Kulturë
Timo Mërkuri: Valsi i dashurisë
E diele, 29.12.2024, 07:58 PM
VALSI
I DASHURISË
Nga
Timo Mërkuri
Ilirian
Zhupa është një poet që gjithmon të tërheq vëmendjen me krijimet e tij dhe të
bën të ndalosh para tyre, si para një magjie natyrore. Kështu, poezia “Ëndërr”
e tij, e shkruar më 1984, paraqet një krijim cilësor modernist në poezinë
shqipe, ku si rrallëherë ndërthuren lirizmi i hollë, ndjeshmëria estetike dhe
simbolika ekzistencialiste. Si gjithmon, përmes detajeve të shfaqura në formë
e lëvizshëmri dhe një tensioni shpirtëror, poeti ndërton një krijim të pasur me
imazhe të gjalla e thellësi filozofike, i cili pasqyron një moment sa intim aq dhe
të përjetshëm mes natyrës e ndjeshmërisë njerëzore, duke e vendosur poezinë në një
hapësirë introspektive dhe universale. Nqse do kërkonim veçantitë e kësaj
poezie unë do shënoja:
1.
Estetika e detajeve dhe shfaqjet intime janë elemente të harmionisë artistie që
ndërtojnë atmosferën e veçantë të veprës. Figura e vajzës në poezi shfaqet me
ndjeshmëri të rrallë, ku natyra dhe trupi i saj ndërthuren në një harmoni
poetike dhe syri i poetit mbetet i "gozhduar" mbi ato: "Krihte
flokët mbi pasqyrat e harruara të pellgjeve, / Përkëdhelte supet me sy.” Përshkrimi
i flokëve si “një myshk i njomësht, i artë” krijon një ndjesi butësie dhe delikatese, ndërsa shfaqet edhe
gjallëria e trupit të vajzës përmes frazave si “nën ta fërgëllima e fshehtë e
gjinjve, / Diç fliste qartë.” Këto vargje shfaqin një estetikë ku detajet
përshkruajnë jo vetëm lëvizjet fizike, por kryesisht përjetimin shpirtëror, sa
që lexuesi mund të hamendësojmë dhe ndonjë idil të poetit. E pse jo, djalosh i
ri ka qenë kur e ka shkruar, ndaj ndjehet nëpër vargje një drithërimë zemre, ndërkohë
vajza shfaqet si simbol i natyrës dhe spontanitetit, duke i dhënë poezisë një
ndjenjë çiltërsie të pastër.
2.
Poezia pasqyron ndikimin e imazhizmit modernist përmes përqendrimit në çastin e
vallzimit dhe në detajet e tij estetike. Skena e vajzës, që në lëvizjet e lira e
natyrale, duket sikur loz me erën (apo me ëndrrën) reflekton një moment të
ngrirë në kohë: “Vërtitej mbi pulpët e saj të arrira, hepohej, / Kërcente dhe
mbi tokë peshonte me njërën.” duke shpalosur lirinë dhe aerobinë e trupit të saj
dhe lidhjen me natyrën. Elementet e thjeshtë si toka, era dhe lëvizja krijojnë
një skenë vizuale të fuqishme, duke shmangur tepri të panevojëshme emocionale
apo moralizuese, në përputhje me parimet e imazhizmit modernist. Gjithashtu,
vargjet: “Përkulej, vraponte, përzinte, dorëzohej / Dhe puthej me erën,” ofrojnë
ndjenjën e një harmonie mes lirisë së individit dhe natyrës, duke e ngritur përvojën
personale në një dimension më të gjerë universale. Lexuesi sigurisht ndjek me
mendje gjatë leximit të vargjeve lëvizjet e vajzës dhe kjo është një
karakteristikë e poezisë së Zhupës për të cilën kemi folur.
3.
Një nga bazat kryesore të poezisë është shfaqja e tensionit shpirtëror të
poetit, i cili nis e ndjen gradualisht një dashuri të pastër, por refuzon
ndërhyrjen ( e tij si djalosh, hero lirik dhe poet), e cila mund të prishë
harmoninë e asaj që sheh, dilemë kjo që shprehet kryesisht në strofën e fundit,
për të cilën do flasim më pas. Lirizmi ekzistenci-alist i kësaj poezie shfaqet
në përballjen midis dëshirës dhe ndrojtjes, ku poeti zgjedh të largohet për të
ruajtur të paprekur atë çka i duket e shenjtë.
4.
Poezia “Ëndërr” shumë lehtë mund të krijohej në frymën e romantizmit, pasi
linjat e saj janë të dukëshme, por poeti e krijon në formën moderniste përmes
përqendrimit në përvojën individuale dhe shmangies së narrativës tradicionale.
Shfaqiet e imazheve janë të ndërlikuara, por asnjëherë të mbingarkuara, duke e
larguar poezinë nga epika apo temat patriotike të letërsisë tradicionale. Vargjet:
“Do shkelja ca bisqe të blerta, të njoma” dëshmojnë ndjeshmërinë e poetit ndaj
natyrës dhe delikatesës së vajzës, apo thënë ndryshe: unitetin mes njeriut dhe botës
që e rrethon. Kjo lidhje shpirtërore dhe estetike e vendos poezinë në linjën
moderniste, ku ndjenjat intime dhe përjetimet e vogla zënë vendin e mesazheve
të mëdha epike.
Mund
të themi se kjo poezi e Zhupës vlen të shihet si një testament i fuqisë së
modernizmit për të kombinuar imazhe të thjeshta me ndjeshmëri të thella
filozofike dhe ajo që ka më shumë rëndësi është ti kushtohet vemendje kohës së
krijimit, e cila flet shumë dhe e vendos autorin në avagardën moderniste të
poezisë shqipe në luftën për shëmbjen e mureve të soc.realizmit. Zhupa te kjo
poezi ndërton një univers të ndjeshëm, ku natyra dhe dashuria shndërrohen në
simbole të lirisë dhe të pastërtisë ekzistenciale. Përmes figurave dhe një
lirizmi të fuqishëm, poezia i flet jo vetëm ndjeshmërisë estetike, por edhe
reflektimit shpirtëror të lexuesit, duke e vendosur atë në qendër të traditës
moderniste të poezisë shqipe.
II-Sigurisht
që lexuesi do pyesë veten se ku dhe si
shprehet në vargje lindja e dashurisë së poetit për vajzën, sepse ai nuk na
flet për ndonjë dashuri që “shkrepi” si rrufeja. Sigurisht që nuk ka ndodhur kështu,
dashuria e poetit për vajzën që vallëzon me erën lind në mënyrë graduale, madje
me një delikatesë që reflekton përqendrim të veçantë të tij mbi detajet e
momentit. Kjo dashuri nuk është një ndjenjë e menjëhe-rshme apo një shpërthim
pasioni i papritur, ajo lind si ndjesi që përforcohet me vëzhgimin e lëvizjeve
të saj. Në qoftë se do ta ndjekim nëpër vargje lindjen e kësak dashurie atëherë
do thoshnim se pikërisht strofa e parë është skena që krijon një atmosferë
intime: “Pashë një vajzë që i gëzohej vetes, / Diku mes brigjeve, duke menduar
se s’e shihte njeri.” Pikërisht në këtë moment, poeti fillon të ndërtojë një
lidhje me vajzën përmes vëzhgimit të tij të ndrojtur. Ai nuk është ende i
dashuruar, por ndjeshmëria dhe qetësia e saj e tërheqin si një art që thërret
shpirtin e tij. Dashuria fillon të lindë qartazi te strofa e dytë, ku bukuria
fizike e vajzës dhe detajet e shfaqura poetikisht ndezin një admirim estetik:
“Flokët gështenj mbi kraharorin e plotë i binin, / Si një myshk i njomësht, i
artë.” Në fakt,vëzhgimi i flokëve të saj dhe krahasimi me një element natyror,
"myshkun e artë", sugjeron një përzierje të natyrës me humanitetin e
saj, duke e shndërruar atë në një person të idealizuar. Këtu ndjejmë momentin e
parë të një ndjesie dashurie, të shtyrë nga bukuria dhe harmonia e saj me
natyrën.
Dashuria
si ndjenjë intensifikohet te strofa e tretë, kur vajza shfaqet duke vallëzuar:
“Kërcente dhe mbi tokë peshonte me njërën, / Përkulej, vraponte, përzinte,
dorëzohej / Dhe puthej me erën.” Pikërisht këtu, lëvizjet e saj dhe
bashkëveprimi me natyrën krijojnë një vallëzim që tërheq poetin, pse ai ndjen
se ky vallzim i saj me erën nuk është vetëm një akt fizik, por është një
komunikim emocional dhe shpirtëror që zgjon tek ai ndjenjën e dashurisë së
pastër, pse jo dhe të njëfarë xhelozie rivaliteti kur e sheh që “puthej” me
erën. Në këtë moment, poeti nuk dashuron thjesht pamjen e saj, ai dashuron
mënyrën se si ajo është bërë “një” me botën që e rrethon.
Në
poezi dashuria arrin kulmin në strofa e katërt, kur poeti ndjen një ndrojtje
për të thyer këtë harmoni, ashtu si djemtë e dashuruar së pari që ndruhen tu afrohen
apo tu flasin vashave: “Sa mua më erdhi keq ta thërrisja/ Sa mua m’u duk se me
dashurinë time prej burri / Diçka shumë të shtrenjtë do t’i vrisja.” Sa e
thjeshtë, sa e qartë, sa reale paraqitet bota djaloshare te ky varg. Duhet të
ndjejmë se këtu, dashuria e poetit për vajzën nuk është fizike apo estetike,
ajo shfaqet si përkushtim ndaj qenies së saj të tërësishme, ndaj lirisë dhe
natyrshmërisë së saj. Ai e ndjen dashurinë aq thellë dhe aq pastër, sa zgjedh
të mos e ndërpresë harmoninë e momentit. Kjo dashuri e poetit është një dashuri
që lind nga një akt poetik vëzhgimi, ku çdo gjest i saj, qoftë lëvizjet e
flokëve, vallëzimi, apo harmonia me erën bëhet një arsye për t’u dashuruar me të, jo
vetëm si vajzë, por si një simbol të bukurisë dhe lirisë.
Në
strofat vijuse, dashuria e poetit merr përmasa të thella, duke kaluar nga
tërheqja fillestare drejt një ndjenje të pasur dhe komplekse. Këto strofa
eksplorojnë lidhjen mes poetit e vajzës, dhe përforcojnë idenë e një dashurie
të krijuar përmes adhurimit dhe shfaq
ndrojtjen e poetit për të mos prishur magjinë e momentit me praninë e tij
fizike. Kjo është e dukëshme te strofa e pestë ku dashuria duket si vëzhgim i
ndrojtur i një djali të çiltër, që e sodit vajzën por nuk guxon ti flasë: “Ish
aq e natyrshme në lëvizjet e lira të trupit, / Sa mua më erdhi keq ta
thërrisja.”, pra këtu dashuria shfaqet si ndjenjë që tejkalon dëshirën për
kontakt fizik. Arsyeja është e thjeshtë, në adhurimin djaloshar vajza shfaqet
si mishërim i lirisë, bukurisë e natyrshmërisë, dhe poeti zgjedh të qëndrojë në
distancë për të ruajtur pastërtinë e soditjes. Dashuria e tij shndrohet në një
ndjenjë e heshtur dhe delikate, e cila nuk guxon të ndërhyjë në spontanitetin e
saj. Nuk e di në se vajza e ka dalluar djaloshin, se po ta dallonte do ti
ndjenjte aromat e luleve të shpirtit të tij. Por poeti nuk afrohet: “Sa mua m’u
duk se me dashurinë time prej burri / Diçka shumë të shtrenjtë do t’i
vrisja”,do ti prishte harmoninë e momentit dhe natyrën e vajzës, si këngën e një
zogu në korie që e ndërpresin hapat e gjuetarit. Këtu shohim dhe ndjejmë se
dashuria e djaloshit është e epërme. Madje dashuria e tij te strofa e gjashtë shfaqet si sublime: “Sa
mua m’u duk se me dëshirën time të pafaj, / Do shkelja ca bisqe të blerta, të njoma.”
duke marrë dimensionin e një ndjenje të shenjtë, shprehur me finesë me një
metaforë natyrore. Bisqet e njoma përfaqësojnë diçka të brishtë e të
paprekshme, siç është edhe dashuria e tij. Ai e ndjen që një ndërhyrje e
drejtpërdrejtë mund ta dëmtojë këtë lidhje delicate apo të prishë këtë magji.
Kjo është më e kuptueshme të strofa e fundit ku dashuria dhe largimi ofrohen si
afrim shpirtëror: “Besoj shumë e desha... Ndaj ika si i verbër prej saj/E
dua... dhe iki akoma.” duke shprehur kulmin e ndjenjave të poetit. Dashuria e tij nuk zhduket me largimin,
përkundrazi, ajo forcohet përmes këtij akti. Largimi i tij nuk është një
refuzim, por një mënyrë për ta dashuruar vajzën si tërësi. Ky largim
paradoksalisht bëhet afrim, pasi poeti e ruan imazhin e vajzës dhe e bën atë
pjesë të përjetshme të përfytyrimit të tij dashuror.
III-Unë
ju ofroj dhe një lexueshmëri tjetër për këtë largim të poeti, i cili mund të
shihet si një formë e veçantë e afrimit. Mqse në këtë poezi, dashuria nuk
përjetohet përmes afrimit fizik, por përmes përqafimit shpirtëror dhe estetik,
largimi është një përpjekje për të ruajtur pastërtinë dhe përmasën ideale të
saj, duke mos e kufizuar në formatet e
zakonshme të prekjes fizike. E parë në këtë aspekt, largimi i poetit shndrohet
në një akt sublim respekti e adhurimi, një “vetëflijim” për ruajtjen e imazhit
të vajzës si simbol i bukurisë, artit dhe dashurisë. Në këtë kontekst duhet
lexuar vargu: "Besoj shumë e desha... Ndaj ika si i verbër prej saj,"
ku largimi nuk është shenjë mungese guximi, por shenjë e një dashurie që
kapërcen kufijtë e të zakonshmes. Poezia, si një mjet artistik, e lejon poetin
të përjetojë këtë dashuri nga një distancë që është në të vërtetë një afrim i
tij. Përmes saj, ai arrin aty ku fizikisht apo emocionalisht s’guxon të shkojë
vetë: në hapësirën e një ndjenje të pastër, të pakushtëzuar, të shenjtë.
Largimi, pra, nuk është një lëvizje paradoksale, duke u larguar fizikisht,
poeti afrohet më shumë me thelbin e asaj që dashuron, jo vetëm vajzën si qenie
fizike, por me idenë e saj, energjinë që ajo përfaqëson, dhe lirinë që shfaq në
lëvizjet e saj. Ky largim-afrim pasqyron atë që poezia arrin të bëjë: të na
çojë aty ku s'guxojmë të shkojmë vetë, duke na lidhur me ndjenjat më të thella
dhe më të epërme që shpesh mbeten të pashprehura në jetën e përditshme.
IV-Ajo
që të tërheq vëmendjen te poezia “Ëndërr” e Zhupës është melodiciteti dhe
muzikaliteti që ndërthuren harmonikisht me lëvizjet e vajzës. Përmes një gjuhe
të butë e të rrjedhshme, poeti krijon atmosferën e një valsi dashurie të
përjetshëm, ku vajza dhe natyra duken si dy partnerë në një vallëzim dhe poeti
i shoqëronte me sy në një distancë emocionale. Kjo ndërthurje e melodisë dhe
ritmit, e ngjizur në detaje poetike, i jep poezisë një ndjesi vallëzimi që
tejkalon dimensionin vizual dhe përshkon atë shpirtëror.
1.Lëvizjet
e vajzës në poezi nuk janë thjesht veprime fizike; ato janë një harmoni shpirtërore,
një ritëm i natyrshëm që lidhet ngushtë me elementet e natyrës. Vargjet: “Vërtitej
mbi pulpët e saj të arrira, hepohej, / Kërcente dhe mbi tokë peshonte me
njërën” jo vetëm që shfaqin hiret e vajzës por pasqyrojnë dhe ritmin e një vallzimi.
Veprimi për të “kërcyer dhe peshuar me njërën” krijon ndjesinë e një valsi, ku
çdo hap është i sinkronizuar dhe elegant. Në këtë sfond, toka është skena e
vallëzimit, ndërsa lëvizjet e vajzës marrin trajta muzikore, të shoqëruara nga
zërat e natyrës dhe ritmet e erës. Arti me të cilin e ka dhënë poeti detajin e
vallzimit të krijon ndjesinë se dikur, diku e ke parë në realitet këtë magji
koreografie, në ndonjë shfaqje baleti apo ndoshta dhe në kinematografi. Po të
mbyllni sytë dhe të ëndërroni, me siguri do ju kujtohet.
2.Ka
dhe elemente të tjera që përforcojnë ndjesinë e vallzimit të një valsi: natyrshmëria
e lëvizjeve të vajzës mbart ndjesi muzikore që përforcohet nga detajet poetike.
Përshkrimi i flokëve si “një myshk i njomësht, i artë” krijon një imazh të butë,
i cili shoqëron melodinë e brendshme të trupit të saj. Vargjet: “Krihte flokët
mbi pasqyrat e harruara të pellgjeve, / Përkëdhelte supet me sy” vizualizojnë
veprime të ngadalshme dhe ritmike, ku çdo lëvizje ka muzikën e vetë, shpirtërore
dhe të qetë. Pellgjet, si pasqyra të natyrës, përfaqësojnë një piano të
heshtur, ku lëvizjet e vajzës shfaqen si nota të buta(vizualisht dhe
melodikisht) duke e mbushur hapësirën me një melodi engjëllore.
3.
Te kjo skenë e vallzimit ka kaq shumë ndjenjë e fantazi sa që ta bën çdo gjë
reale, të pranishme apo të përfytyruar në momentin e leximit. Kemi të drejtë të
vizualizojmë me mendjen tonë gjatë leximit, pse ndjeshmëria e Zhupës mbi
lëvizjet dhe bukurinë e vajzës i jep poezisë dimensionin e një vallëzimi.
Vargjet: “Dhe puthej me erën” tregojnë se vajza nuk vallëzon vetëm mbi tokë,
por edhe në harmoni të plotë ndjesore me elementet e natyrës. Për poetin, kjo
skenë shfaq një ndjesi pasioni të përmbajtur me vështirësi: “Sa mua m’u duk se
me dashurinë time prej burri / Diçka shumë të shtrenjtë do t’i vrisja”. E
lexova këtë varg dhe diçka më krisi brenda shpirtit, si një xham që thyhet,
besoj, pse ky pasazh na thotë se poeti e sheh veten si një partner (të
padukshëm në këtë vals), dhe ndjen se ndërhyrja (fizike) e tij mund të prishë
këtë harmoni melodike dhe natyrale, mund ti prishë vajzës momentin e lumturie që
ajo po përjeton. Ndaj ai largohet që ta lejë atë në lumturinë e saj dhe unë e
ndjej duke ikur, me kokën ulur dhe një pikë loti që përgjon nga cepat e
qepallave se mos e sheh ndonjë kalimtar i rastit.
4.
Sepse poeti e do këtë vajzë, ndonëse dashuria e tij nuk manifestohet në fjalë
apo veprime active, por në një tërheqje të tij dhe admirim të heshtur për së
largu. Vargjet: “Besoj shumë e desha... Ndaj ika si i verbër prej saj.” sugjerojnë
se largimi i poetit është mënyra më poetike për të ruajtur pastërtinë dhe
imazhin e asaj çka vëren, duke përforcuar idenë se valsi i dashurisë nuk ka
nevojë për kontakt fizik mes tyre; muzika dhe lëvizjet janë të mjaftueshme për
të ndërtuar një marrëdhënie shpirtërore. Poeti largohet i shoqëruar me ndjenjën
e vazhdueshmërisë së dashurisë: “E dua... dhe iki akoma” që shfaq idenë e
dashurisë që jeton më shumë në distancë dhe në idealizim, duke e shndruar
vajzën në simbolin e një dashurie të përjetshme dhe të paprekshme. Për nga
shkalla e sinqeritetit që shfaqin këto vargje, na kujtojnë përjetimet e çiltëra të adoloshencës. Kjo
ndjesi e qases me adoloshencën më solli
në vëmëndje se poezia jo vetëm është shkruar më moshën rinore të poetit (1984),
por vazhdon dhe sot pas gati dyzet
vjetësh të mbajë në vargje ngrohtësinë dhe çiltërsinë e rinisë. Kjo në fakt
është një arritje e madhe e poetit dhe mund t'a quajmë rinia e pafund në krijimtarinë e tij.
Duhet
të theksojmë se në këtë poezi Zhupa arrin të ndërthurë përjetimin e lexuesit me
detajet poetike, melodicitetin dhe muzikalitetin me lëvizjet e vajzës, duke
krijuar si rrallëkush një atmosferë poetike, jo vetëm në poezi por edhe në
lexim, që të kujton një vals dashurie në një sallë plot të rinj adoloshentë.
Valsi nuk është thjesht një akt fizik; ai është një dialog melodik midis
natyrës, trupit dhe shpirtit të poetit.
V-Në
poezi vajza dhe vallëzimi i saj shfaqen si simfoni e gjesteve dhe ndjenjave ku ato,
gjestet e vajzës në lëvizjet vallëzuese formojnë një melodi të pashkruar, një
harmoni mes trupit, natyrës dhe ndjenjave të poetit. Këto lëvizje, të shfaqura
me një detaj të ndjeshëm, përçojnë jo vetëm një bukuri vizuale, por edhe një
muzikalitet që poetika e Zhupës e bën të dëgjueshme në shpirtin e lexuesit.
1.
Realisht në poezi lëvizjet e vajzës shfaqen si të lehta e të natyrshme, ku çdo
veprim ndjehet si një tingull i ngjizur me harmoninë e natyrës. Në vargjet:
“Përkulej, vraponte, përzinte, dorëzohej / Dhe puthej me erën,” vajza duket
sikur kërcen një vals të lirë, duke u ndërlidhur me elementet e natyrës. Çdo
hap, përkulje apo lëvizje, është një notë e këtij valsi, që krijon një simfoni
të heshtur, por të ndjerë. Ky muzikalitet buron jo vetëm nga lëvizjet e saj,
por dhe nga mënyra se si ato ndërthuren me erën, e cila bëhet partneri i saj (i
padukshëm) në këtë vallëzim. Fryma poetike e Zhupës, në këtë rast, përcjell
ndjenjën se trupi dhe natyra janë dy elemente që harmonizohen në një përjetim
estetik unik.
2.Duke
i kushtuar rëndësi paraqitjes së flokëve të vajzës: “Flokët gështenj mbi kraharorin
e plotë i binin / Si një myshk i njomësht, i artë,” ndjejmë në vargje një
lëvizje ritmike, që ngjan me një melodi që shoqëron gjestet e saj. Flokët, që i
"vallëzojnë" mbi trup, krijojnë një val(l)ëzim vizual që ndjehet
muzikor. Pikërisht kjo shfaqje e flokëve sjell një dimension tjetër të
muzikalitetit: ai i ndjenjave që zgjojnë harmoni brenda shpirtit të poetit. Po
ashtu, gjoksi i vajzës, i shfaqur si: “E prapë nën ta fërgëllima e fshehtë e
gjinjve, / Diç fliste qart”, tregon se
edhe gjestet e saj më të heshtura mbartin një tingull të brendshëm, një puls
melodik që rezonon me emocionet dhe mendimet e poetit.
