E premte, 02.05.2025, 01:23 AM (GMT+1)

Mendime

Zejdush Kastrati: Ikonografia e trenit ruso-serb

E merkure, 18.01.2017, 08:30 PM


Ikonografia e trenit ruso-serb , eshte statike, ne Veri te Mitrovices !

Nga Zejdush Kastrati

Ndalja e trenit ruso-serb,per te mos hyre ne Kosove,ska dileme, eshte nje veprim qe meriton respekt dhe duhet pershendetur,pa marre parasysh se cili nga lideret kosovare, dha urdherin , per nje veprim te ketille, e qe eshte bere, edhe top-lajm, nga disa medie dhe rrjetet socilae, gjate ketyre diteve.

Ne veqanti,ikonografia ,me te cilin, ishte mbeshtjell treni ruso-serb, ishte shume irituese dhe skajshmerisht provokues,por edhe fjalori dhe retorika nacionaliste qe perdoren gjithe lidershipi serb me rastin e startimit te ketij treni nga stacioni i trenave ne Beograd drejt Kosoves,ishin momente dhe situata qe veshtire, ka mund ndokush nga shqiptaret, ti pranoj dhe te hesht,dhe futja eventuale e ketij treni, ne Kosove,do ishte nje “kafshate” qe veshtire ,do kaperdihej!

Megjithate, ne Kosove,opinioni i gjere duhet ta dij, se ka kohe, qe hyjne edhe dy trena tjere nga Serbia ,dhe ate pa pyetur fare Institucionet e Kosoves,dhe kuptohet edhe ata jane ilegal,por pa ikonografi si treni ruso-serb,por e veqanta qe dua ta ceki eshte , se ne Veri te Kosoves ,cdo gje eshte “srpsko” sa i perket ikonografise,dhe ajo verehet ne cdo cep, kur viziton kete teritor!”Srbija shume”Elektroprivreda Serbije,”Vodovod Srbije”kompani ndertimore nga Serbia,pika per shitjen e derivateve nga Serbia e Rusia,Parolla te shkruara neper mure”Kosovo je Serbija””Ubij Shiptara”,emertime sheshesh e rrugesh me emra vojvodesh serbe qe kane masakruar shqiptare,...,pra ,pa asnje simbol dhe embleme te Republikes se Kosoves,ne vende publike,jane nje realitet i hidhur, qe verehet kudo, kur viziton kete teritor!

Pra,Bravo per gjithe ata, qe ndaluan trenin Ruso-serb, i cili dihet se eshte mjet levizes e jo statik,por hajde si do ia bejme, qe ikonografia serbe,te shumten e rasteve me mesazhe provokuese e perbuzese per shtetin dhe Institucionet e Kosoves e instaluar ne Veri te Mitrovices,te zevendesohet me emblemen dhe logon e Institucioneve tona ,me fuqine e ligjit, dhe me shtrirjen e njemendet te sovranitetit edhe ne kete pjese, qe eshte bere, kancer e gjithe kesaj Kosove?



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx