E premte, 21.03.2025, 04:45 PM (GMT)

Vërtetësi

Kastriot Dervishi: Vrasja e dytë në kufi e vitit 1990

E merkure, 26.02.2025, 06:55 PM


Vrasja e dytë në kufi e vitit 1990

Nga Kastriot Dervishi

Vrasja e dytë në kufi e vitit 1990, u bë në 16 shkurt, ora 23.15, në postën kufitare Guras në Rrethin e Pogradecit. Brahim Buzi (1944-1990), me origjinë fshatar i pasur, i cilësuar “kulak”, u dënua 4 herë nga regjimi komunist. Në vitet 1966-1988 vuajti mbi 25 vjet heqje lirie. Pas lirimit nga burgimi i gjatë, nuk kishte rrugë tjetër veç arratisjes. E provoi sërish në rrethin ku u orvat herën e parë, por kjo përpjekje rezultoi fatkeqe. Pas shenjës që la në pengesën elektrosinjaluese, u dha alarmi në postat e atyshme. Njëri ushtar, i përkushtuar ndaj ndjekjes, hoqi këpucët që mos dëgjohej zhurmë, e ndoqi zbathur, ndërsa tjetri e qëlloi me kallashnikov me dy plumba në kohë nga 4-5 metra larg. "Njeriu i ri".



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx