E premte, 02.05.2025, 12:34 AM (GMT+1)

Mendime

Afrim Caka: Drejtësia e çaluar

E merkure, 18.01.2017, 08:32 PM


DREJTËSIA E ÇALUAR NË KOHË KRIMI POLITIK

Nga Afrim Caka

Drejtësia nuk duhet vetëm t’u drejtohet shqiptarëve, por edhe të flasë më ta. Është shumë e rëndësishme që informimi të kthehet në formim, njëanshmëria në pjesëmarrje dhe monologu në dialog me qytetarët e saj që drejtësia të vehet në shërbim të tyre.

Çdo ditë, zhurma që krijohet nga fjalët, tingujt e krimit politikë, korrupsionit në jetën e përditëshme po kthehet në mbytëse për shqiptarin e përgjumur, i cili duket se nuk është më i aftë për kundrim. Po ti hedhësh një sy komunikimit sot në mediat, të bie në sy menjëherë kjo kakofoni shurdhuese, gati – gati shumë çoroditëse e shpeshherë e dhunëshme e konfliktuale...

Pushtetarët e drejtësisë në vend  të ulnin kokën përpara dramës së popullit të tyre, të ulnin kokën jo për përvujtni  morale e ligjore, por për të kuptuar më mirë përse janë në krye të vendit, në krye të drejtësisë, këto sjellje harbutësh të varfër u dehën nga shija e pushtetit, nga veturat, nga rojet dhe nga rrogat e majme. Megjithate këto sjellje të papërgjegjëshme e një pjese të politikanëve tanë  sa heroik aq servil, nuk mungojnë kurrë puthadorët, sejmenët dhe lajkatarët, është e papranueshme për çdo kohë e çdo shoqëri. Të gjitha këto janë të vërteta, këto do të ishin jo lavdia, por turpi ynë në Drejtësi. Dhe jovetëm turpi: këto do të janë edhe një njollë e zezë, dëshmi e mosdijës, e injorancës dhe papaburrërisë së tyre përpara krimit politikë dhe korrupsionit.

Mund të them me plot bindjen se pjesa dërrmuese e shqiptarëve nuk besojnë në drejtësi apo, në përgjithësi, të gjithë njerëzit e drejtësisë e kanë përnjëmend, po ashtu, kur punonjësit e drejtësisë falin të korruptuarit, ndërsa nuk bëjnë përpjekje për të na mbushur mendjen se kanë “vullnet” për t’i luftuar të korruptuarit e medhenj..!

Në Dardani ka vite që mjedisi është “helmuar” keqas nga grabitjet e krimit politikë, domethënë për shkaqe ligji nuk zbatohet sipas rregullave, është i pari institucion që duhet të mendojë për të mirën e përbashkët e pra edhe për imazhin që u jep shqiptarëve që e shohin dhe e prekin këtë drejtësi të brishtë e të lënduar rëndë..!

Të duket sikur kaosi politikë e ka mbërthyer shtetin dhe shoqërinë shqiptare dhe është përhapur një llojë klime paniku, një llojë pasigurie, një llojë kanceri që ilaçi si gjindet dot. Në këtë kaos, forcat e errësirës përfitojnë deri në ligësi. Ku duhet ta kërkojmë fajin??? Sigurisht situate është më e ndërlikuar dhe trajtimi i shkaqeve e fajeve është shumëdimensional. Por popullata mendon që sistemi i drejtësisë në Dardani ka çaluar dhe çalon për së tepërmi, në të gjitha hallkat e saja. Dhe, çështë më e keqja, mungon besimi, duke filluar nga punonjësi i policisë deri te gjyqësori. Kjo është e pafalshme. Sistemi i Drejtësisë në Dardani nuk frymëzon aspak shqip e besim tek banorët e sajë!

E gjithë këtë nuk mund ta presim këtë gjë nga vullneti politik ose nga “Organizata Pronto” i cili për fat të keq në Dardani është vetëm vullneti për t’i fituar zgjedhjet, sikurse në Drenas. Zgjedhjet i morri injoranca e analfabetizmi. Por nga vullneti qytetar që është vullnet për të zgjedhur ndërmjet së mirës  dhe së keqës… ata zgjodhën të keqën. O Perëndi, a ka më zi se kaq…

Nëse më lejohet të përgjithsoj, gjë që është e pashmangëshme në një temë kaq të ngjeshur, do të doja të formuloja atë që kemi parë e përjetuar deri tani si vijon:

“Udhëheqësit tanë të kësaj drejtësie janë histerikë vuajnë nga të qenurit pasha. Simptomat e tyre janë mbetje dhe simbole të snobizmit dhe ekspriencave të caktuara neomarksiste!”.

Bëjë të ditur se mund të ekzistojnë dy probleme të mos sundimit të ligjit. Së pari, këta pushtetarë mund të mos jenë shqiptar normal. Së dyti e vë theksin në faktin se si kjo sëmundje demonstron jodobishmërinë e interpretimit të veseve për anën pragmatike e të qenurit sundues i përjetshëm. Natyra e tyre përdoret për të prodhuar xhelozinë, mosbesimin, veprimet e dhunëshme dhe i nënshtrohen ligjeve të xhungles.

Përparimi i drejtësisë përmban: Idenë e një qëllimi kombëtar që duhet ta ketë çdo shqiptar, drejt së cilës sunohet krijimi, themelimi e një drejtësie, të cilat janë në përputhje me frymen e ligjeve, dhe populli me një logjikë të pjekur për të shkuar pas tij.

E cila është detyra më e favorshme e çdo politikani dhe kur është momenti, i cili duhet të vijë patjetër ndonjëherë dhe që duhet të rroket në menyrë të pagabueshme nga ana e shqiptarëve të ndershmë e patriot, për të mbrritur me anë të një revulucioni gjithë popullor në parimet demokratike në një gjendje ku duhet të jemi, prej ku mund të vihet në lëvizje një demokraci e qëndrueshme, e cila që nuk mund të prapësohet më nga asnjë autokraci apo krim politik, nga asnjë zagar e servil, drejt më të mirës dhe përparimit kombëtar.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx