters nga përfitimi vetjak nga krimi politikë? Ose thjesht soditja e qartë tradhtie duke u nxitur nga interesi vetjak? Nga ky interes do ti kushtonte Dardanise edhe jetën nga ky çmitizim. Është pra një histori e gjatë tetëmbëdhjetë vjeçare, megjithatë a nuk duket që sapo ka filluar kjo soditje? Sepse kjo shtrohej nga njerez tenexhi e injorantë. Dhe kështu nisi kalvari i ndjekjeve të kundërshtarëve politikë. Një gjë e shëmtuar pafundësishtë. Është koha me flitrin turko-sllav.

Është diçka për shumë pak qenie shqiptare: është një privilegj i të “fortëve politikishtë”. Dhe kush përpiqet të jetë i tillë, edhe sikur me të drejtën më të madhe, por pa qenë të detyruar, kjo tregon që ndoshta këta nuk janë vetëm të fortë, por kokëkrisur deri mos flijim për atdhe. Ky transmtim i sajuar i interest vijon prej shekujve, nga brezi në brez, si çdo sëmundje që transmetohet nga brezi i vjetër.

Vija ashpër ishte më e theksuar te Hashimi, Veseli dhe tek Mustafa kundër Dardanisë. Djajtë e këktij sistemi ku populli do të përballet me një sitem të fortë të këtij krimi politikë. Viti i gjuetis më i tërbuari. Në këtë pikë populli i përçarë është pasqyra e Hashimit. Kur vinte ndonjë pakënaqësi nga sheshet apo partit politike, ku thuhej që populli apo opozita po vepronin keq dhe vedosnin t’i ndëshkonin në forma të ndryshme. Këta pushtetar nuk s’kan një vijë të qartë për këtë çështje. Por edhe raportet me popullin i kanë vënë përpara situatave të këqija e të padeshiruara. ?do pakënaqësi që vinte nga opozita dhe populli për qeverinë dhe këta i urdhëronin policin që të marrin masa të ashpra. Vjenë një raport për Astrit Deharin e për shumë të tjerë, këta pushtetar i japin udhëzim rendit që të arrestohen dhe denohen…

Kështu, erdhi në krye të PDK-ës, flokzi, u bë flokthinjur, i gjatë, me një fytyrë prej Broje dhe ish krejt ndryshe nga shqiptarët e kafenesë, jo vetëm nga pamja e “hijshme”, por edhe sjellja dhe nga mungesa kulturës për të qeverisur. Kemi takuar edhe më parë shqiptar me kulturë gjysmake e të rrallë si ky.

Thaçi e Mustafa nuk kishin më pengesa brenda partisë e shtetit: asnjë autoritar që mund t’i pengonte. Popullit i’a kishin imponuar një politik ku rolin kryesor vijonte ta luante Thaçi e Mustafa, dy njerëz që kishin besim të plotë të “Organizata Pronto” dhe te mbështetësit e tyre pa rezerv. Ajo që i bashkonte është varianti më ekstremë i komunizmit. Arma e këtij pushteti firshkëlloi fortë për të mbushur me frikën më tmerëshme ndër shqiptarë. Apo disiplina e hekurt do të ishte ndëshkimi më i forte për çdo shqiptar që mendon ndryshe..!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx