Kulturë
Brahim Avdyli: Një histori e artit të shkruar dhe tërësia e formave të poezisë së një poeti
E diele, 15.12.2024, 07:51 PM
NJË HISTORI E ARTIT TË SHKRUAR DHE TËRËSIA E FORMAVE TË POEZISË SË NJË POETI
(Studim
për veprën e veçantë poetike të Prend Ndue Buzhalës, „Pesëdhjetë oratorio për
fjalët e hirshme“, SHB „LENA“, Prishtinë, 2024)
(Version
i përmirësuar)
Nga
Brahim (Ibish) AVDYLI
Parafjalë
e një studimi
Të marrësh në duar që të shkruash për
veprën e veçantë poetike, „Pesëdhjetë
oratorio për fjalët e hirshme“, SHB „LENA“, Prishtinë, 2024 dhe veprën e
parë poetike, „O Amë, O Amë“, KL
„Vorea Ujko“, Klinë, 1995, që përmbledhin aktualisht tërë poezinë e shkrimtarit
Prend Ndue Buzhala, 28 përmbledhjet e tij poetike, është jo vetëm punë e rëndë
e vlerësimeve të tij si autor i pazëvendësuar gjithëshqiptar, por do të thotë
se duhet të njohësh mirë këto poezi të këtij autori, madje edhe krijimtarinë
artistike të shqiptarëve dhe nuancat e përgjithshme të poezisë.
Kjo gjë është punë shumë e rëndë për
një poet të madh, sado që e njeh tipologjinë e intertektualitetit të tij poetik
dhe e njeh bukur personalitetin e tij letrar dhe si njeri i përkryer, prej
mesit të Republikës së Kosovës, Klina, kur poezia moderne përgjithësisht i ka
të përvetësuar njëmijë forma të reja të shprehjes së saj, të cilat nuk
shqyrtohen ende prej kritikës letrare.
Është punë e përgjithshme për
poezinë moderne shqiptare dhe mungojnë njerëz të mëdhenj, të cilët kanë
potencial vlerësues e kritik.
Poetika e tekstit, intertekstit dhe
kontekstit i ka shtresuar aq mirë dhe aq ndjeshem format e saja artistike, sado
që ka forma të tjera, edhe klasike të vjershërimit, kur nuk ka forma të tjera
të poetikës së intertekstualitetit të saj, prandaj neve na sjellë para
studimeve letrare të tij dhe zërin poetik. Në përgjithësi, të gjitha poezitë
moderne e postmoderne të këtij poeti kombëtar e gjithëshqiptar janë lirika të poezisë shkruar.
Teoria moderne lirike i ka të
përmbledhura disa forma të saj, si p.sh. te Mario Andreotti[1],
e deri te Linda Hutschon[2],
prej traditës së lirikës e deri në format e saj postmoderne të subjektivitetit
të saj. Linda Hutscheon, një teoricienene kanadeze dhe profesoreshë në Degën e
Anglishtes në Qendrën e Letërsisë Krahasuese në Universitetin e Torontos, na
thotë tekstualisht sa i përket poetikën e postmodernizmit, në pjesën e veprës
së saj të historisë dhe teorisë, „Diskursi,
forca, ideologjia, humanizmi dhe postmodernizmi“ :
„Përqëndrimi
i postmodernizmit në kontekstin vetjak të shprehjes ka spikatur mënyrën në të
cilën ne flasim e shkruajmë breda caqeve të caktuara shoqërore…“[3]
Ndërsa Mario Andreotti i stilizon
konkretisht format e përdorura të lirikës në mes të lirikës tradicionale, ku
dominon „unë“, e deri te posmodernja
e lirikës, ku depersonalizohet „unë“.
[4]
Poezia postmoderne e artit poetik të
shkuar të Prend Ndue Buzhalës na e kultivon një poezi tepër të veçantë të
lirikës, e këto janë lutjet para fuqisë se madhe mbinjerëzore me fjalët e tij
të veçanta, nëpër fjalët e hirshme, që janë të identitetit të tij kombëtar e
gjithëshqiptar, përmes përkatësisë së lindjes së tij fetare e mbifetare. Janë
pesëdhjetë forma të shkrimit të artit të tij, ku nuk ka gjetur asnjë formë
tjetër të shprehjes si poet kombëtar, sepse pjesa dërmuese e bashkëkombasve të
tij janë kamufluar në besimin e shpërfillur të një gjuhe, të cilat nuk i kupton
asnjë njeri, lere më studiuesit e mirëfilltë.
Po e themi shkurt: ato janë
pesëdhjetë ligjërime në formën më adekuate, prej gjuhës së njeriut të kësaj
bote. Kurdoherë ai e ka ruajtur trurin e vet nga anishqiptarizmi më i prapët
kohor. Politika shkatërruese serbo-sllave është përpjekur sistematikisht t’ia
shkatërrojë vetëdijen, ndërgjegjen e ndërdijen, gjatë burgosjes e ndjekjes së
përgjithshme politike e paspolitike serbe, të transformuar nëpër paramendimet e
sotshme turko-arabe të fesë islame, e cila e ka vetëm shpërfilljen totale të
njeriut kombëtar e shqiptar.
Poezia e tij është një poezi
antidemoniane, e shkruar bukur!...
Forma
e poezisë së tij dhe domethënia e oratorisë
Të shkruash në një formë të vetme të
poezisë që quhet „e hirshme“, kur nuk
i mbetet asnjë formë tjetër e artikullimit poetik, nga bashkëkombasit e vet, pos
lutjeve të Zotit të Madh mbi çdo fe të njerëzimit, është gjë e madhe, të cilën
çdo njeri i vetëdijshëm do ta ndjejë me zemër, kur nuk e ka asnjë grimcë të
ndotësisë në te. Ai nuk do ta shohë e nuk do prekë si çdo gjë të materializmit,
sepse ka dhe të tjera forma të domethënies.
T‘i lexosh të gjitha këto poezi të
përmbledhjes së tij moderne „Pesëdhjetë
oratorio për fjalët e hirshme“ dhe t‘i ndjesh realisht ato lutje të
mirëfillta, të pa shkruara asnjë poezi të personalitetit të tij me „unë“, por përgjithësisht për të tjerët,
që i drejtohen kryesisht një fuqie më të madhe mbinjerëzore, mbi këtë botë të
përkohshme, e botën tonë mund ta konsiderojnë „botë e provave të njeriut“, të ndarë nga bota paralele dhe nga
bota e përjetshme, të lë ky poet i madh gjithëshqiptar të mendosh mirë për
aktualitetin e tyre.
Në radhë të parë, një poet i
mirëfilltë, Prend Ndue Buzhala, i ndarë nga të tjerët prej brumit të krijimit
të tij, për ta përgjuar me zemër të plastë jetën e sakrificave të tij, paralel
të jetës së përgjithshme të njerëzve të vet, që i ka kamufluar forca
nëntokësore negative, e identifikuar me Kryedemonin, në mbrendësi të tokës,
përballë fuqisë më të madhe pozitive, në qiell, që e identifikojmë me Zotin e
Madh, është shumë e gjërë. Po i cekim disa poezi: „Oratorio për mirësinë e amës hyjnore, 1“, „… për mirën e ngjizjes së jetës, 2“, „… për ringjalljen e dhuntive të braktisura, 3“, „… për ëndërrimin e dëlirë, 4“, „… për dhembjet e atdheut, 5“, „… për fjalët e perëndishme për Atdheun, 6“,
„… për lulet e shndërruara në këngë, 7“,
„… për harmoninë e një bukurie të paanë,
8“, „… për fjalën në mbretërinë e
lirisë, 9“, „… për fjalët që shkojnë
në pushkatim për lirinë, 10“, „… për
një shenjtore të humbur, 11“, „… për
rizgjimin e të humburës së shenjtë, 12“, „… për shtëpinë e përbashkët njerëzore, 13“, etj., të gjitha janë
një pjesë e „Librit të parë/Në dyzetenëntë oratorio për fjalët e
hirshme“, të cilat ndahen nga „Pjesa
e dytë/Oratorio e pesëdhjetë në shtatë paradigma të flisë së përjetshme (Pjetër
Budi, 1566-1622)“, dhe i lutet Zotit të Madh, energjisë së vetme pozitive
mbi këtë botë, që është në „botën e
përjeshme“, „në Qiell“, që ta
shpëtojë anijen tonë pa timon e as me një udhëheqësi të denjë, në oqeanin më të
madh të shthurjes. Ne, na udhëheqin të praptët, të kthyer nga demoni fetar me
gjuhë të huaj, duke mos i përfillur aspak interesat tona kombëtare.
Ky popull, që ka bërë aq shumë
sakrifica për LIRI, për PAVARËSI, për IDENTITET, mes për mes „RRUGËS SË FERRIT“ (konstrukt i tij poetik,
faqet 38-40), tani ka rënë në duart demoniane, me popullin që i ka humbur
sytë, vetëdijen, ndërdijen dhe ndërgjegja nuk i punon. Duhet vetëm kjo fuqi e
Zotit aq e madhe, që ta nxjerrë prej këtij ferri popullin e poetit.
Një NJERI, që lutet për Zotin e
Madh, Prend Ndue Buzhala, përpiqet që ta nxjerrë në dritë të shpëtimit popullin
e tij, i mbetur pa ndjenja të vërteta njerëzore, pa logjikë të shëndoshë e pa e
njohur vetveten.
Nga „Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe“ [5]
mund të kemi një shpjegim për oratorin, si gojëtar dhe oratorinë si gojëtarinë
apo oratorikën, që është për stilin e gjërë të gojëtarisë, madje është stil i
veçantë, këtu të dhënë përmes gjuhës latine, e cila mbarimin e merrë sipas
kësaj gjuhe, „oratorio“, e kjo fjalë
e ka në etimologji orën. „Ora“, është
fjalë e shqipes, koha e caktuar.
Në këtë vepër është koha e lutjeve. Ndërsa, pjesa e dytë, „tor, torë“ ( tyr, tyrë, e shqiptuar gegërisht), nga gjuha bashkëkohore, janë portat e hyrjes, më e madhe se dera e
shtëpisë, janë portat e hyrjes në oborr, në qytezë të fortifikuar, të rrethuar,
etj.), nga e dukshmja në të padukshmen (nga
materia në i-materie). Materia është objekt dhe subjekt i studimit të
fizikës, ndërsa imateria është objekt dhe subjekt i studimit të metafizikës. Është
ajo që ne e shohim; është në radhë
të parë njeriu. Ajo që nuk e shohim,
por e ndjejmë me zemër, është Zoti, apo Zoti i Madh, Hyji, Ati jonë, që na ka falur.
„Ora-tor-ia“ ndahet sipas rregullave etimologjike moderne shqipe, por të tjerët duan
të mos e njohin gjuhën shqipe, si një nënë e të gjitha gjuhëve „konceptuale e konvertuale“.[6]
Oratorio do të thotë se është art i
të folurit, pra arti i njeriut të zgjedhur, këtu është poeti gjithëshqiptar, i
cili nuk ka më tjetër askujt që t’i lutet, pos Zotit të Madh, sepse në të
gjitha ndarjet tona adminstrative shqiptare i ka përfshirë rryma e madhe e
armiqve tanë, që nuk i lënë aspak të lirë, me vetëdije të praptë, e jo
tërësisht nga okupimet, sepse ende është e pakrijuar Republika e Çamërisë, por
është shpopulluar tërësisht Epiri Jugor, ndërsa Epiri Verior është greqizuar
tërësisht me gjuhë e kulturë „greke“,
se lere më ato toka të veçanta të Shqipërisë Veriore dhe Republika e Kosovës,
Ilirida e pakrijuar e Maqedonisë Veriore; e ato pjesë të tokës sonë nën Serbinë
e Mal të Zi, të cilat i ka shpërfillur krejtësisht feja islame. Shpirti
shqiptar është shitur lirë ndërkombëtarisht! Është tjetër po të kishin lindur
në tokat arabe, Turqi e në Iran, të cilët e denatyrojnë identitetin kombëtar
dhe gjuhën shqipe prej stëgjyshëve tanë të parë, të cilët e flisnin këtë gjuhë.
Pjesa dërmuese e popullatës sonë nuk janë më „iliro-shqiptar“ nga prejardhja artificiale e tyre. Gjuha, në
pjesën më të madhe është e shpërfillur denatyrisht.
Është një mëkat i madh të dënohen pa
të drejtë këta njerëz me përkatësi „të
ndërruar“ nëpër vetëdije, sepse janë shqiptar! Besimi është tjetër dhe e
ndërron psiqikën e njeriut, gjuhën e sjelljen, natyrisht edhe qeverisjen e
tyre, por nuk e ndërron kurrë gjakun e prejardhjen kombëtare!...
Në estetikën kroçeane, sfera letrare
është e kufizuar dhe e nënshtruar ndaj një qëllimi paktik të komunikimit. Ajo
është e huaj për poezinë. Prend Ndue Buzhala e bën edhe ate të jetë në poezinë
shqipe dhe të mirëfilltë. Arti i tij i të folurit poetik është i drejtuar një
auditoriumi më të gjerë, kombëtar e ndërkombëtar, duke e thirrur me lutje të
përheshme Zotin e Madh, për tema të veçanta, të cilin nuk e përfillin mirë nga
sfera e tokës sonë. Në përputhje të shpjegimit thelbësor, oratoriot e tij janë
tema të mirëfillta e me plot interes të bashkëkombasve të tij, kolektivisht e
jo individuale. Ato janë shndërruar në tema të përgjithme, në teknika
specifike, në një lloj të poezive të kësaj gjinie letrare, të shenjta, „me fjalët e hirshme“, në poezi të
përshpirtshme, pra tema politiko-njerëzore dhe dhe shqiptare.
Këto pesëdhjetë lirika janë poezi të
mirëfillta me temë kryesore të lutjeve, që njerëzit i kanë harruar, si p.sh. „Oratorio për shpërnguljen e shtëpisë në
parajsë, 23“, (faqet 48-51); „Oratorio
për dritën e shenjtë brenda nesh, 29“, (faqe 63-65); „Oratorio për festimin e Pashkëve në mal gjatë luftës, 35“, (faqet
73-74); apo „Oratorio për psalmet tona të
shpirtit, 48“, (faqet 113-119) dhe „Oratorio
për Abetaren e gurit në Zym të Hasit, 49“, (faqet 120-126).
Në shumicën e këtyre poezive të
lutjeve të rralla na shndërrohet poezia e poetit Prend Ndue Buzhala në një
bashkëbisedim nga pozitat e njeriut të tokës para një auditoriumi më të lartë
të qiellit, në artin e të folurit të tij, si zëdhënës i vetëm, për t’u lutur në
emër të së përgjithshmes, i vetëm e me vetmi, në mënyrë simbolike, alegorike,
me plot metafora e thënie indirekte e fjalë artistike, thjesht e kuptueshem, te
Zoti i Madh, te Hyji, te Ati, Zoti, i cili në fakt është Ati jonë, p.sh. shiko
faqen 46, „Të Gjithëfuqishmit“ (faqe
47), „Zotynë“ (faqe 80), Mjeshtrit Hyjnor (faqe 108), etj., që
është mbi botën tonë të përkohshme, por me
fjalët e tija të hirshme. Nuk është emër denatyror, por fuqi pozitive dhe i
vetmi që e ka krijuar universin, i gjithëdijshmi, me durim të jashtëzakonshëm,
një fuqi absolute mbi çdo gjë që është nën te. Të gjitha këto janë thënë me
estetikën gjuhësore të një artisti dhe një krijuesi të denjë, i lodhur dhe i
dëshpruar, me vetminë e dhembjet shpirtërore.
Po e marrim një poezi lirike me
katër pjesë, e që pjesa e katër shënohet të dytën herë me numrin tre, dhe i
drejtohet Zotit të Madh, Hyjit, Mjeshtrit Hyjnor, Hyjit Tejetlartë, me dhuntinë
e përshpirtshme, e përjetim të poetit, i cili zotëron artin e fjalës së urtë,
në një pesëdhjetë oratoritë e hirësisë, në „Oratorio
për ngritjen në këmbë si mësues të dashurisë, 47“ të mirësisë njërëzore,
(faqe 108-112), ku „Hyrja e Portës së
Zemrës“ është e përhershme njerëzore „te
dritaret e mendjes“, „aty ku hidhen
si mbeturina jashtë/brigje gënjeshtrash, akuzash, mashtimesh.“ (Faqe 108):
„Jepi
forcë ta dëgjojë këtë muzikë të brendshme
ta
dëgjojë e ta ndjekë drejtimin e saj,
ta
mësojë këtë Gjuhë të Heshtur për t’i folur zemrës.
Mësoje
të shkojë me sytë e prehjes,
le
ta gjëjmë forcën për të rilindur
në
harkimin e një fijeje të heshtjes.
Le
t’i mësojë mirë si të bëjë hapa përpara
drejtë
paqes së brendshme
le
t’i dëgjojë rrëfimet e gjelbra të natyrës,
poezitë
e valëzuara të lumit,
për
ta gjetur buzëqeshjen e prehjes.“
(Poezia „Oratorio për ngritjen në këmbë si mësues të dashurisë, 47“, Numër
2, faqe 109. )
Përkundër të gjitha të ligave, e
njërën ndër to e shesin shpirtin e tyre „për
një grusht miell kokaine“ (Pjesa 3, faqe 110), poeti i lutet Zotit të Madh
e Mjeshtit Hyjnor, Shëruesit Tejetlartë, që ta falë këtë popull, i cili, ende e
belbëzon historinë e vet nëpër gishta. Ndër të tjera thotë:
„O
Mjeshtër Hyjnor
fale
këtë popull, në verbërinë e tij,
fale,
kur aq shumë urren, të ketë dashuri,
dhe
mësoj Artin e Mençurisë
për
ta bërë ndryshimin që duhet,
bëj
që në vend të lëndimeve të njëri-tjetrit
të
ketë falje,
fale,
kur jepet pas mashtrimeve e dyshimeve
t’i
shfaqet e vërteta,
bëj
që aty ku ka errësirë e dëshprim
të
ketë dritë dhe shpresë,
mësoje
që, me praninë Tënde
ta
ndjejë Qetësinë e Madhe“
( E njëjta poezi, Pjesa e 4, faqe
112. )
Ama
Hyjnore deri te të parët tanë apo nën mbretërinë e humbur të Lirisë dhe drita
që kosovon
Në këtë pjesë të studimit do t‘u
rrokemi në pika më domethënëse disa poezive të veçanta, që krijojmë një lidhje
shpirtërore me veprën. Do të themi gjërat e vetëdijshme nëpër disa poezi dhe
botën e tyre artistike.
Në radhë të parë poezia që e hapë
Librin e parë apo Pjesën e parë është „Oratorio
për mirësinë e amës hyjnore, I“, (faqe 7). Ne na zotëron të themi përsëri
ato që i kemi thënë në këtë vepër të studimeve tona. Bota jonë e përkohshme, në
tokë, është e ndarë prej botës së qiellit apo prej botës së zotrave, botës së
amshuar, si botë hyjnore. Nuk mund të „flururojë“
një qenie e kësaj bote në qiell, e njeriut, sado i veçantë të jetë ai, sepse
bota jonë ndahet me lindje e vdekje prej nënës së saj dhe bota hyjnore është e
ndjerë me zemër dhe e paramenduar, me mendje. Lind prej Njeriut e vdes si
Njeriu, në forma të ndryshme. Shpirtin e ka të falur prej Zotit të Madh, e nuk
ka laboratorë apo makinë industriale që ta prodhon ketë shpirtë. Mund të ketë
ndonjë robot e ta programojë prefekt, por ai nuk ka shpirtë dhe as ndërgjegje e
zemër, me ndjenja të kulluara.
Ne mund të flurojmë në pafundësi të
gjithësisë me anije kozmike, por prapë jemi në botën tonë materiale. Jashta
kësaj bote është bota paralele, e cila është në të njëjtën diametër të botës
sonë, që ndahet me limit. Bota e përkohshme nuk e sheh dhe nuk e ndjenë, dhe
ajo është imaterie e kësaj bote. Shpirtat e dalur prej kësaj bote janë të
shkuara në datën e caktuar, te Zoti i Madh. Ka shpirta që mbeten paralelë, si
shpirta në këtë botë, e këto janë dy bota të ndara rrebtësisht prej botës së
qiellit, jetës së amshuar dhe hyjnore, botës së përjetshme. Pra, bota paralele
dhe bota e jonë e kanë një kufi të fuqishëm, i cili i ndanë me botën e qiellit
apo me botën e Zotrave.
Kur të jetë afruar shpirti i kësaj
bote që të dalë prej trupit të tij dhe ka kaluar mirë apo me përkushtim për botën
hyjnore, e nuk është rob i botës së ferrit apo Kryedemonit, në mesin e tokës,
energjisë negative të botës sonë të përkohshme apo të provave tona, ai e ndjenë thellësisht se e ka siguruar
jetën e përjetshme, jetën e amshueshme, në altarin e shpirtave.
Poeti ynë Prend Ndue Buzhala e ndjen
thellë kalimin në botën e qiellit, e botës së përjetshme dhe bënë edhe një
provë të padiskutueshme të lutet para zotrave e fuqisë së tyre me forcën e tij
artistike, si një njeri të miliona njerëzve të kësaj bote shqiptarësh për
pranimin e tyre përkundër gabimeve të tyre të përditshme; të lutet oficielisht
e artistikisht që t’i falë nga këto gabime surealiste e të pavetëdiejshme të
tyre, deri në gabimet fatale për kombin e mohuar, deri në ndyshimin radikal të
qenies së tyre të psikologjisë, të atdheut, të lirisë, etj. Shumica nuk e dinë
se „ndryshimet“ që i bën besimi janë
në psikologji, në vetëdijen e tij të kësaj bote, një shkëputje artificiale prej
prejardhjes së vet prej të parëve të tij, derisa na shkon në ekstrem, në shpërfillje
totale të tij, e jo në gjakun që e ka në vetvete, sepse atë e ka trashëguar
prej etërve, edhe kur gjuha na ndryshohet.
Në këtë botë janë dy vetë, të cilët
i llogaritim si zotra: baba dhe nëna. Janë njerëz të kësaj bote, por të
rëndësieshëm dhe materiale e dialektore. Njëri e ka farën që TI të lindesh dhe
tjetra të krijon me trupin e saj, të mbanë e të rritë. Nëna juaj ka rëndësi të
pazëvendësueshme, sikurse babai. Në qoftë se kalon në jetën e përjetshme të
qiellit, pra të parajsës, altarit të shpirtave
(pa shpirtë, nuk jeton në këtë botë!),
e ndjenë me ndërgjegje dhe ndërdije.
Disa mund ta përcjellin edhe me vetëdije. Këtu e kemi vetëdijen artistike të
poetit Prend Ndue Buzhalla, që bëhet AMË HYJNORE, të cilën e zotëron HYJI,
Kryezoti, Zoti i Madh, energjia pozitive e universit. Hyji thotë:
„solla
nënat në këtë botë
që
të jetë ajo aty ku unë s’jam.“
( Poezia „Oratorio për mirësinë e amës hyjnore, 1“, faqe 7 )
Është një rishkrim i poezisë në
formën e tanishme nga paraprakja dhe quhet „rishkrim“
i artit të fjalës së thënë nga poeti, sipas ligjërimeve hyjnore të Hyjit. Libri
poetik „Pesëdhjetë oratorio për fjalët e
hirshme“ është i tillë. Ai është i lidhur me botën hyjnore, i shkruar nga
njeriu i vetëdijshën, e nuk lejon asnjë pikë të humbjes së vetëdijes për këtë
botë, si njeri i denjë Yllir, ilir, nga Republika e Kosovës, pra gegë, gigantë,
gyga, prej të parëve tanë të krijimit, nga bota e tokës, pjesëtar i denjë i
artikullimit shqip e shqiptar:
Të shikojnë vetëm një pikë të
padukshme të kësaj poezie:
„Një
dorë për Atin,
një
për të Birin
e
treta E Padukshme për ne.
E
Padukshmja dorë e saj rend pas nesh,
mat
jetën tonë me brezin e dashurisë.“
( Po aty, e njëjta poezi, e njëjta
faqe. )
Poezia tjetër është ama, nëna. Ama
është shpirti i saj, shqiptarisht flet. Nëna është si një zot i kësaj bote, ku
kemi lindur. Ajo e përtërinë jetën dhe është shumë e rëndësishme. Ndër të
tjera, thotë:
„Na
mëson
Mos
e shit shpirtin
Për
një kafshatë buke,…
Ajo
Dorë në Lutjen e saj
ngre
dhe faltoren e rrënuar nga mëkatet tona…
E
kemi vërejtur
Kur
vdes Nëna
Një
Yll mbulon qiellin me dritë.“
( Poezia „Oratorio për mitrën e ngjizjes së jetës, 2“, faqet 8 e 9. )
Në këtë spektër të poezive të
pazakonshme të poetit Prend Ndue Buzhala na shtrohen gjëra që nuk mund t‘i
mendojmë, të përpirë nga jeta e ndrydhur dhe e ngushtuar fuqishëm nga
demonianët, deri sa aty të na provojë për shitjen e shpirtit „për një kafshatë buke“. A ka ndërgjegje
njeriu? Sigurisht po! Ajo të thotë: mos e shit aq lirë shpirtin! Jeta jonë
është jetë e provave. Përkundër vetëdijes, ke rënë në duar të ndyera të kësaj
bote, që të ngehin gjithnjë demonët. Shpirtin tuaj e sulmojnë shpirtat e ligjë,
që nuk shihen në këtë botë, sepse syri njerëzor ka perde me botën paralele, e
hijet e liga nuk i sheh dhe të vardisen ngultazi. Atëherë fryma e çmendurisë ta
fut jetën në një rreth të hekurt, si na thotë kjo poezi, në pjesën e dytë.
Prend Ndue Buzhala i lutet Zotit të Madh, që është në krye të botës së Lartë,
të cilin e quan „Hyji Tejelartë“, me
burim të shpirtit:
„O
Hyj i Tejelartë,
mallkoji
këta demonë ëndërrash të liga…
Bëj
që e keqja të mos ketë pushtet
mbi
linjën tonë të gjakut,
të
shembet ajo Besëlidhje e të Keqes,
le
të na bësh aradhë engjëjsh
për
të na dërguar drejt Besëlidhjes së Dritës.“
( Poezia e njëjtë, rishkrime, Pjesa
3, faqe 11. )
Poeti, në tërë këtë vepër, na lutet
te Hyj i Tejelartë, Zoti i Madh që të na lirojë nga demonët e ëndërrave tona, sepse
nuk janë në Besëlidhjen e Dritës, por kanë sharruar të gjithë me shpirtat e
tyre në thellësi të tokës, sa t’i besojnë verbër islamistëve ekstrem e
vehabistë, që të pijnë edhe gjakun „e jo
besimtarëve“ si ata, gjë që nuk është absolutisht e lejuar për NJERIUN. Ky
është kushti i tretë i bërjes së njeriut demonian, në Besëlidhjen e të Keqes,
siç kumtojnë disa legalisht nëpër xhamitë e besimtarëve të tyre, p.sh., në
Gjilan. Ajo shihet qartë nëpër librat fetare, [7]
edhe filma, që s‘po i ceku.
Pse janë disa poezi si rishkrime?
Sepse shtrohen edhe njëherë në tryezën e ditëve para lexueve, si çështje të
mëdha që po i përsëritë e Keqja. Rrugën tonë e kanë kamufluar besimet e shumta,
pa i vërtetuar a janë të vërteta apo janë të vjedhura prej besimeve fetare apo
në Egjypit, para erës sonë. Të dy sytë dhe vetëdijen tonë na i kanë mbyllur
armiqtë e shumtë, sy dinakë e të mistershëm apo vrasës të praptë, që nuk vrasin
përpara si burrat, por prapa kurrizit e të padukshëm, në luftërat e përhershme
demoniane.
Të parët tanë kanë qenë katolikë. I
pari i farefisit tim ka qenë Kola. Dihet se krishterimi ka filluar në Dardani.[8]
Prandaj duhet të rishkruhet historia e këtij kombi, të njëhet e vërteta, të
dihet se „gjaku nuk bëhet ujë“. [9]
Duhet të rishkruhet më mirë, më adekuate
e në mënyre më të denjë ajo. Për këtë shkak janë të nevojshme përsëritjet e
çështjeve të caktuara, e një dukurie, e një gjëje të vlershme, që tani e kemi
harruar.
Vërtetë, neve na i kishte falur Zoti
i Madh dhuntitë e një kombi të parë, që kanë zbritur në tokë prej Yllit të
dyfishtë SIRRI, dhe të njëjten gjuhë e flasim edhe sot, prej gjenezës së parë
të këtij parakombi, të shkruara me dhunë të qëllimtë dhe me alfabete të huaja e
të liga. Këto alfabete të shumta përpiqen të shlyejnë origjinën tonë të Yllit,
vetë origjinën tonë të madhe ndër popuj, etimologjinë e parë të emrave dhe
vendeve të botës, origjinën tonë të kombit më të madh, pos indianëve të Indisë.
Këto, „janë shndërruar në kufomë“,
siç e thotë Prend Buzhala, në „Oratorio
për ringjalljen e dhuntive të braktisurra, 3“, në fillim të saj, kur
përsëri i drejtohet Zotit të Madh, për qëllime tjera.
„Në
mes nesh dhe Teje
vendosëm
velin e mëkatit,
së
paku, sytë e tu tejet-hirshëm
të
mos shohin sa poshtë kemi rënë.“
( E njëjta poezi, faqe 12. )
Na kanë braktisur dhuntitë, ka
humbur brenda nesh dhurata e madhe e krijimit tonë, është rrotulluar çdo gjë së
prapthi, nuk është mbretëria e Zotit të Madh në Tokë, sepse janë këputur fijet
e shpirtit te „Bregu ynë i zemrës“
(faqe 12, e të njëjtës poezi), pra i botës sonë me zemër.
„Ja,
po e shigjetojmë Fjalën e Keqe,
atë
Gjuhë të Ligë që na i sulmon dhuntitë.
Qe,
po ia mbyllim gojën Zërit të Kobit,
po
ia heqim, në emrin tënd
prangat
e secilës dhunti të shuar.
Amen!“
( E njëjta poezi, faqe 13. )
Këtu nuk po e fusim poezinë „Oratorio për ëndrren e dëlirë, 4“ (faqe
14 e 15), por „Oratorio për dhembjet e
Atdheut, 5“ dhe „Oratorio për fjalët
e perëndishme për Atdheun, 6“ (faqet 16 e 17), të cilat i kushtohen ATDHEUT, që na i la ATI, për dheun e mbijetesës, që mbeti
pas të gjitha luftërave, në të gjitha drejtimet, mbi ne. Autori, me tri vargje,
na e thotë këtë çështje:
„Vetëm
engjëlli yt
e
pati përligjjen e vuajtjes sate
duke
rendur deri në ferr.“
( Pjesa e parë, faqe 16.)
Edhe këto dy poezi janë rishkrime.
Na shqiptohen dhembjet e Atdheut, që ka mbetur sa një grusht malesh të larta
për të shpëtuar nga ky ferr i jetës së përgjithshme. E dyta, lidhet në fjalët e
perëndishme:
„Me
njëqind jetë shpall borxhin tënd
ndaj
Atdheut, ndaj të bukurës,
edhe
po qe se asnjë gjurmë
nuk
të mbetet në tokë,
qielli
të bëhet dëshmitar.“
( Poezia e dytë, faqe 17. )
Pas saj, na renditet e shtata poezi,
„Oratorio për lulet e shndërruara në
këngë, 7“, e cila jo vetëm se numri 7 është shenjë e Zotit, por lulet janë
më të bukura në botë, të cilave u përkulen edhe më të fortat gra, që kanë zemër
të butë, e edhe burrat më të guximshëm, që kthehen në metaforë, sepse janë
njerëz të denjë. Ato kthehen në këngë të ndjeshme e melankolike:
„Janë
rrugët e jetës që na ftojnë
ta
ndjejmë harmoninë e shpirtrave,
për
ta ndjerë se si njerëzit bashkohen
në
një lindje të re.
Është
ai çast
kur
në kopshtet e pikëllimit
gjethet
bien si pikat e lotit,
e
nga hiri i butë, nga ujërat e lotimit,
mbijnë
lulet.
Është
koha, kur lulet
E
shndërrojnë njëra-tjetrën në këngë.
( Kjo poezi, të cilën e theksuam,
faqet 18-19. )
Kjo bukuri na është një bukuri e
rrallë dhe plot pikëllim, që shndërrohet në „bukurinë
e paanë“, e cila „është harmonia e
një bukurie të paanë“ ( vargu i parë që fillon poezia „Oratorio për harmoninë e një bukurie të paanë, 8“, faqe 20, të
cilën nuk po e fusin në këtë shqyrtim), e cila kthehet në mbretërinë e zëshme
të lirisë sonë:
„në
Mbretërinë e Lirisë
nuk
bëhen lista për zhdukjen e njerëzve…
Në
atë mbretërim
nuk
ngrihen Këshilla Pushteti
për
gjymtime shpirti e trupi…
Fjala
të shpie nëpër sfera yjore,
përtej
krejt largësive.
Atje
dëshiron të bekohesh e të pastrohesh
nga
krejt të ligat kaq njerëzore.
Diku
në një yll të largët.
Larg
krejt plagëve, larg syve të të ligut.“
( Poezia „Oratorio për fjalën në mbretërinë e Lirisë, 9“, faqe 21. )
Këtu e kemi kuptuar Lirinë, e cila
nuk na erdhi tërësisht siç ajo që e kemi paramenduar e dëshiruar apo ëndërruar
nga vuajtjet tona të robërisë, të dhunës së shfrenuar mbi ne, për të cilën e
dhamë edhe gjakun e damarëve, por edhe ëndërrat tona për këte ditë të lirë nga
armiqtë e dhunshëm, madje disa e dhanë dhuntinë e shpirtit, por jo kurrë disa
nga ne dhe veçanërisht poetët e vetmuar, që detyrohemi të shtegëtojnë larg prej
të gjitha të ligave të tokës, në një Yll të largët. Poli (a) tika e ndërton dhe e bënë pushtetin e lirisë, ku ndërrohen
strukturat e udhëheqjes, dje nga e përgjithshmja e dhunshme, e sot nga e
veçanta, të prirë nga „djemtë kopil të së
djeshmes“.
Në pjesën e dytë, në dy faqet e
veprës, na thuhet kjo gjë:
„Emrin
Tënd e njoh
edhe
kur ec mbi gjarpërinj
e
mbi helmet e jetës…
Tashmë
engjëjt tu po i shoh
në
të gjitha rrugët
për
t’i larguar gurët e fatkeqësisë
nga
jeta ime.
Shpërbleje
këtë jetë
me
ata gurët tu të urtisë
të
lirimit nga e keqja,
me
besimin dhe dashurinë
si
thesare të pafund të kësaj jete.
( Pjesa 2, e të njëtës poezi, faqet
22 dhe 23. )
Tani, nuk po i marrim të tjerat
poezi, as „Oratorio për fjalët që shkojnë
në pushkatim për Lirinë, 10“, dhe as „Oratorio
për të rënët, 21“, me të tri pjesët (faqet 41-43), por po e marrim njërën
poezi për të parët tanë, me tri pjesë, „Oratorio
për të parët tanë, 26“:
„Në
anën Tjetër na qëndronte mbi kokë një djall
Me
betimet për të na e marrë shpirtin në gjuhë të huaj.
Mandej,
nëpër festat e Shëngjergjit shihnim historinë tonë
me
nga një Gjergj në secilën kohë.
Gjergji
na paraqitej me shpatën në dorë,
me
harkun në sy drejtuar nga Kuçedra.
Kuçedrat
ishin armiqtë e djeshëm e të sotëm
dhe
fëmijve u mbushej zemra me krenari
për
ta vrarë lubinë, me grushtin e ngritur lart.
