Vërtetësi
Kastriot Dervishi: Vrasja e tretë dhe e katërt në kufi në vitin 1990
E enjte, 27.02.2025, 06:57 PM
Plumba
në Korab
Nga
Kastriot Dervishi
Vrasja
e tretë dhe e katërt në kufi në vitin 1990.
Tre
shokë, Enver Malko, Sokol Hado dhe Frederik Haruni, nisen nga Cërriku në
drejtim të kufirit, Korabit, me qëllim arratisjeje. Zgjodhën këtë vend sepse
Haruni para dy vjetësh kish qenë ushtar në postë kufitare. Gjatë rrugës Enver
Malko u rrëzua dhe u plagos. Nga kjo rrethanë, ata u ndanë Enveri dhe Frederiku
bashkë dhe Sokoli veçan. Enveri dhe Frederiku mundën të avancojnë nëpërmjet
përroit të Gramës, por ora 7.30 të datës 25 shkurt 1990 ranë nën plumbat e
kufitarëve. Në vendin e quajtur Bjeshkët e Zonjave, Frederiku u vra (u varros
pas tri ditësh), ndërsa Enveri u kap. Sokoli humbi çdo gjumë. Pas një muaji e
shpallën në kërkim.
Kufoma
e tij u gjet më 18.5.1990 në sektorin e postës së Vrejtës, në vendin e quajtur
Përroi i Gramës, rreth 2 kilometra larg kufirit.
Enver
Malko, i mbjetuari i vetëm nga kjo masakër, u arrestua dhe u akuzua fillimisht
në bazë të nenit 47/gj (tradhtia ndaj atdheut, dënohej nga 10 vjet ose me
vdekje) të Kodit Penal. Më pas, akuza iu ndryshua në bazë të nenit 127 të Kodit
Penal (kalimi i paligjshëm i kufijve, dënohej deri në 5 vjet heqje lirie).
Gjykata e Rrethit Dibër, me vendimin nr.91, datë 9.6.1990, e deklaroi fajtor
dhe e dënoi me 1 vit e 6 muaj heqje lirie. Dënimin e vuajti në Repartin nr.301
Batër. U lirua me kusht më 22.2.1991 dhe më pas, me eksodin u largua në Itali.