E premte, 02.05.2025, 09:44 PM (GMT+1)

Kulturë

Paulin Zefi: ''Kapiten i Përgjithshëm i Selisë së Shënjtë''

E marte, 24.12.2024, 07:54 PM


Beteja e Albulenës nga Admir Vula

Si sot dhe 567 vite më parë...

Nga Paulin Z. Zefi

Tre muaj pasi mbërriti në Romë lajmi i fitores së shkëlqyer në betejën e Albulenës, që padyshim është edhe më e shënuara për Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, Papa Kaliksti III, me anën e një dekreti pontifikal, që mban datën 23 dhjetor 1457, e emëroi Arbnorin e Madh: "Kapiten i Përgjithshëm i Selisë së Shënjtë” në luftën kundër Perandorisë Osmane (1). Me pak fjalë, ky nuk ishte një titull i thjeshtë honorifik, por Heroi jonë Kombëtar ishte i vetmi udhëheqës i krishterë i kohës, i cili gëzonte të drejtën ekskluzive për të udhëhequr të gjithë ushtritë e monarkive katolike të Europës, që angazhoheshin në luftën kundër turqve. Dhënia e titullit të lartë “Kapiten i Përgjithshëm i Selisë së Shënjtë” nuk ishte vetëm produkt i dëshirës së Papa Kalikstit III, por M.Viglione vëren se ky vendim ishte pjesë e planit të përbashkët me Alfonsin V të Aragonës dhe ata "ishin të gatshëm ta ngrinin Gjergj Kastriotin-Skënderbeun edhe në rangun e Mbretit të Arbërisë (erano anche pronti a elevarlo al rango di Re d'Albania)", por vdekja e të dyve në vitin 1458 do të ndërpresë përgatitjet për kryqëzatën (2). Në një letër drejtuar perandorit të Perandorisë së Shenjtë Romake Gjermanike, Frederikut III, Ati i Shenjtë e cilëson Gjergj Kastriotin si: “Luftëtar të palodhur dhe ushtar të Krishtit, me krah të pathyeshëm” dhe në një rast tjetër, i flet për “Birin tonë të shtrenjtë, Skënderbeun, fisnik, mbret i Arbërisë (3)." Këto fjalë tregojnë qartë se sa shumë e vlerësonte Papa Udhëheqësin Arbër dhe sa besim kishte në krahun e tij të pathyeshëm (4). Përveç dhënies së titujve të lartë dhe të privilegjuar të "Athleta Christi" dhe "Kapiten i Përgjithshëm i Selisë së Shënjtë", që i kanë marrë shumë pak personalitete europiane përgjatë rrjedhës së historisë, ajo që bie në sy në burimet dokumentare të kohës është edhe përkushtimi i jashtëzakonshëm i Papa Kalikstit III, i cili u angazhua me mish e me shpirt për ta ndihmuar Gjergj Kastriotin-Skënderbeun në luftën kundër Perandorisë Osmane.

BIBLIOGRAFIA:



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx