Kulturë
Timo Mërkuri: Pulëbardha e Jonit
E premte, 19.10.2012, 07:12 PM
Pulëbardha
e Jonit
Poeti Spiro Llajo në ciklin “Kur flasim për Artin Jonian”.
Nga Timo Mërkuri
1- E
pata mik në rininë time. Ai erdhi nga Janicati i Theollogos, i ri dhe i bukur. I pafajshëm si
një pulëbardhë. Atë kohë, djalë 17 vjeçar,
ndonëse puntor në ish Ndërmarjen e
Ndërtimit Sarandë, për mua, të gjithë ata që mereshin me art e letërsi ishin
njerëzit më të mirë të qytetit dhe domosdo ishin dhe miqtë e mi. Kështu u
miqësova dhe me Spiro Llajon e
porsaardhur në Sarandë. Bisedat e
vrullëshme si mosha, debatet plot
passion si ëndrat, ndarjet mbrëmjeve von, pas “grindjeve” letrare, për të
rripritur mbasditen e nesërme, kur
natyrisht do vazhdonim “debatin”, nuk na lanë të shikonim retë e “luftës kundër
burokratizmit” që po afroheshin, për të lëshuar rrebeshin e tyre mbi këtë djalë
të ri. Se ç’lidhje kishte “lufta kundër
burokratizmit” me këtë djalë të porsaardhur nga fshati dhe të punësuar në një punë modeste në
qytetin tim, asnjë nga ne, shokët e tij nuk e morëm vesh ndonjëherë. Por
tejë parullave antiburokratike,
qëndronte fakti i thjeshtë se, ky djalë i ri dhe plot talent guxoi të
kapërcente “klonin” që rrethonte fshatrat tona, me telin me gjëmba të
mospashaportizimit të fshatarëve në qytet. Ky qe mëkati i tij dhe për këtë i kërkohej haraçi.
Ne
ishim të rinj për ta kuptuar këtë, sepse, si gjimnazistë që ishim, jetën e
shikonim nga dritarja e ëndrave rinore. Dhe nuk na shkonte kurrë ndër mënd që,
dhe ëngjëjt e ëndrave tona, dikush, i
ulur në fronin e Zeuzit, i kontrollonte.
Miqtë
dhe shokët, intelektualë të qytetit tim, ndërhynë për ta shpëtuar talentin e këtij djali të ri dhe pas
shumë peripecive, pushteti pranoi që të mos e rikthente në Janicat, por ta
dërgonte “në prodhim”, në ndërtimin e
brezareve në Ksamil. Fitorja qe e të dy palëve:-pushteti “shpëtoi” nderin,
fytyrën e tij, sepse e dërgoi “në prodhim”, të edukohej në punë krahu ( në
thelb, e largoi nga qyteti këtë fshatar), por Spiro Llajo fitoi më shumë, fitoi
Ksamilin dhe detin Jon, pulëbardhë e të cilit u bë shumë shpejt.
Pastaj…jeta
na ndau. Unë në kooperativat e veriut, ai
“eci” në jetë, nga puntor i
brezareve të ullinjve e portokalleve në kamarier në Hotel Turizmin e Ksamilit.
Botoi vëllimet poetike “Një grusht det”,”Motiv Jugor” dhe …pas viteve ’90
emigroi në Greqi.
Më
thanë se vdiq në 2007.
2-Më
thanë se vdiq….dhe mua në ndërgjegje më mbeti
trishtimi i mostakimit vite e vite me radhë. Gjer sot, që nga
përmbledhja poetike dygjuhëshe, e botuar nga
miku ynë Andrea Zarballa, një tufë poezish brofën para meje si një tufë
pulëbardhash, duke shkundur nga krahët
kaltërsinë e kujtimeve
rinore…
3-Ne
shpesh herë kemi biseduar për detin Jon, me aqë passion dhe dashuri, thua se na
përkiste vetëm ne (poetëve,sigurisht). Ndaj unë e kuptoj Spiron kur
shkruan në poezinë “Mora një grusht
det”…Mora një grusht det të shkumbëzuar/…/dhe e ndjeva një çast brenda
gjoksit tim. Kështu e ndjejnë detin
edhe pulëbardhat, brenda vetes.
Dhe
është kjo ndjenjë e madhe dashurie që e
trasformon botën e tij në një botë
detare te poezia “Peshkatarët”…Kam brenda vetes kaqë këngë për
peshkatarët/sa shpirti mu zgjerua si det/…Ulen pulëbardhat nëpër rima/si nëpër
direkë…
Ardhur
nga Janicati, u bë pjesë e detit…Aqë shumë më ka pëlqyer kjo era jote,det/sa
mu bë pjesë e jetës…Aqë shumë më pëlqen ky flladi yt o det/sa I dhashë mbiemrin
tim.
Dhe
unë do të shtoja te poezia e mësipërme “Erioni”, si poshtëshënim, vargun e
imituar…Aqë shumë i pate pëlqyer o deti Jon/sa u bë pulëbardha jote.
Se
vërtet Spiro Llajua fluturon para nesh me krahë vargjesh, si një pulëbardhë.
Herë ngrihet e ulet e herë ri përmbi
valë. Por dhe kur ikën larg, nuk haron që është pulëbardhë e detit Jon.
…Nga
erdhën pulëbardhat këtu/mes fushës së pluguar/sot për detin malli më ka marë/ shkruan
te poezia “Në fushë”.
Dhe
kur është në vendlindje këndon (theksoj “këndon”, se vërtet këndon) si
pulëbardhë mbi valët e Jonit…
Sepse
çastet janë magjike, kur…Dhe hesht si ylber/dhe qan si vesë/dhe flet si
këngë/dhe qesh si hëna/ dhe është e imja.”Çast”
Dhe
çaste të tilla magjike, janë thjeshtë …çaste …Joniane.
4-Nuk
e di, por ndjeva mornica në trup, kur
lexova poezinë”Të kesh një motër”. Motiv i trishtë, sa që s’do ta lexosh
poezinë. Por gjithsesi nuk e kapërcen dot faqen, indifferent jo e jo, por as me
ndërgjegje, për të mos u trishtuar. Dhe
sidomos pasi ke lexuar poezinë “Kur u martua motra” me vargjet njerëzore…Sot
koha është e mirë,por motra qan/…Babi për një çast i vetëm në dhomë rri/Nëna me
motrën diçka thonë/Unë nis të këndoj me shokët e mi/veç fjalët si them dot.
Por
nëse në këtë poezi,pas një trishtimi në
dukje të vetmisë së babait është gëzimi i një jete të re që rinis, poezia “Të kesh një motër” është një det
trishtimi që mba mbi valë vargjet si varka.
A
thua kjo poezi, ishte parandjenja e një ikjeje të shpejtë, si një pulëbardhë e
goditur në fluturim?
…Të
keshë një motër/që të të thotë “vëllai im”/ Të keshë një motër që ti japësh
këmishën tënde/dhe ajo të ta kthejë në një re të bardhë/.. Të keshë një motër
si një burim të kaltër/që të shohësh vetën brënda saj/…
Të
kesh një motër.të kesh një motër/të vijë një ditë në varr të të qaj.
Dhe
unë s’mund ta komentoj këtë poezi, por mund të shkruar anash saj:
-Të
keshë një shok, të keshë një mik, që të të vijë në vargje si një pulëbardhë.
Siç më erdhi sot pas kaqë vitesh, miku im i rinisë, poeti Spiro Llajo.