Kulturë
Frrok Vukaj: Kosovë trimja po çon fjalë
E enjte, 18.10.2012, 07:02 PM
Një jetë luftë, një shekull Pamvarësi (4)
KOSOVË TRIMJA, PO ÇON FJALË
Teksti nga: Frrok Vukaj
Kenduar nga: Zef Beka
Kosovë trimja po çon fjalë:
-Kush ma qet zanin në Shalë?
Tym per tym kush t’jesh me dalë,
Nuk ka plumba trimat me i’ndalë.
Janë bashkue Nikajt te tanë,
Kan kcye lumin e dalë mat’anë.
E i kan thirrë fisit t’Mërturit,
Me i’bashkue djemt e barutit.
Me i’bashkue djemt e fisit,
Me i’nisë luftën Nil Bogiçit.
N’at’ Qaf t’Kolçit ka hip djelmnia,
Ka krisë pushka asht’ tundë Malsia.
Tahir Sokoli mustaqe-gjati,
Po e merr pushka e s’po i del gjaku.
Ç’po ushton ky mali i Drelës,
Kërcet pushka e Kamer Prelës.
Dirgjen shkijet gur mbas guri,
Mitroloz po qet Merturi!
Ç’ka ka thanë, Ai Nil Bogiçi:
-Se s’ka djem, toka e k’tij fisi!
Bre Bogiç mbylle tefterin,
T’vrasim Ty e t’zamë asqerin.
Se ka djem Nikaj-Mërturi,
M’bijnë si lisat e t’fortë si guri.
Janë kala këto bjeshkët e mia,
S’të lëshon-gjallë me dalë Malsia.
./.
(Teksti dhe Video, janë përzgjedhur për ZSh-në nga redaktori ynë në NJ, USA , Zeqir Lushaj)