3.
Poeti tronditet nga pamja dhe ndjen se vallëzimi i vajzës është më shumë se një
akt fizik: është manifestim i një lumturie të lirë dhe të paprekur. Poeti
vendos të largohet jo për mungesë ndjenje, por për të ruajtur harmoninë e këtij
çasti. Në vargjet: “E dua... dhe iki akoma,”poeti zgjedh të adhurojë këtë
melodi të gjesteve dhe ndjenjave nga larg, duke ruajtur të paprekur bukurinë e
saj. Duhet të ndjejmë se gjestet e vajzës dhe muzikaliteti që ato krijojnë janë
thelbi i kësaj poezie ndaj ne e quajtëm këtë poezi “Valsi i dashurisë”. Çdo
përkulje, lëvizje apo kontakt me erën është një notë e një valsi të padukshëm,
një melodi që poetika e Zhupës e përcjell me mjeshtëri tek lexuesi. Në këtë
poezi, lëvizjet trupore dhe muzikaliteti ndërthuren në një mënyrë të tillë që
lexuesi jo vetëm i sheh, por edhe i ndjen si një melodi të heshtur dashurie.
VI-
Nuk di pse befas më lindi dëshira që ky moment i përshfaqur në poezi të jetë një
moment i jetuar nga poeti. Sigurisht që kjo është thjeshtë një dëshirë që lindi
nga përjetimni i poezisë, por sidi pse mu përforcua ky mendim se është
plotësisht e mundur që ky moment i shfaqur në poezi të jetë përjetim real, një
kujtim i përjetësuar përmes vargjeve. Poeti Ilirian Zhupa shquhet për aftësinë
e tij për të kapur fragmente jete dhe për t’u dhënë dimension artistik, duke i
shndërruar në poezi që rezonojnë me lexuesin. Ndjeshmëria me të cilën ai
vizualizon lëvizjet e vajzës, harmoninë e saj me natyrën dhe emocionet që zgjon
ky moment, sugjerojnë një përjetim të drejtpërdrejtë që e ka frymëzuar poetin
të krijojë.Vërtet që do dëshiroja që ky vallzim poetik të ishte real, pa çka se
I ndodhur dyzetë vite më parë, madje do dëshiroja sinqerisht që pas erës, poeti
të ishte partneri i vajzës në vals.Vargjet:“Përkulej, vraponte, përzinte ,
dorëzohej / Dhe puthej me erën,”kanë detaje të tilla të ndjeshëm dhe të gjalla,
sa që ma përforcojnë dëshirën time për rolin aktiv të tij. Ka dhe një element
tjetër që e mbështet hamendësimin tim: Ilirian Zhupa është poet dhe si i tillë ai nuk krijon thjesht një
imazh të bukur, por transmeton energjinë dhe shpirtin e vallëzimit, çka lë të
kuptohet se ky çast mund të ketë qenë një përjetim i vërtetë që ka lënë gjurmë
të thella në ndërgjegjen e tij. Ndërkohë, vendimi i tij për t’u larguar, i
shprehur në vargun: “E dua... dhe iki akoma,” thellon
idenë e një momenti të ndjeshëm dhe intim, ku poeti përzgjedh të ruajë
distancën për adhurimin e kësaj bukurie, pa e ndërprerë ritmin dhe harmoninë e
saj. Nëse ky moment është real, atëherë poezia bëhet një testament artistik i
fuqisë së një përjetimi të thjeshtë të shpirtit krijues të poetit. Një lëvizje,
një frymë ere, një përkulje flokësh mund të jetë gjithçka që një poet ka nevojë
për të krijuar një kryevepër të ndjerë si kjo.
