E hene, 29.04.2024, 02:11 AM (GMT+1)

Kulturë

Ilir Shyta: Pojanaku botohet në Athinë

E shtune, 20.10.2012, 09:23 AM


POJANAKU BOTOHET NE ATHINE

100 LIRIKA NE GJUHEN GREKE

NGA ILIR SHYTA - Doktorant ne letersi

Poeti i njohur shqiptar Dhimiter Pojanaku, fitues I  shume cmimeve poetike kombetare dhe nderkombetare, I cilesuar nga kritika si mjeshter I  gjetjeve poetike,  me gjuhe lakonike e sugjestionuese, sapo eshte botuar ne Athine, ne gjuhen greke.Vellimi poetik  titullohet i shqiperuar “ Pylli leviz ne muzg”  dhe permban 100 poezi.

Vellimi del nen siglen e shtepise se njohur botuese , drejtuar nga Kostas Valetas.

Poezite jane perkethyer ne gjuhen greke  nga  Niko Kacalidha dhe Dhori Qiriazi.

Libri ka per recezente poetet greke Panajotis Argjiropulos dhe Melita Karasaliu. Kopertina nga Ilir Duka.  U kujdes per botimin poeti Iljaz Bobaj.

Libri permban edhe disa poezi qe botohen per here te pare ne gjuhen greke,ne vecanti poezite qe i kushtohet Thessalonikit,qytet i preferuar nga poeti progradecar.

Pas botimit “ Shtepia ime rrotullon qiellin “ ne  Bukuresht , ne gjuhen rumune,perkthyer nga Luan Topciu, ky eshte botim I dyte,i plote i Pojanakut ne gjuhe te huaj.

I pyetur rreth ketij botimi Pojanaku u shpreh :

“Ballkani eshte nje vend I pasur ne fushen e kultures.  Eshte kenaqesi te perkethehesh  ne gjuhet  ballkanase, sidomos  te fqinjeve, sepse  jemi kaq afer dhe duhet te njihemi  ! Ndaj deshiroj te perkethehem  edhe ne gjuhen maqedonase,  serbe, etj.

Poeti  Panajotis Argjiropulos,nje nga poetet e spikatur  te  Greqise se sotme,do te shkruante per librin dhe Pojanakun:

"Poezia e Pojanakut ka nje lirizem dinamik,nderthurur me ngarkese shpirterore dhe lojen e zgjuar te fjaleve.

Prerja origjinale e vargut i jep ton dramacitetit.

Optika e vecante  e shume poezive e nxjerr lexuesin nga kufijte e zakonshem duke i dhene mundesi ta interpretoje poezine me kendveshtrimin e vet, gjere dhe shumanshem."

Shkrimtari I njohur, Doktor  Ardian Christian Kycyku, shkruan :

“ Te rralle  jane poetet e shqipes , te cilet e shohin boten me nje shqetesim kaq te rafinuar ,me nje ndjeshmeri  qe shpeshhere kap  paroksizmin  dhe qe kane me Vdekjen  nje aferi kaq te natyrshme.  Nga kjo aferi  ngjizen imazhe poetike dritherues  dhe me nje fuqi te rralle .Bjeme ndesh  me nje harmoni te eperme ,ku ngjyra tingulli dhe kuptimi I  fjales  rrjedhin njeheresh  dhe mbeten te paharrueshme .Pojanaku nuk di te qahet  nuk di te nderkryhet sipas  kanuneve letrare tashme te mykura,nuk synon ta shnderroje  kete bote te ndertuar keq  apo te rrenuar mire . Hidherimi I tij krejt I vecante,thelbesisht poetik, e fton lexuesin  ne fortesen e poezise dhe, qe Brenda saj, I hap nje sy  nga ku bota  mund te shihet  vetem permes shpirtit te poetit.

Me kete lloj te pari  dhe te flijuari  mes lexuesit dhe realitetit,Pojanaku shkeputet  jo vetem nga poetet bashkekohes  por edhe nga nje pjese e mire e paraardhesve.I vetedijshem per rolin shnderues qe mund te kete sot poezia e vertete,

Pojanaku nuk e honeps  as vetevrasjen metaforike  dhe kjo padyshim ngaqe metafora  vendoset ne shpirtin  e te gjitha poezive  te tij, as murgimin  elegjiak  ne pamundesi . Ai thote,thuhet  dhe njesohet me verbin poetik.

Nje nga pikat kyce te poezise se Pojanakut  eshte ciltersia  fund e krye carmatosese  dhe aftesia per te mebtur e  vetvetishme  gjer edhe ne shenjat e pikesimit. Ciltersia e poetit prek maja  te cilave shume poete  u ndruhen , se mos u semur  imazhin  qe ata vete stermundohen  ta ngjizin ne mendjen e lexuesit. Pojanaku e pranon haptazi  se akti I krijimit  poetik ,sikurse qellimi perligj mjetin , e merr persiper edhe deshtimin edhe zhgenjimet e perbinshme ,edhe kanosjen e perditshme  te harmonise se vrare,edhe shkelqimin e vecante  te dhembjeve te pathena , te plageve te parrefyera,madje gjer edhe etjen  paranoike per lavdi. Ne krijmtarine poetike  cdo paranoje  dhe cdo flijim  jane pjese e se teres,domethene  jane veti mese te natyrshme ,te lindura te poetit. Fshehja ose arnimi I tyre e shpjene lexuesin ne qorrsokak. Vetvetia e lirikes se Pojanakut jo vetem qe nuk e cenon  mozaikun fillestar  por e ploteson dhe I lehteson frymemarrjen.

Kam bindjen se Pojanaku, te cilit I kerkojne nje epitaf per vete      ,qysh tani  shkon neper bote I mbytur ne shkelqim , ndonse  syri I kritikes letrare ,ndofta per faj te askujt ,po as per faj te ndokujt .mberrrin jo rralle me mjaft vonese tek poezia e vertete( Bukuresht  janar 2000)

Studiusi dhe krijuese  Nehas Sopaj shkruan :  Nje krijues i rralle, nje poezi dhe nje  modernitet i rralle qe dallon dukshem nga te tjeret. Poezia e Pojanakut nderthen  nje muzikalitet qe tingellon bukur,paster, shqip.

Shkrimtari Fatmir Terziu shkruan :

Pojanaku adhuron detin. Mban të gjitha  poezitë përmendësh.Ky është një detaj tipik i poetëve origjinalë, i poezisë që buron nga brendësia e logjikës, nga makina njerëzore me shpirt, gjak dhe tru. Këtu fillon dhe ndahet ai me disa krijues. Këtu nis dhe gatuhet filozia që rreket tek tektonikja, metafizika dhe horizontalja shpirtërore e vargut të tij.

Pojanaku nuk erdhi si i tillë sot. Ai ishte me vargun e tij në këtë pllajë poetësh të ndjeshëm. Ai ishte dhe udhëtoi me vargun e tij anekënd. Erdhi rishtas me vrullin poetik për të rithënë, atë që duhet ta thoshin, për të rikujtuar atë që duhet ta kujtonin. Pojanakun e kemi pra të tillë. E kemi me trinomin e tij, atë të cilin Krist Maloki, do ta kishte jashtë retorikës së tij të hershme për të madhin Poradeci, për vargun lasgushian, tek i cili shigjetonte (1939), por kur të shihte këtë mantel poetik, natyrshëm do të fshinte tërë atë retorikë me të cilën koha gatoi kostumin poetik të lirikës shqiptare.

Por ndërsa vargu i tipit ‘Pojanak’ ka brenda trion filozofike, natyrshëm jeta, gjallimi i saj, ovacioni i gjallimit të dalë prej saj, janë substanca që e bëjnë të pavdekshme këtë krijesë aq të domosdoshme për tu mburur. Le të mburemi ne ballkanasit me një varg të tillë. Le të themi se Liqeri Ynë prodhon dhe nuk ‘provokon’. Vargu i Liqerit tonë spërkat tërë ciklat e tij margaritare dhe kthen në varg-diamante që konkurrojnë në tërë atë rrjesht të madh konfigurimesh në rrugën kryesore të Pogradecit ku shfaqet emra dhe vepra të njohura poetësh e krijuesish. Dhe kjo falë kësaj dinamike. Falë jetës që gjallon në tre format e poezisë së Pojanakut.

Poeti dhe studiuesi Bujar Plloshtani, shkruan  “ Pojanaku  është poet bodlerian, skalit vargun me konkurrencën e mendimeve të thella, gjithnjë duke futur një kohë poetike vetëm për të ndërtuar një poezi.”

Fjala e tij është më shumë se një lindje frymëzuese e mëhershme brenda shpirtit të tij të lirë, që vihet përballë kohës së turmës, ku trishtimi ngjitet pabesisht fytyrës njerëzore. Me anë të fjalës emocionale, poeti dëshmon kundrejt humbjes, trishtimit shpirtëror, çhumanizmit njerëzor; mbase kjo është një veti e tij e mirë që shquan botën e shpërfillur nëpërmjet të drejtës natyrore, që është arsyeja ndaj të vërtetës njerëzore. Poezia e tij është një grusht i fuqishëm ndaj revoltës, ndaj turmës dhe ndaj trishtimit të verbër të shpirtrave të lirë, dhe nëpërmjet fjalës, tekave të tij hënore, ai mund çdo lakuriqësi mendimesh që mundohen ta zhveshin autenticitetin njerëzor. Një traktat intelekti prej poeti filozof mund të vihet përballë çdo të mete që e ndikon botën dhe ligjet e saja fizike.

Poeti, dhe kritiku , Agim Bajrami citon se “Të shkruash për  Pojanakun, do të thotë të evidentosh një nga emblemat më të spikatura të poezisë shqiptare të pas viteve 90-të ! Pogradeci nuk është se e ka humbur Lasgushin, por e ka atë ende, por në një formë tjetër më moderne dhe më bashkëkohore.”

Krahes saj, Pojanaku  pritet te coje per botim vellimin me te ri . . Nuk dihet nese poeti pogradecar do i`a besoje botimin Tiranes,Shkupit, apo   shtepise  botuese “ Dija’, ne Pogradec, botim I se ciles me "Guret zbardhin naten",  I dha Pojanakut  ‘penden e argjente’’, ne vitin  1993.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora