E diele, 28.04.2024, 11:22 PM (GMT+1)

Kulturë

Fiqri Shahinllari: Na iku Zikua, miq te dashur

E premte, 19.10.2012, 07:48 PM


Berihaj! Na iku Zikua, miq te dashur

 

Nga Fiqri Shahinllari

 

Kete ikje te tij aq shpejte nga kjo bote jallane do ta quaja shkak per dhimbje jo vetem personale timen si mik e bashkefshatar i tij por edhe  dhimbje shoqerore sic eshte ajo ne te vertete. Nuk desha ta besonja Edmond Shallvarin kur shkrojti mbreme. Por qenka e vertete. Bisedoi mbreme vone me te miku i perbashket Thani Naqo i cili ma konfrimoi gjemen qe ma trazoi shpirtin e me prishi gjumin.

Ziko Kapurani, penearti e gojemjalti, luftetari jo me arme luftarake por me mendim e fjale ari per demokraci na "iku nga duart"  Trupin e ketij njeriu te talentuar,qenien materiale, mishin e kocken e mirit midis te mireve krijues letrare korcare, ne poezi e proze,  po e zbresin dhe e kallin ne varrin e zi. Dhe ai po i ndjek me sy shpirteror qe nga qielli njerzit e tij te dashur tek i hedhin lopatat e fundit te dheut. Une me mendje jam aty duke hedhur tri lopata dheu te lagur me lot.Jane lot caji te Malit te Bardhe, te Qarrrit e te Groshtave,te Shkembit te Zeres mbi Floq, jane gllenjka uji te Izvorit qe ti, Ziko i kerkonje me anen e poezise se fundit derguar ne internet. Jane lot uji Floqi qe "eshte uje  femer" sic te kishte thene i ndjeri yt ate. Jane heshtje e zogut qe kercen hop ketu e hop atje neper plisat e brazdes qe hap bujku ne are. Te qofte dheu i lehte i dashur mik!  Sic po shikoj kete deshirojne edhe miqte e tu te shumte sot qe jane me lot ne sy e zemer te plagosur thelle nga pllakosja e dhimbja per ikjen tende. Kane ardhur bashkefshatre e bashkekrijues,  miq nga Floqi, Korca, Selaniku e nga Shqiperia!

Ne keto caste te dhimbjes se thelle m'u kujtua letra e hapur qe te kam derguar para dy vjeteve. Te kujtohet? Te shkruanja:

I  dashur Ziko! Te falenderoj per mesazhin qe me dergove ne adresen time personale ku me tregonje se familja jote paska zbritur ne Floq ne vitin 1959  dhe qenki larguar qe andej fizikisht e jo menderisht me 1995. Ne vitin 1959 ju paski qene djalke 8 vjecar kur u binje me kembe gurickave te rrugeve te fshatit duke ecur nga shtepia ne shkolle e ne kthim dhe, nderkohe, une isha dyfishi i moshes tende dhe po ate vit  fillova shkollen e mesme ne Korce duke qene konviktor. Me vone  nepermjet poezive dhe shkrimeve tuaja mbushur "bice" me leng jetesor une po ta "skalit" me gleten e tim eti, marangozit Xhelo, qe ti e paske njohur kur ai vinte ne fshat per te takuar vellain e tij-Vasken, pra po ta skalit portretin sepse sic shprehesh vete korijet e Floqit, malet e tij, rruget, shtepite e sidomos njerzit jane portreti jot. Se ti deshiron qe nje emer, qofte prroi apo tufe caji te mbaje emrin tend, se ti e vizitoke cdo vit ate fshat qe te duket si "ylli i botes"me brigje korijesh e me njerez te mire.Se u ngjitke tok me Gone Elezin e fshatare te tjere ne Skerke  e te Burimi i Sules. Mblidhke edhe lajthi. Se librin tim : " Lis ne shkemb" e mbajtke ne tavolinen e shkrimit dhe per kete liber paske shkruar nje faqe ne Gazeten e Athines te cilen ia ke dhene  Agronit per mua. Te falenderoj.

Nga mesazhi jot i sotem dua te vecoj frazen:"..kam respekt per rrenjet e mija." Te pergezoj per kete pohim.Ti je nje prej atyre vlleheve te mire te Shqipwrise qe i bejne  nder jo vetem fshatit por edhe Shqiperise. Edhe pse nuk ke lindur nw Floq ti ke kaluar atje 36 vjetet e jetes tende te moshes me te mire, te moshes se endrrave dhe  deshirave, te realizimeve dhe te pengesave te gjithfarllojshme.Te paret e tu kane qene dhe jane nikoqire te medhenj, i kane dhene shume Ballaknit, shpreheni ju. Plotesisht e vertete.Por ty te dhemb fakti sepse, sic me shkruani,"...historia e vlleheve eshte e pashkruar dhe sikush levron brenda saj me supozime, hamendje, hipoteza...Ndihem vllah ballkanas..." Dhe kjo ndjesi ju ka nxitur qe te shkruani nje liber per kenget vllahe, kenge dhe komente. Nuk e kam lexuar por ma mer mendja se shpirti jot do te kete shpalosur atje ate cfare ndjen. Jam i bindur per kete sepse e kam ndjere ne poezite e tua. Poezite jane forma ideale per te shfaqur ndjesite por edhe per te "mjekuar" plaget e shpirtit e te zemres.Mua me jane ngulitur ne kujtese thurje diellore vargjesh te tilla nga ty, i nderuar poet floqar, po te quaj kwshtu.

...S'e kini pare diellin kamarier

Kur heret me sjell kafene ne verande?

Pale pastaj kur kujtoj percjelljen e mesazhit filozofik te nevojes se bashkejeteses ne harmoni midis feve te ndryshme dhe midis vendeve fqinje te Ballaknit, nepermjet ketyre vargjeve perla:

Ca myslimane m'u bene vellezer

Ca krishtere-ne te mire

e ne te keqe

Per nje turke vura mbles

Shen Elenen,

Islamin vura mbles per nje greke!

Edhe ata qe nuk te njohin personalisht fizikisht  me anen e krijimeve tende te mrekullueshme letrare te njohin qe c'ke me te permes shpirtit tend krijues.

Ti ike shpejt fizikisht i dashur mik. Le vepren tende pas por le edhe endrrat tende te stivosura ne zemer e mendje. Nuk me the nese e perfundove romanin qe kishe ne perfundim, subjektet e te cilit, sic me shkruanje i kishe mare ne Floq dhe se do ta botoje"kesmet nga paranvera e vitit 2012" Pranvera iku, po iken dhe vjeshta e cila nga qe te donte shume te mori me vete duke i bere ziliqare tri stinet e tjera, te cilat kishin menduar, mbase, te te mernin kur te vinte koha dhe jo kaq shpejt! Fli i qete o zemertrazuari Ziko Kapurani, fli se ti do te rrosh ne mendjen dhe zemren jo vetem te familjarev te tu te dashur por edhe ne ato te lexuesve te tu te etshem. Te paca edhe aty ne qiellin parajse ku sapo shkove o miku im Ziko!

Lmtumire me lot ne sy. Dheu te qofte pende i lehte!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora