Pilo Zyba: Shtëpia që mban frymë
Kur dola nga varrezat, dielli ishte i fortë, pothuajse si saç. Binte mbi mermerët që kishin dritshmërinë e pasqyrës, dhe në rikoshetë kthehej e të verbonte sytë. Si gjithmonë më habit fakti që bota vazhdon normalisht, ndërsa ti del nga një vend ku koha nuk lëviz më...


























