E shtune, 21.02.2026, 09:11 PM (GMT)

Kulturë

Vladimir Muça: Adem Zaplluzha - Fluturimet e korbave

Pas botimit të mbi 70 vëllimeve poetike në këtë moshë të një pjekurie të thellë, Adem Zaplluzha doli para lexuesit me një staturë krejt të re, me prozën poetike. Gjatë leximit të kësaj vepre, të botuar me shumë profesionalizëm nga shtëpia botuese “Blendi” e Prizrenit, konstatojmë se libri “Fluturimet e korbave në netët pa hënë” të godet si një trokashkë në lobet e trurit pyetja: - Përse Ademi pas 70 librave poetikë, më së fundi, u ul të shkruajë në një zhanër krejtësisht të ri, në formatura të ekstrakteve ...

Sejdi Berisha: Udhëtimi të cilin e përfundova duke biseduar me Migjenin në Shkodër...

Para se të nisesha për në Tiranë dhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë, kisha dëshirë që, që në fillim ta fiksoj titullin për këtë shkrim të çuditshëm dhe me shprehje ndijimi si në vargje dhe në poezi, kur poetit i këndon shpirti për ta dëgjuar njeriu, për të mësuar bota...! Dhe, ishte hera e parë që frikësohesha se nuk do t’ia qëlloj titullit i cili do të puthitej me mesazhin e shkrimit. Mirëpo, vendosa që derisa ta përfundoj shkrimin, as mos ta lodhi kokën për titull. Dhe kështu edhe ndodhi. Nuk di a ia kam qëlluar! ...

Aristotel Mici: Naim Frashëri - Apostulli i shqiptarizmës

Në relivin e letërsisë shqiptare Naim Frashëri me veprën dhe fjalën e tij të frymëzuar shënon majën më kulmore të mendimit poetik, duke u bërë një burim dritëdhënës për zgjimin e ndërgjegjes kombëtare në dekadat e fundit të shëkullit XIX dhe më pastaj. I pushtuar nga angazhimi i madh i atdhëtarisë ai u tret për idealin e shenjtë të përlindjës së kombit të vëtë. Ai digjej nga dëshira për ta parë Shqipërinë të çliruar nga robëria shekullore turke...

Timo Mërkuri: Tek guri që ndez sevdanë

Kur para disa kohësh botova shkrimin “Në Himarë, ku dhe Zoti vjen i ftuar”theksova faktin se poezitë e Kristo Çipës , nuk të shijojnë kur i lexon. As i ulur në tavolinë të punës dhe as i shtrirë në divan. Sepse këto… vetëm mund të këndohen nga një grup iso-polifonik., nuk e dija se Kristo Çipa po pregatiste një libër të ri. Këtë e mora vesh atë ditë, kur bashkë me poetët Agim Mato dhe Andrea Zarballa i shkuam për ngushëllim në shtëpinë e tij në Himarë, për ikjen e të jatit...

Gëzim Llojdia: Deputetët e kohës së mbretërisë

Deputetet e legjislaturës së tretë të mbretërisëFotografit e marrë nga shtypi i kohës i përkasin kohës së mbretërisë së Zogut. Në fotografin e parë përpara parlamentit kanë dalë deputetët e legjislaturës së tretë të kohës së mbretërisë. Në këtë foto shquhen deputetët në radhën e parë: Dr Jani Melo, Stavro Stavri, Xhavit Leskoviku, Fuad Asllani, Ymer Strazimiri, Hiqmet Derlvina, Pandeli Evangjeli, Fejzi Alizoti, Faik Dishnica, Ferit Vokopola, Izedi Besmiri, Hafëz Xhemali, Lame ...

Ilir Shyta: Pojanaku botohet në Athinë

Poeti i njohur shqiptar Dhimiter Pojanaku, fitues I shume cmimeve poetike kombetare dhe nderkombetare, I cilesuar nga kritika si mjeshter I gjetjeve poetike, me gjuhe lakonike e sugjestionuese, sapo eshte botuar ne Athine, ne gjuhen greke.Vellimi poetik titullohet i shqiperuar “ Pylli leviz ne muzg” dhe permban 100 poezi.Vellimi del nen siglen e shtepise se njohur botuese , drejtuar nga Kostas Valetas.Poezite jane perkethyer ne gjuhen greke nga Niko Kacalidha dhe Dhori Qiriazi...

Fiqri Shahinllari: Na iku Zikua, miq te dashur

Kete ikje te tij aq shpejte nga kjo bote jallane do ta quaja shkak per dhimbje jo vetem personale timen si mik e bashkefshatar i tij por edhe dhimbje shoqerore sic eshte ajo ne te vertete. Nuk desha ta besonja Edmond Shallvarin kur shkrojti mbreme. Por qenka e vertete. Bisedoi mbreme vone me te miku i perbashket Thani Naqo i cili ma konfrimoi gjemen qe ma trazoi shpirtin e me prishi gjumin.Ziko Kapurani, penearti e gojemjalti, luftetari jo me arme luftarake ...

Timo Mërkuri: Pulëbardha e Jonit

E pata mik në rininë time. Ai erdhi nga Janicati i Theollogos, i ri dhe i bukur. I pafajshëm si një pulëbardhë. Atë kohë, djalë 17 vjeçar, ndonëse puntor në ish Ndërmarjen e Ndërtimit Sarandë, për mua, të gjithë ata që mereshin me art e letërsi ishin njerëzit më të mirë të qytetit dhe domosdo ishin dhe miqtë e mi. Kështu u miqësova dhe me Spiro Llajon e porsaardhur në Sarandë. Bisedat e vrullëshme si mosha, debatet plot passion si ëndrat, ndarjet mbrëmjeve ...

Kristaq Turtulli: Se poetet nuk vdesin

Iku Poeti udhës së pafundmeNuk priti radhë,Se poetet nuk vdesin ata ikin dhe vijnë.Veshur me kostumin e vjeshtës së dytë.Ne krah, me vello të bardhëkish fjalën ngrohtë poezinë,Ngushtë i vinte ne trup këmisha e portokalltëE vjeshtës së dytë ...

Ymer Halimi: Patriotizmi i kushtëzuar

Edhe sot kronikë e zezë (me 14. II. 1998), milicia e shtetit serb, në vendin e punës, të trafoja e Ferronikelit, e masakroi një punëtor të Elektrokosovës, Abdullahun e familjes së njohur Nikaj! Thanë pushtetarët se ishte pjesëtar i grupeve “terroriste”. Asgjë më shumë. Po ç’donte terroristi me vendin e punës, kur terroristët duan të jenë të lirë me kohë e veprim?! Është e qartë se në ditën e kobshme djali i Nikajve ishte i paarmatosur, e me të ishte edhe një shok pune. Nuk bëri rezistencë kur forcat e sigurisë shtetërore ...

Irena Gjoni: Në ishullin e paemër

Jam në ishullin tim të paemër,me maja e magmë dallgësh,ku fatitë e fatet vallëzojnënë ritin e pagëzimit,të larjes katartikeme valë e shkumë.Ku brenga nanuris të flejënë një varkë dikuatje tej të harruar,ku Joni e rrethrrotullonpareshtur si një fluger,në ngrënie të vetvetestë ishullit të paemër...

Frrok Vukaj: Kosovë trimja po çon fjalë

Kosovë trimja po çon fjalë:-Kush ma qet zanin në Shalë?Tym per tym kush t’jesh me dalë,Nuk ka plumba trimat me i’ndalë.Janë bashkue Nikajt te tanë,Kan kcye lumin e dalë mat’anë.E i kan thirrë fisit t’Mërturit,Me i’bashkue djemt e barutit ...

Hazir Mehmeti: Aki Nuredini, shqiptari në zemër të Vjenës

Nga të gjitha fillimshkrimet, ky më dukët më i vështiri. Njeriu ynë për të cilin do bëjë rreshta më magjepsi me gjerësinë e veprimtarisë, sa humba në gulçimin e respektit dhe sikur nuk gjeja rrugën e shkronjave. Aki Nuredini, më thanë, nuk i do fjalët, as fjalët e mëdha që nganjëherë janë të vogla karshi punës së madhe. Zaten, çdo gjë e kishte arritur me djersën e ballit, që nga babai i tij Elez Nuredini. Kjo ishte jeta me nderë në shekuj në Kamenjanin piktoresk ...

Safet Hyseni: Çeliku zë vend të veçantë në letrat shqipe

Në kulturën dhe letërsinë shqiptare vepra e Kalosh Çelikut zë një vend të rëndësishëm si nga cilësia ashtu edhe nga sasia. Deri më tani për veprën e Kaloshin kanë shkruar shumë kritikë e miq të tij por asnjëri nuk i ka prek disa veçori dhe aspekte të veprimtarisë së tij letrare. Askush nuk është marr me personalitetin e tij, si është ndërtuar, prej nga gjithë ai guxim intelektual dhe ajo çka është më e madhe më e rëndësishme dashuria e tij ...

Dziouba: Zjarri i fjalëve të një poeti shqiptar

Nëse urrejtja ekziston ende mes njerëzve të Ballkanit, tek Jeton Kelmendi nuk gjejmë asnjë lloj urrejtje ndaj njerëzve të nacionaliteteve të tjerëve. Sepse ai nuk është një nacionalist, por një patriot modern. Patriotizmi i Jeton Kelmendit nuk mban maskën e një fanatizmi të sëmurë, pa kompromis, thotë Anna Bagriana. Ai ka luftuar për të drejtën e popullit të tij për vetë-vendosje, por në asnjë rast nuk mohon të drejtat e të tjerëve. Gjithmonë ëndërron paqen për të cilën lutet Nënë Tereza, dhe mendon se  ...

Xheladin Mjeku: Ngritja vertikale poetike

Arqile V. Gjata (1942), poet dhe shkrimtar vlonjat, që jeton dhe krijon jashtë vendlindjes, duke ndier peshën e rëndë të dheut të huaj në mërgim, provokohet nga tema e ngjarje të ndryshme që e prekin unin e tij krijues për të sjellur pak mall vendlindjeje në ambientet e tij ku jeton e vepron. Në librat poetik “Kur trazohet jeta” (2005), “Kurorë me ngjyra” (2006), “Gratë e poetëve” (2009) dhe “Jeta më vjen si poezi” (2010), spikat tema e dashurisë për atdheun, për të kaluarën e tij dhe për dëshirat e pafund të ...

Gëzim Llojdia: Kapedan, na thuaj sa vjeç je?

Albert Vërria , artist i madh i skenës, Artist i Popullit ka sjellë një botim të ri libri i tij quhet :” :"Rrëfim Paradoksal"“Ka lindur në Fier më 3 shtator 1936. Shkollën fillore dhe të mesme i ka bërë në Fier. Rrugës së artit i kam hyrë që në vogëli. Kujton kohën kur ishte fëmijë dhe shkoja në Apolloni.Vazhdoi studimet e të mesmes për zoteknikë, ndërsa e caktojnë të punojë dy vjet në Kukës.Rikthimi në Fier si pedagog në shkollën e kuadrove bujqësore, i dha ...

Poezi nga Drita Lushi

Shtatë javë, që qetësia kishte humbur burrërinë humbëtiraveShtatë javë, që gjumi s’i afrohej ëndërrave e syve Shtatë javë, që shpirti brenda tij nuk flinte,por tek një engjëllore fluturonte ,që- “baba” - thërriste Statujën e bronztë përqafonte vogëlushja me dashuri aty, e vetëm aty shihte me sytë e bukur, imazhin e tij...

Beqë Lokaj: Jeta

Jetova, por jetë s´bëra. Jetën time nuk ia dëshiroj askujt. Ndoshta brezat e ardhshëm, që vijnë tani e tutje, do ta kenë më mirë. Pashë vëtem terr e mosgjë. Thonë se njeriu lind për të përjetuar një jetë normale, por nëse nuk e bën jetën si duhet, atëherë asaj nuk i thuhet jetë. Pse? Sepse jetë bëjnë edhe qenjtë, por asaj i thonë jetë qenjsh, apo jetë qençe. Edhe ajo qenka jetë - jetë e pa jetë. Shkrepje rrufeje, e asgjë tjetër përveç se një krisme të krisur. Ka mendimtarë që thonë se jetën duhet pranuar ashtu siç vjen, qoftë e ...

Gojard Daiu: Kur u kryqëzua Todi Lubonja

Ai mbetet ndër pionierët e RTSH-së dhe kur flet për të, emocionet janë të shumta. Në miqtë e tij të këtij gjigandi të medias vizive shqiptare ai njihet si “babai” i Koncertit të Varietesë, që ka bërë bujë në fillimet e saj. Kujtimet e tij janë të shumta, por ai prek ato më pikantet që me të vërtetë e bëjnë jetën e tij shumë interesante. Flet rrjedhshëm pasi të gjitha historitë e jetës i ka para syve si në ekran televizioni. Mundohet që të kujtojë detaje, pasi ai ishte ...




Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx