Kulturë
Vilhelme Vrana Haxhiraj: Urimet më të mira Akademikut, Prof. Dr Eshref Ymeri!
E enjte, 26.12.2024, 07:48 PM
Çifti Ymeri, Hava
dhe Eshref, tashmë në 51 vite martesë të lumtur, prej tyre sot janë madhuar dy
familje: e djalit, Plarenti me bashkëshorten me tre fëmijë dhe familja e
vajzës, Kesiana me bshkëshortin, të cilët sot festojnë të lumtur 86 vjetorin e
babait të mirë dhe gjyshit të dhembshur! Festofshin edhe shumë përvjetore të
tjera për këtë Shqiptar të Madh!
Urime nga Vilhelme Vrana Haxhiraj:
Personalitetit shkencor madhuar ndër
vite!
Prof.Dr. Eshref Ymerit, njeriut
"Njeri" !
Prozë poetike
Vitet kalojnë miku
ynë i mirë dhe plot vlera,
mbi vete mbajnë peshën e kohëve të
egra apo të qeta ,
kaplojnë dallgët e jetës
lozonjare apo në motstuhi,
të përpjeta me maja e kreshta të
mprehta,
me lugje e gërxhe shtojzovallesh të lehta,
ulen në qafat malore e lëndina si
flokate të blerta,
bashkë me ujëvarat zbresin në pyjet e
freskëta.
Tok me vitet çapluat edhe Ju, në
rrugën plot ëndërrime...
në pafajësi fëmijërije, në
adoleshencë me ëndrra dëlirësie,
prekët rininë si tufani i
papërmbajtur i engjëllit me flatra,
nga vitet mësuat të ecnit me hapin
apo vrapin e moshës,
shndërruat të pamundurën, duke e bërë
të mundur,
e kapët prej freri me gjymtyrë
dhe shqisa inteligjence,
duke bërë të paarriturën, të arrirë në
dobi frytesh mirësie.
Për kulturën, gjuhën,
integrimin dhe identitetin kombëtar,
me guxim, vullnet e dije shkencore,
Ju e e vendosët veten në
majën e Panteonit, si
intelektual dhe individualitet profesional.
Personalitet i ndritur i kombit
me Shkronja të Arta:Erudit, gjuhëtar,
frazeolog, përkthyes, hartues
fjalorësh, publicist historik e social,
aktivitete që Ju kanë dhënë
titujt:Pedagog, Profesor,autor tekstesh,
Doktor, Akademik, "Nder i
Kombit" nga "Unioni Shqiptar" Rumani...
dhe Personalitet i Shquar i Labërisë!
Çudi, përse sot hesht llafazani,
mediokri, i lëbyrti që s'sheh dot tej
hundës së tij? Se
ciniku,mllefin,smirën,urrejtjen dhe egon e sëmurë,
nuk e shndërron dot në virus dhe as
në lavdi.
Perëndoi dielli i
kohës së tij që, si ujku në kope bënte kërdinë, me vrasje pa
gjyq, dënime pa faj e pa fajtor, qysh kur ata ishin gijotina, ligji dhe
vula, vlera dhe drejtësia, jeta dhe vdekja.
Vonon por nuk harron. Shpata dhe
peshore e drejtësisë e vë kufirin te thana,
se guri peshon në vendin e tij...kur
ka peshën e intelektit të njeriut "Njeri"! Vivra
I nderuar miku ynë, Eshref dhe i
gjithë shqiptarëve të vërtetë!
Pranoni urimet tona më të mira në
këtë përvjetor, Prof.Dr.Eshref Ymeri !
Urime, suksese në studime si
akademik, i dituri e zemërbardhi, Eshref !
Gëzuar këtë përvjetor me Havanë,
fëmijët me bashkëshortët e tyre, me dy niprit dhe me mbesën
bukuroshe! Kalofshi një ditë të paharrueshme!
Gëzuar festat e fundvitit,
Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2025!
Qoftë vit i begat, vit i paqes dhe
lumturisë për shqiptarët!
Me konsideratë e dashuri vëllazërore,
Fitim, Vilhelme Vrana Haxhiraj
me 9 zemrat tona.
Vlorë, 25. 12. 2024