Kulturë
Shyqyri Fejzo: Në Bastogne të Belgjikës përkujtohet patriotizmi dhe sakrifica e ushtrisë Amerikane dhe popullsisë vendase në Luftën e Dytë Botrore
E diele, 22.12.2024, 07:50 PM
Në Bastogne të Belgjikës përkujtohet patriotizmi dhe sakrifica e ushtrisë Amerikane dhe popullsisë vendase në Luftën e Dytë Botrore, të cilat çuan në fitore
Nga Shyqyri Fejzo
Në Ardene të Belgjikës, për vetë pozicionin strategjik që
mban ky vend, gjatë luftës së Dytë Botrore u kthye një pikë kyçe e sulmeve të
njëpasnjëshme të forcave të ushtrisë gjermane të Rajhut dhe forcave Aleate,
sidomos me prioritet atyre Amerikane.
Në 16 Dhjetor 2024 në Bastogne të Belgjikës u përkujtua një
nga ngjarjet e mëdha të Luftës së Dytë Botrore, Beteja e Bastognes, e njohur
ndryshe si Beteja e Bulge-it, midis forcave aleate, kryesisht amerikane, dhe
ushtrisë gjermane. Kjo betejë ishte
pjesë e Operacionit të Ardennes. Kanë kaluar 80 vjet nga16 Dhjetori i
vitit1944, që filloi kjo betejë, e cila
përfundoi me fitoren e forcave aleate në janarin e vitit1945. Për të përkujtuar
këtë ngjarje të rëndësishme, 80 vjetorin e nisjes të kësaj beteje, nga organet
e pushtetit lokal e organizmave të tjera
shtetërore si dhe nga ish luftëtarë që muarën pjesë në këtë betejë ishin marrë
masa teknike dhe organizative për një festim dinjitoz. Në paradën simbolike që u
zhvillua, parakaluesit e parë patën nderin të ishin një grup luftëtarësh
amerikanë të cilët patën marrë pjesë direkt në betejë. Tashmë ata ishin mbi
96-97-103 vjet e synojnë shekullimin e më tej. Kurora me lule u vendosën me këtë
rast tek tanku symbol i kësaj beteje si dhe tek busti i gjeneralit Anthony
McAuliffe. Për të marrë pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme kishte ardhur dhe
mbreti i Belgjikës Philippe Léopold Louis Marie me mbretëreshën, Dukesha e Luksemburgut
etj. të
cilët vendosën kurora dhe u përshendetën përzemërsisht nga pjesmarrësit dhe
populli i qytetit të Bastognes.
Busti i gjeneralit Anthony McAuliffe dhe tanku, simbole të Betejës së Bastonjës, në 80 vjetorin e saj simbolet zbukurohen me kurora lulesh
Në Ardenet të Belgjikës, për vetë pozicionin strategjik që
mban ky vend, gjatë luftës së Dytë Botrore u kthye një pikë kyçe e sulmeve të
njëpasnjëshme të forcave të ushtrisë gjermane të Rajhut dhe forcave Aleate,
sidomos me prioritet atyre Amerikane.
Bastonjë ishte një qytet i vogël në Belgjikë, me një rëndësi
strategjike të madhe për të dyja palët. Kontrolli i Bastonjës ishte thelbësor
për gjermanët, pasi qyteti shërbente si një kryqëzim i rëndësishëm rrugor, që
lidhte disa rrugë kryesore në rajon. Pushtimi i Bastonjës do t'u mundësonte
gjermanëve të ndanin forcat aleate dhe të vazhdonin ofensivën e tyre drejt
portit të Antëerp-it, një objektiv kyç në këtë operacion.
Beteja
Në ditët e para të sulmit gjerman, divizionet amerikane u
rrethuan në Bastonjë. Njësitë amerikane, duke përfshirë Divizionin e 101-të
Ajror, u gjendën të rrethuara nga forcat gjermane që përfshinin tanke të rënda,
të tilla si Tiger dhe Panther. Edhe pse me burime të kufizuara dhe nën rrethim
të ashpër, forcat amerikane nën udhëheqjen e gjeneralit Anthony McAuliffe
qëndruan të forta dhe refuzuan kërkesat për dorëzim nga gjermanët.
Një nga momentet më të famshme të kësaj beteje ishte përgjigja
e shkurtër e gjeneralit McAuliffe ndaj ultimatumeve gjermane për dorëzim, me
një fjalë të vetme: "Nuts!" (që në kontekst nënkuptonte refuzim të
prerë).
Një nga pamjet që ka fiksuar fotografi ato ditë të betejës
Përfundimi i betejës
Më 26 dhjetor 1944, forcat amerikane të gjeneralit George
Patton arritën të depërtonin në linjat gjermane dhe të çlironin Bastonjën, duke
e lehtësuar rrethimin dhe duke kthyer fatin e betejës në favor të aleatëve.
Beteja e Bulge-it, me përfshirjen e Bastonjës, përfaqësoi përpjekjen e fundit
të madhe gjermane për të ndryshuar rrjedhën e luftës në frontin perëndimor, por
përfundimisht rezultoi në një dështim që dobësoi ndjeshëm fuqinë ushtarake
gjermane.
Kjo betejë mbetet një simbol i qëndresës dhe vendosmërisë
amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe Bastonja u bë një nga emrat më të
njohur të fushëbetejave të këtij konflikti. Është e njohur ndihma dhe
mbështetja që ju dha forcave Aleate nga popullsia vendase, që përballuan
vështirësitë që krijoi lufta dhe dhanë kontributin e tyre.
Pamje tek Bashkia
Bastogne në Arrdenet e Belgjikës ka qënë vendi ku u zhvillua
një betejë e përgjakshme midis ushtrisë dhe tankeve amerikane dhe atyre
gjermane në luftën e Dytë Botrore. Sakrifica dhe trimëria e ushtarëve amerikanë
dhe popullsia e Bastonge e krahinës për rreth u skalit në një memorial muze
klasi afër qytetit dhe në sheshin e Bastogne qëndron një tank i asaj kohe si
dhe busti i Gjeneral Mc AULIFFE i cili tregoi heroizëm të rrallë në ato beteja
dhe mbeti i pavdekshëm duke lënë në Bastogne lavdinë dhe bustin që Belgët e Amerikanët ngritën për
atë si dhe një tank të asaj kohe që
qëndron krenar në mes të qytetit Bastogne.
Vendas dhe turistë të shumtë bëjnë vizita dhe foto duke mos
harruar këto ngjarje të rëndësishme
historike. Ardenet ne Belgjike
janë pëllëmbë dhe histori. Diçka e tillë, si një përleshje e madhe ajrore midis
aleatëve dhe Gjermanisë, ndodhi në Ardene të Belgjikës gjatë Luftës së Dytë
Botërore. Kjo betejë njihet si "Beteja e Bulge" (Battle of the
Bulge), dhe ishte një nga përleshjet më të ashpra të luftës, që u zhvillua nga
16 dhjetori 1944 deri më 25 janar 1945.
Në këtë betejë, Gjermania nisi një ofensivë të madhe kundër
Aleatëve në rajonin e Ardenit, me qëllim që të përçante linjat e tyre dhe të
zmbrapsë përparimin e tyre drejt Gjermanisë. Luftimet ishin të ashpra dhe
përfshinë një numër të madh avionësh luftarakë në të dyja palët.
Pavarësisht suksesit fillestar të gjermanëve, Aleatët, të
udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar, arritën të mbronin
pozitat e tyre dhe më pas të fillonin një kundërofensivë që çoi në mposhtjen e
trupave gjermane.
Lufta ajrore ishte një element kyç i kësaj beteje, me
aleatët që përdorën fuqinë e tyre ajrore për të sulmuar trupat gjermane dhe për
të ndërprerë furnizimet e tyre, gjë që kontribuoi ndjeshëm në fitoren e tyre
përfundimtare.
“Muzeu yll” ku janë skalitur emrat e ushtarëve Amerikanë të rënë sipas 48 shteteve të ShBA
Kjo betejë e cila ndikoi ndjeshëm në fitoren përfundimtare u
rikujtua në 80 vjetorin e fillimt të saj. Ky përkujtim tregon verësimin e
Shteteve te Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë Belge.Mesazhi i kësaj ngjarje
dhe të tjera si kjo, është i cimentuar me kursin e drejtë e të pandryshueshëm,”Jo
luftës”. Luftrat janë veprime marrëzie shterpë që dëmtojnë kryesisht popullin e
thjeshtë. Lavdia e fitores para 80 viteve dhe ndjenja patriotike për të
mbrojtur Atdheun u jep mesazhe të rëndësishme brezave më të rinj e gjithë
popullit Belg dhe më tej.
Shyqyri Fejzo –Gazetar-Publicist.
Bastogne, 17 Dhjetor 2024.