Vërtetësi
Kastriot Dervishi: 1958/Letër shokut EH nga kampi i Semanit - “Na përbuzin dhe na rrahin si kosovarë”
E hene, 16.02.2026, 06:51 PM
Emigranti
nga Kosova, Brahim Hazizi, i vendosur në kampin e Semanit, i shkruan një letër
E.Hoxhës, e cila protokollohet në Komitetin Qendror më 10.6.1958, në të cilën
midis të tjerash thuhet:
“Lamë
vatrat, i vumë kryqin shtëpisë, duke lënë familjen pa zot në shtëpi dhe erdhëm
në RP të Shqipërisë me bindjen se do të gjejmë përkrahje nga partia, duke na i
dhanë të drejtat e barabarta pa dallim shtetësie, sepse kombësia nuk na ndan.
Kurrë s’kemi duruar serbianin, as malazezin të na cenojë nderin, por këto raste
që po ndodhin mbi ne nga ana e organeve qeveritare të Shqipërisë: duke na
përbuzë me sharje dhe rrahje, këto s’janë të rralla... Ju lutem, në rast se na
konsideroni si armiq, të na pushkatoni ose burgosni. Prandaj kjo asht ba e
padurueshme nga ana jonë”.
(letra është e gjatë)









