Mendime
Afrim Caka: Ora kombëtare
E shtune, 21.01.2017, 07:24 PM
ORA KOMBËTARE TANIMË BIE GJITHNJË E MË KOMBUESHËM
Nga Afrim Caka
Sot nuk mund të tolerojmë përseritjen e dështimeve historike...
Pas me shumë se tetëmbëdhjetë vjetësh, ka ardhur koha t’i tregojmë vendin injorancës dhe servilizmit shqiptar. Të errësosh rolin politik duke lëshuar stuhira do të thotë të krijosh një shoqëri shqiptare të verbuar, aq më shumë e keqja merr forcë dhe godet pa pushuar otimizmin dhe kuptimin e të qenurit shtet i lirë! Kjo është marrëzia i gjithë kësaj çoroditjeje? Mania për sundim. Edhe njëherë, shqetësimi për “popullin” nuk duhet të errësohet apo të zavendësohet nga tundimi për të mbrojtur vetëm interest të ngushta vetjake apo qofshin ato partiake.
Më pak dogma, më pak mosmarrëveshje me vetveten. Më pak mosmarrëveshje, do të thotë më pak fatkqësi, më pak tradhti: nëse s’është e vërtetë, qofsha i gabuar.
Kemi shqiptar që nuk kanë njohuri mbi vendin tonë, ndërsa mbi armiqtë kanë njohuri të plotë! ?mitizuesit shqiptar ndoshta do të kishin fat edhe këtë herë, sikur të ishin treguar më të kujdesshëm. E kjo mungesë kujdesi lidhej me fobin kundërshqiptare, atyre që, siç u përmend në këtë shkrim, edhe në most e përligjin krejt krekosjen e tepruar kundërshqiptare, në njëfar shkalle nuk mund të shërbente si rrethanë lehtësuse për ta. Pjella kundërshqiptare ka qenë dhe mbetej më i padurueshëm ndër shqiptar, madje në zemër të saj.
Dardania e goditur fort këto kohët e fundit nga një lloj egërsie politike, informative, dhe televizive serbe. Sot, shteti dhe shoqëria shqiptare po përjeton sfidën e një kalimi të vështirë nga mos dija e ndrydhur dhe e shtrembëruar deri te mungesa e kulturës politike. Mungesa e ngritjes së denjitetit kombëtar dhe të maradhënjeve ndërpartiake, del i gjymtuar dhe i fyer.
Ky në fakt është një turp historik për kombin tonë, por tani që kemi edhe shtetin “të fortë” duhet që t’u tregojmë vendin Serbisë! Kryeministri aktual shqiptar Isa Prapashtica nuk duhet të pyesë fare për shpifjet që po ngre reaksioni primitiv serb aktualisht ndaj “murit dhe trenit exspres” dhe nuk duhet të pyes për shpifjet që po ngre reaksioni i errët serbo-frances aktualisht ndaj edhe ish kryeministrit Ramush Hajredinajt... Është një shembull i rrallë i moralitetit, kur tëtëmbëdhjetë vite pas luftës, kryeministri dhe kryetari qoftë largët, me pamje politikanësh të shkujdesur, vazhdojnë të kenë brerje ndërgjegjeje, jo për një gabim, nga që gabimet që u bënë në marraveshjetë me shkja e turq, por për mundësitë e tyre intelektuale janë tepër të mangëta, ndonëse desh na lënë në baltë përballë trenit RUS me ikonografi me mbishkrime alinesh. Kaq do ti duhet retorikës serbe, për të hedhur një hije të zezë mbi Dardaninë, sa herë që shfaqej në Mitrovicë, siç shihet në këtë foto.
Lëvizja Kombëtare Dardane sot gjendet në udhëkryqin e madh historik: ndërmjet mitit për “Kosovën e Metohinë” e aparatit pushtues serb dhe mjerimit politik, moral, shoqëror e shpirtëror të zhbërjes kombëtare. Si shtet dhe si komb..!
Karakteri i çdo lëvizje kombëtare është historik, çlirimtar, për ta ndryshuar pozitën tonë historike. Mu në një moment historik Lëvizja e jonë Kombëtare u shkapërderdh në dhjetra parti e në qindra liderë. Kështu, qeveria e jonë i përngjan sot një loje politike, lojë me fatin e kombit dhe si të mbetemi gjallë. Filozofija e kësaj politike e pritjes, përuljes, servilizmit dhe amullia e sotme politike dolën shumë të dëmëshme dhe shterpe. Pritja dhe përulja para armikut ishte po aq vetëshkatërruese sa edhe vetvrasja. Serbia dhe Turqia na kanë vënë në një rreth, por edhe ne vetë e kemi lidhur keq vetveten. Tërë strategjia jonë politike është përqendruar në pritjen e bisedimeve e të marrëveshjes në Bruksel. Por çfar mund të pritet nga bisedimet kur në politikë nuk vendos drejtësia, por interesi, lakmia, hajdutëria dhe fuqia?!
Pozicioni ynë i sotëm kombëtar është ai i viktimës që klith në udhëkryq, perspektiva është e ngrysur, e paqartë dhe e pasigurt. Dihet se uji që nuk rrjedh bëhet moçal, por edhe populli që nuk lëviz historikisht, stërkeqet dhe vetëshkatrrohet.
Gjendja e sotme kombetare akuzon jo vetëm ata që e kanë krijuar, por edhe ata që e kanë toleruar atë. Akuzon historikisht Hashim Brojën e Isa Prapashticën dhe Edita Tahirin për komoditetin dhe konformizmin tyre politik e mjeran për avazin e tradhtisë, mashtrimit, mbjelljes së pasigurisë dhe të dyshimit në vetveten, për brezat e humbur dhe skllavërimin moral, shpirtëror e kombëtar.
Kjo klasë politike e jona as ka mundur të shmangë këtë llojë politike, as ta ndryshojë gjendjen e saj. Kjo gjendje nuk mund të qëndrojë më pezull. Jemi vonuar historikisht nga këta bandilla. Nuk bën vetëm të vështrojmë e të vajtojmë historinë, por duhet ta krijojmë atë me ndihmë e nacionalistëve intelektual. Nuk mund të ketë pluralizëm politik pa nacionalizëm, siç nuk mund të ketë pavarësi pa shtet të plotë. Sot nuk mund të gëzojnë më mandatin ata që e kanë përligjur besimin e vullnetin tonë.
Kombi ynë sot gjendet para alternativës historike: ose institucionalizimin shtetëror, ose shpallja e moratoriumit të përgjithshëm të partive politike.
Momenti historik kombëtar shtron domosdonë historike të gjallërimit të politikës sonë Kombëtare, të veprimit dhe të përgjegjësisë historike. Sot askush nuk vë në dyshim vullnetin dhe vetëdijën tonë kombëtare, por vendosmërinë dhe përkushtimin tonë. Drama jonë kombëtare është tepër e ndërlikuar dhe tepër e rëndë, sa që kërkon sakrifica shumë më sublime. Atë e godet njësoj si kriza e thellë politike e ekonomike e shtetit Dradanë, si qëndrimi mos përfillës i faktorit ndërkombëtar. Nga pozicioni kombëtar që do të krijojmë sot, do të varet edhe fati ynë nesër.
Duke dashur ta mbyll këtë shkrim, nuk kam se si e lë të hapur duke cituar edhe një here ish të burgosurin politik Kadri Kusarin, Dushin, i cili na jep nota shprese duke na kujtuar se “vetëm e ardhmja është e sigurt si një realitet pozitiv, edhe e tashmja mund të bëhet e jetueshme nëse ne veprojmë me kokë...