Kulturë
Poezi nga Shyqyri Fejzo
E enjte, 02.01.2025, 07:40 PM
Shyqyri Fejzo
Insekti i bekuar
Nëpër
këngë tregime dhe nëpër legjenda
Nami
i bletës ka shkuar deri tek qielli
Koshere
e mjalti mistere mbajnë Brenda
Mjalti-puthje
petale të luleve nga dielli
Bleta
në çdo lule për nektar ka nevojë
Asaj
i ngjan njeriu i mirë që punon
Ai
mbledh mençuri nga çdo përvojë
Përvoja
mësuesja që nuk merr pension
Artizani
model i natyrës e punës-bleta
Mjalti,
fruti i punës saj për njerzimin
Dobi
të madhe sjell në bujqësi-e vërteta
Puna
e saj model për bashkëpunimin
Bletari
që merret me ato, punon si bleta
Mjalti
si fjala e butë që zemrat shëron
Por
vetëm të merresh me fjalë-e vërteta
Thënia
"mjaltë,mjaltë"gojën se ëmbëlson
Të
gjithë njerzia ju duan tu kenë pranë
Ky
mendim jashtë nesh mos u ndaftë
Vetë
bleta atëhere do të gjente belanë
Dihet
se nuk bëjnë gjithë mizat mjaltë
Servili bashkëkohor
Ai u lexon hollë
eprorëve pritshmërinë
Mjeshtër
i notit në hierarkitë sociale
Me
ata ballancon ambicjen e përulësinë
Synon
vend të qetë në orbitën locale
Për
të nuk mjaftojnë ditë javë e muaj
Është
gatuar me servilizmin bashkëkohor
Gjithnjë
synim të fitojë nga drita e huaj
Ashtu,qetë-qetë,
pa gjak dhe pa horror
U
sosën lavdërimet e propozimet Bubuqit
"Të
madhit" pranë i ndodhet, si rastësisht
I
buzëqeshur krejt, pa heq dorë prej huqit
I
zbraz grykën thesit, ashtu krejt butësisht
-Ajo
jotja ti thotë asaj times, them unë
"Për
ndonjë pazar a ndonjë punë?"
-Ti
thotë me të dua të fle sonte gjumë
Tek
jot shoqe ajo ka besim shumë
Si
e ke zënë ti me mua more byrazer
Do
kërkosh ndonjë herë për një natë
S'
është mëkat e turp për ty, po nder
Që
për një natë të këmbejmë dhe grate.