Vërtetësi
Kastriot Dervishi: 35 vjet nga vrasja e Josif Budos në Kavajë
E enjte, 10.07.2025, 06:56 PM
35 vjet nga vrasja e Josif Budos në Kavajë
Nga
Kastriot Dervishi
Pas
demonstratës antikomuniste të datës 4.7.1990, policia e Durrësit dhe Reparti
nr.326, kryen më 10.7.1990 një "operacion spastrimi", por "pa
marrë si duhej masat organizative".
Rreth
40 të rinj të moshave 15-19 vjeç u rrëmbyen nga policia, në rrugët e Kavajës
dhe në plazhin e Golemit, u dërguan në Durrës dhe u qethën. Asnjë shpjegim nuk
jepnin. Sigurimi i procedoi por hetuesua i liroi se nuk i gjeti vepër penale.
Këto veprime terrori ngjallën reagime qytetare, deri në përplasje me armë. Mbrëmjen e datës 10.7.1990, fare pranë shtëpisë së vet, u vra nga policia Josif Budo. Ndërkohë raportet theksonin se dy vëllezërit e Josifit ishin futur në ambasadën gjermane në Tiranë, ndërsa vetë ai nuk kishte mundur.