Vërtetësi
Kastriot Dervishi: Musa Puka, drejtuesi i shërbimit sekret në qeverisjen e Fan Nolit, i vrarë me atentat
E enjte, 13.11.2025, 06:47 PM
Musa Puka, drejtuesi i shërbimit sekret në qeverisjen e Fan Nolit, i vrarë me atentat
Nga
Kastriot Dervishi
Ndryshimi
i pushtetit pas kryengritjes së qershorit 1924, solli edhe ndryshimin e
drejtimit të të Zyrës Sekrete të MPB, pavarësisht se drejtuesi i ri, Musa Puka
(1891-1942) do të ishte deri në fund të detyrës zëvendësisht (i komanduar).
Periudha e tij në detyrë: 31 gusht 1924 deri më 20 janar 1925, me pagë 380
franga ari.
Ai
ishte një ushtarak që punonte te Zyra Sekrete nga viti 1922. U nxor në lirim,
por u emërua kryetar komune. Pastaj u mor me tregti si sekretar i shoqërisë së
çimentos. Më 1935 burgoset 3 vjet si i përzier në kryengritjen e Fierit. Pas
daljes nga burgu, në v.1938 emërohet nënprefekt në Mallakastër. Me ndryshimin e
pushtetit pas 7 prillit 1939, aktivizohet menjëherë në Zyrën Sekrete të MPB-së,
ndërsa emërohet inspektor i MPB-së më 12 tetor 1939. Në shënimet e pas vitit
1939, Puka shënohet si shumë mik me Maliq Bushatin dhe armik me Musa Jukën nga
viti 1926. Punoi në Zyrën Sekrete e më pas në Zyrën Politike dhe të Personelit
1939 – 1941, për aq kohë sa ishte ministër Maliq Bushati. Me ardhjen në pushtet
të qeverisë së re të Mustafa Krujës, largohet nga Tirana. Më 19 janar 1942
emërohet prefekt i Elbasanit. Vritet nga komunistët me atentat në këtë qytet
(nj? e shtënë pushke nga punishtja e orizit) më 2 tetor 1942, vetëm pak ditë
pas mbledhjes së Pezës, ku kishte qenë planifikuar edhe pjesëmarrja e tij. Emri
i atentatorit nuk u bë kurrë publik, megjithëse një emër përflitej gjithnjë në
Elbasan.