Nëse
ky moment është fryt i fantazisë, është mirfilli një “Ëndërr” atëherë poeti
dëshmon një tjetër dimension të mjeshtërisë së tij: aftësinë për të krijuar një
botë të ndjeshme e të gjallë nga asgjëja, duke krijuar një skenë që tingëllon reale
për lexuesin. Në këtë rast, vajza dhe vallëzimi i saj nuk janë thjesht
portretizime të një kujtimi, por një metaforë e ndjenjave dhe ëndrrave të
poetit, një përfaqësim artistik i dashurisë, harmonisë dhe lirisë. Fantazia e
poetit lind në vargje të tilla si:“Krihte flokët mbi pasqyrat e harruara të
pellgjeve, / Përkëdhelte supet me sy,” ku krijohet një imazh pothuajse magjik,
i një bukurie që sfidon realitetin dhe flet me gjuhën e poezisë. Pamja e vajzës
që shfaqet në natyrë është më shumë se një personazh; ajo shndrohet në simbol i
një ideje të epërme, i një harmonie të paprekshme që ekziston vetëm në botën e
artit. Gjithashtu, momenti i saj duke “puthur erën” dhe vallëzimi me një
lehtësi engjëllore, ngjan më shumë me një skenë të krijuar për të përcjellur
emocione të pastra. Nëse vajza nuk ekziston fizikisht, ajo është fryt i një
imagjinate poetike që kërkon të mishërojë një dashuri ideale, një liri që
mbetet gjithnjë e paprekur.Në fakt edhe vendimi i poetit për të mos ndërhyrë, shfaqur
në vargjet:“Sa mua m’u duk se me dëshirën time të pafaj, / Do shkelja ca bisqe
të blerta, të njoma,” përforcon idenë se kjo vajzë dhe ky moment nuk janë
fizike; ato janë krijime të brishta
fantazie, të cilat duhen ruajtur të paprekura për të mos humbur bukurinë
e tyre.
Në
këtë interpretim, poezia bëhet një manifest i fuqisë së artit për të ngritur
mbi realitetin një botë ideale, ku ndjenjat dhe bukuria përjetësohen përtej
përvojës së drejtpërdrejtë. Kjo aftësi e poetit për të ngjizur një realitet
fantastik, por që ndihet kaq i prekshëm, është një dëshmi e vizionit të tij
artistik dhe pasurisë së botës së tij të brendshme.
Sarandë, fund dhjetori
2024
ËNDËRR
Nga
Ilirian Zhupa
Pashë
një vajzë që i gëzohej vetes,
Diku
mes brigjeve, duke menduar se s’e shihte njeri,
Krihte
flokët mbi pasqyrat e harruara të pellgjeve,
Përkëdhelte
supet me sy.
Flokët
gështenj mbi kraharorin e plotë i binin,
Si
një myshk i njomësht, i artë,
E
prapë nën ta fërgëllima e fshehtë e gjinjve,
Diç
fliste qartë.
Vërtitej
mbi pulpët e saj të arrira, hepohej,
Kërcente
dhe mbi tokë peshonte me njerën,
Përkulej,
vraponte, përzinte, dorëzohej
Dhe
puthej me erën.
Ish
aq e natyrshme në lëvizjet e lira të trupit,
Sa
mua më erdhi keq ta thërrisja,
Sa
mua m’u duk se me dashurinë time prej burri
Diçka
shumë të shtrenjtë do t’i vrisja.
Sa
mua m’u duk se me dëshirën time të pafaj,
Do
shkelja ca bisqe të blerta, të njoma.
Besoj
shumë e desha... Ndaj ika si i verbër prej saj.
E dua... dhe iki akoma.
1984
Nga libri: “Mos më pyet ku kam qenë”- Ilirian Zhupa , Botimet “Naim Frashëri” - 1988; Toena - 2016