Kulturë
Luan Kalana: Binjaket Shqiptare
E marte, 24.01.2017, 08:19 PM
Luan Kalana
BINJAKET SHQIPTARE
1-K a ç u r e l j a...Princeshe Shqiptare
-dialog arbëror
Djaloshi:- Shqiponja jonë krenare e Malsisë,
mburoja kreshnike e qiellit arbnor,
qe shikon gjilpëren në mes të kashtës,
që fluturon nga Cameria ne Kosovë,
a e ke parë bukuroshen e Dheut,
ku hedhin vallen shtojzavallet,
kukllën më të bukur te botes ? !.
Shqiponja:-Bukuroshet fluturojnë gjthandej,
i kam parë në foto,statuja të gjalla,
më të shenjtën që ma ka zëne syri,
një vajzë me flokë ari Kaçurel,
princeshën shqiptare syshkruar.
Djaloshi:-Zemra ime digjet,dridhërohet ta takoj,
o e marr per jetë, per besë,o bëhem fli,
e dua nuse me falmirin kuq e zi,
të këndojë si gjeraqina për Liri.
Shqiponja:-Shko merr rrugën Egnatia,nëper Iliri,
mbaju në Vlorë në sheshin e Flamurit,
kur te dalë dielli,floket i ndrin si flori,
kapërxe ylberin,do te shohësh engjëllin,
Kaçurelja,mezi pret të prëqafoje në Shqiperi.
Djaloshi-Sa ishte e vogel,ëngjell,
kaçurelen e mbanin ne prehër,
tani që u rrit,princesha shqiptare,
ënderrojmë,secili ta ketë në zemër !
2-PAGEZIMI I DJALIT
1. PAGEZIMI I "KINGUT",djalit
Kërkoja një mbrëmje në errësirë si i verbëri,
ca plaçka ,relike malli shpirti, në kllazet,...
Pa dashur zbulova nje qeskë ,një thesar,
gërsheta e prerë të vajzës, nje metro të gjatë ..
Shtanga , e përkedhela ,.. ishte qelibar,
kur ish e vogël,gërsheta i prekte në tokë,
si ne tezgjah ,një orë kur ia krehnim,
Pyesja ,.kërkoja,-Ku janë….te djalit baluket ?!..
Sa herë merrnim udhët e kurbetit,
në shkolla,ushtar,jashtë shtetit,
nëna vec amanetit, “Rrugë të mbarë ! “,
bashkë me lotët,. na puthte në ballë.
Kur ika në marinë nëpër dete,
nëna më preu baluket për mall,
e dinte ,do më qethnin zero ushtar,
deshte t’i mbante ,ti perkedhelte si ar.
Sa ishim të vegjël,në Korçë e Tiranë,
na i krihte flokët spirale me honde ,
i lëpinte si çupkat,të rinin të ngrira,,
gjersa beri motrat ,vajza me rradhë.
” Ritin ” përsëriti me djalin ,me nipin,
Nëna e perkedhelte,e mbante në gji,
e ëma lante, veshte e ushqente,
nëna baluket me pështyme ia dredhte.
Nje ditë të bardhë djali kish ditëlindjen,
nëna na mblodhi me këngë në valle,
si prfti preu nipit cullufet,i lagu me vaj misri,
tymin temjan të kandilit shkundte me ca fjalë.
Librin e Abetares ia kendoi mbi kokë,
e përqafoi ,e puthi në bjonde flokë,…
Kjo ishte ceromonia zyrtare e “fshehtë”,
” Pagëzimi ” i shenjte, i djalit me baluket.
Nëna mbajti peng për mall baluket,
mes fanellave të leshta në sëndyqin e pajës,
me ere parfum nga lulet livando në vazo,
gjithnjë të freskëta,të lagura…nga lotët….