E shtune, 03.05.2025, 12:55 AM (GMT+1)

Kulturë

Sabri Hamiti: Teuta

E merkure, 18.12.2024, 07:51 PM


Sabri Hamiti

TEUTA

I kërkoj sytë tu të kaltër sytë tu të zi

Që kishin parë Diellin kur u mbyt në det

Ushtari apo fëmija kush t’i zbuti gjijtë

Kur dole lart në Mal të gjuaje gjarpijtë

Ishe e para si Nanë po gjuhë a nuk pate

Për Yjet që fiken ditën si në pikë nate

As fjalën e vetme që pres me shekuj Të dua

Kur kthetra të urrejtjes më zënë për fyti mua

Si vdiset duke dashur si duhet duke vdekur

Vetëm përnjëherë apo përdit pak nga pak

Apo në ëndrrat e gruas shihje vetëm verë

Që nuk di për Akullin që do të vinte vrap

Në gjirin tënd të fortë stoli ishte shpata

Aty fshihej zemra që e përshkoi dashuria

Fryma i vret pleqtë e si buzëqesh fëmija

Në mynxyrën e kohës ligjëron vetë nata

Koha ta njohu emrin qaforen varë në gushë

Hallhallen në dorë kohën trollin e shtëpinë

Unë të desha gjithherë si grua me sy të zi

Që jetën puthi në ballë e vdekjen puthi në gji

E di se të kisha Nanë se më kishe fëmijë

Kur shkoje lart në Mal të gjuaje gjarpij

Shenja Trup e Shpirt të mos mbeten huq

Kërkoj ta shoh syrin tënd të zi të kuq

Që kish parë Diellin kur u mbyt në det

Kur fëmijëve të moçëm koha u jipte jetë

Thesari si pluhur Yjesh u derdhet ndër duar

Flasin gjuhën plot me pezm gjuhën e zemëruar

Teuta u te ta ata te u teta u tuta eu Teuta

Ilire e lirë e liri truri turi uri te Te u ta

Nga libri poetik "Leja e njohtimit 1985"



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx