E merkure, 10.12.2025, 11:12 PM (GMT)

Vërtetësi

Kastriot Dervishi: Biblioteka Kombëtare

E merkure, 10.12.2025, 06:34 PM


Në numrin 56 të datës 10.12.1922, "Fletorja zyrtare" njoftonte se ishte përuruar në Tiranë, brenda Ministrisë së Arsimit, Biblioteka Kombëtare. Profesor Karl Gurakuqi ishte emëruar më 9.6.1922 drejtor i Bibliotekës së Shtetit. Kjo bibliotekë ishte formuar fillimisht në Shkodër më 16.4.1917 me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të Arsimit në Shkodër, Luigj Gurakuqi, kur u krijua bërthama e parë e bibliotekës e quajtur e komisisë letrare, e cila njohu si mbikëqyrës Hilë Mosin e më pas Luigj Naraçin. Më 10.7.1920, ministri i Arsimit, Sotir Peci, urdhëroi që biblioteka të shpërngulej në Tiranë pranë Ministrisë së Arsimit. Njoftimi bënte të ditur se biblioteka kishte 6 mijë vëllime. Njoftohej se kontribute kishin dhënë për pasurimin e bibliotekës, qeveria franceze, kolonitë shqiptare në Rumani dhe Mit'hat Frashëri.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx