Agron Tufa: Mollë e lyer me mjaltë dhe helm
Kur mbarova së lexuari 36 tregimet e vëllimit “Trëndafila dhe qiparisa” të Ornela Musabelliut më habiti fakti që kisha të bëj me një libër të parë. Skalitja e subjekteve, laryshia e gjerësia e tyre, kompozicioni i qartë dhe kthesat befasuese nën rrjedhën e qetë të rrëfimit, e mbi të gjitha, zotërimi i pjekur i tekstit, frymëmarrja poetike...


