Ishte
zëri i Të Parëve Tanë,
ishte
ai Malli ynë për Lirinë që e tradi rruzullimin.“
( Pjesa 1 nga poezia e
lartëpërmendur, faqe 55. )
Nuk do të flasim për kohët e vërteta
ilirishte, për botën arbërore prej ar-ban-it (ari e bëjnë me punë), dëshmorëve të shumtë e të panumër të Lirisë,
që nuk erdhi asnjëherë e denjë për At-Dhenë
të tkurrur gjithnjë e më të vogël, deri në një grusht malesh, „vegime për pleqnarë e urtakë“, siç
thotë poeti, në pjesën 2, por shtrohen pyetjet të gjitha me radhë:
„Pyesin:
çka po bën ky popull i shushatur?
Pyesin:
kush na vrau, plagosi e burgosi,
pyesin:
kush po u prin e kush po u tradhëton,
pyesin:
kush po përçanë e kush vëllezërit i ndanë,
pyesin:
kush kthen shpinën majtas e kush djathtas,
pyesin:
cili shqiptar mbi shqiptarin po nge dorë?
Kush
e humb shtegun kah labirintet e ëndërres?
Cila
është ajo shtëpi që s’ka zot shtëpie,
cili
është ai vend që po mbetka pa zot?
Cili
është ai gur që s’e ka zot njeriun,
po
një mollë e një lis që s’kanë emër e nishan?
Ku
ka krua pa emër e ku ka arë pa emër?
( Pjesa 2, të njëjtës poezi, faqe
56. )
Këto pyetje janë e vërteta, që
shihet prej së kthjellti. Pjesa 3 është shkruar në dhjetor 1997 dhe është rishkruar
me 19 mars 2024. Ajo e përmbyll këtë fakt të ditur nga jeta e përkohshme në
jetën e përjetshme:
„Mbete
se mbete Altari ynë me shënjtorë të braktisur,
ishe
Shën Mëria jonë me rrëfime tronditëse,
ishe
Lutja jonë që e braktisi Hyjin,
ishe
Pjalmi Ynë që doli nga Libri i Shenjtë.“
( Pjesa 3, e kësaj poezie, faqe 57.
)
Duhet të marrim një poezi poashtu me
tri pjesë, „Oratorio për dritën që
kosovon, 40“, e cila është lënë kontradiktore në fjalët tona, në shtypin e
përgjithshëm shqiptar e ndërkombëtar, të portaleve tona të FB (facebook), të
artikujve tonë shkencore e publicistike. Natyrisht, lidhet kjo fjalë me fjalën
shkencore e arkeologjike të një qyteti „Kassova“,
jo largë prej Prishtinës, apo një kalaje lufte, të shkruar latinisht, „Cassova“, që është një kala e mburrjes
apo në fund, e dështimit të luftës. Në gjuhën e përpunuar, kjo fjalë ka dalur
nga fjalët e emërtimeve të shumta nëpër viset sllave pa e njohur origjinën e
tyre shqipe, apo në folje artikullimesh, prej luftave tona të shumta.
Secila „Kosovë“ kosovon nëpër të gjitha kosovët, me ditë psherëtimash, e
përsëritshme në një vistër historishë e të së pavërtetave, të përsëritura në
një mori emërtimesh, edhe për femrat, që flasin apo nuk flasin shqip. Të gjitha
i bartin me vete kosovët në Ditën e Brendshme, „lëshon rrënjë e shtet“ në një „Kosovë
në qiell“. Në pjesën e parë, poeti na thotë:
„Çile
një portë për shpirtin me fjalëbekime,
ato
arrijnë të zbresin si rreshje melodish
mbi
pikëllimet e trishtimet e botës,
dhe
në mendimet tua e krijon një kopsht lulesh
që
i merr përdore psherëtimat e të gjitha Kosovëve,
të
një Kosove të ndrydhur mes mureve të botës,
të
një Kosove që bredh nëpër ëndërra
e
nëpër planetë shpërndahet si vetë e qyqes,
tjetrës
të mbyllur në shtëpi, vetmon e vetmon,
një
Kosovë klith, revoltohet, lëngon
kruspullosur
e vrenosur.
Çile
atë Portë fjalëbekimesh, mos e mbyll,
merri
përdore Kosovët me dritën që kosovon.“
( Poezia „Oratorio për dritën që kosovon, 40“, faqe 81. )
Sa e trishtë dhe sa revoltuese na
duket edhe kjo pjesë e poezisë, por që kosovon në përpjekje për të ndalur veten
të mos shpërndahet e vetmuar, me vetminë midis mureve të botës, si vetë e
qyqes, e të jetë një Portë (nuk është
dera, por pika e kalimit të një hapësire, me shtylla të mëdha, prej të dukshmes
në të padukshmen dhe anasjelltas!), të mbushur me fjalëbekimesh.
Pa marrë parasysh „kosovët“ që na janë ngulitur prej
kohësh në ndërdijen tonë, ndonjëherë të thëna përmes dhunës së armiqve tanë e
serbëve; qoftë përmes përsëritjes ultë të diskriminimit tonë nga Tirana, si
kryeqytet, ku të thërrasin deri në kupë të qiellit „ju, kosovarët; o kosovarë“ etj.“[10],
siç do të na thërrisnin edhe armiqtë tanë, më së pari greko-serbët, e cila
quhet „fushë e mëllenjave“, tokë e
mbetur bjerrë, e cila nuk është e saktë, sepse është toka jonë mijëvjeçare,
prandaj të gjitha „Kosovat“, të cilat
po përmenden edhe nga shtetet e ndryshme sllave, nuk është emër i tyre. [11]
Kjo është „Fushëbeteja e Kosovës“, e cila është fushëbetëjë kryesore për
t’u shkëputur prej robërisë turko-osmane, edhe me pakica të etnive tjera.
Kam bërë përpjekje edhe unë për ta dëshmuar të vërtetën.[12]
Për të zgjeruar konstatimin tonë, e
kam cituar Elena Kocaqin, e cila na thotë në bashkëbisedim të Aref Matit, se ky
emër për qyetet sllave u vendos në marrëveshje me osmanët, por me insistimin
rus. [13]
E kjo gjë është thënë më mirë e më saktë, sepse duhet të deshifrojnë dy veprat
shkencore të Niko Stylos, e njëra prej tyre është „Etruskishte-Toskërishte“, [14]
e cila dëshmon me të vërtetë se në Çamëri (pra në Epirin Jugor) i thonë „Koshovë“, e cila është SHQIP. Në
nëndialektin prevezian apo suljot u thonë njerëzve që vishen me të zeza: „u koshove“. Kjo do të thotë: „u bë fushë koçifevetë“, pra, u vesh me
të zeza, mban zi. Kjo gjë përdoret edhe në një krahinë gjeografike të Filatit,
që quhej KOSHOVICA, d.m.th. Koshova e vogël. ICA është për më të voglën.
Analogjikisht do të thotë KOSOVA E VOGËL.
Se si i kishte mbetur ky emër atij
vendi, lidhet me epideminë që e pat përfshirë atë vend, nga e cila kishin
vdekur gjysma e banorëve të saj.
Sipas filologëve greko-gjermanë këtë
vend e quajnë „Fusha e mëllenjave“,
sepse edhe mëllenjat (sorrat) janë të zeza. [15]
Kosova
jonë nuk është „fushë e mëllenjave“. Mëllenjat mblidhen pas epidemive. Fusha e braktisur e Kosovës, në mes
tri qyteve ka qenë fushë e betejave.
Në atë fushë është mbajtur „Beteja e
Kosovës“. [16]
Si pasojë e tillë ka mbetur i tërë
rajoni gjeografik me emrin e tij KOSOVË. Latinët e quanin qytetin Kassova; e
shkruanin për qytetin dhe kalanë, në dy vende të ndryshme, të cilat na
shkruheshin „CASSOVA“. Fusha e Mëllenjave është
emërtim sllavo-grek e nuk është i shqiptarëve. Nga shqiptarët quhej Fusha e
Kasovës, Fusha e Kështjellave, e jo
Fusha e Mëllenjave.
Shkencëtari
Qazim Namani e thotë të vërtetën. Kështjella e Siçevës është quajtur Kështjella
e Kassovës. [17].
Në poezinë „Oratorio për dritën që kosovon“ Pjesa 2, Prend Ndue Buzhala i
këndon me dhembje të thellë:
„Edhe
zemra i ka fletët e saj si të librit
ato
shpalosen ndryshe nga shkrimi i rëndomtë…
Pikërisht
në ato çaste zë e lind një këngë e fshehtë,
me
një të folur përtej fjalëve.
Përtej
secilës Kosovë.
( Poezia në fjalë, Pjesa 2, faqe 82.
)
Zemra e poetit të madh i ka fletët e
saj sikur libri. Ato janë ndryshe të shkuara, të veshura me fletë të zeza e
ngjyrë të tillë, që quhet prej secilës Kosovë, „po kosovon“. Ajo i shpallos të gjitha regëtimet e shpirtit të tij.
„Ka
sy që dinë të shikojnë në shpirtin tënd,
dije,
se njeriu i tillë edhe kur nuk flet,
ka
thënë më shumë se çdo fjalë që shqiptohet…
Lum
Kosovët që do të vijnë dorë për dore
me
nga një Dritë, do të ulen
rreth
Tryezës së Dritës, dritë që kosovon.“
Pra, Kosovët po vinë rreth tryezës
së ditëve tona plot me DRITË, që është e çelët, sikurse vetë QIELLI, pranë
Zotrave, pranë dritës së tyre, kur kalon i veçantë në këtë pjesë e jetës së
përjetshme, si një shpirt i lartë.
Është DRITA që KOSOVON!
Plagët
e fuqishme të atdheut dhe vetmia e shenjtërisë
Në të vërtetë nuk kemi ku të kalojmë
pa na vërtitur në mendje një varg i veçantë, se rruga është e lirë për në ferr
(varg nga poezia „Oratorio për një fillin
të ri pas rendjes nëpër rrugët e ferrrit, 20“, faqe 38-40), me tri pjesë.
Ndër të gjitha të këqijat që na
kaplojnë jetën tonë e të poetit është vetmia.
Na kujtohet gjithashtu thënia e veçantë e Xhonatan Kallerit, në pjesën e tretë „Letësia dhe studimet letrare“, nga
vepra e përkthyer në shqip, në „Teori
letrare“, se „studimet kulturore moderne
kanë një origjinë të dyfishtë.“,[18]
dhe për këtë na sillet edhe ky bosht i veçantë i studimit tonë të kësaj vepre.
Përgjithësisht
poetët janë të sulmuar nga vetmia, e edhe unë pas
kësaj plage të rëndë jam i përcjellur vetevetiu, prej që prej fëmijërisë, duke
e pasur UDB-në e „ndihmëqarët“ e
tyre, të lindur prej nënave shqiptare, përherë mbi kurriz. Ika prej burgjeve të
UDB-së e ndjekjes së tyre në ish-Jugo-sllavi, por rashë në burgun e vetmisë e
ndjekjeve të pushteteve të atëhershme dhe të sotme të bashkësisë ndërkombëtare,
me përipeti të pashkëputura.
Thonjtë
e vetmisë i kam të njohur mirë. Vargjet na
rrjedhin nëpër këtë masë, edhe në përjetësi. Nuk thonë kot se kur të përpiqesh
për ta marrë përqafe vërtetësinë e gjërave jetësore, kjo plagë nuk të ndahet
kurrsesi prej krajatave tuaja. Në të vërtetë, nuk ke shumë miq.
Krijuesit janë të veçantë, edhe kur
merren fjalët e përjetuara shpirtërisht. Kështu është miku im, poeti Prend Ndue
Buzhala, i cili nuk më ndahet, por vetmia e secilit njeri të të vetëdijshëm më
rrokë edhe atëherë kur bëhet pjesë e përjetësisë. Studimet letrare na hapen në mënyrë të dyfishtë. Rruga për në ferr
është e lirë, nëse duan ta zgjedhin njerëzia.
Atdheu i vërtetë dhe Liria, për ata
që e dha më të vlershmen jetë për të ardhmen e njerëzve të tij, janë dy plagët
që na vrasin në jetë. Pushtetet janë konjuktura e vetme të sundimit të atyre që
e kanë „zgjedhur“ këtë jetë, jetën e
përkohshme, e jo pavdekësinë e vërtetë.
Jo rastësisht, nëpër fetë e
ndryshme, janë klerikët ata që kanë qenë dora e djathë e pushtetit të djeshëm, gjatë
dhunës serbo-sllave, që e mbajnë nëpër kthetra të lutjeve të sotme masën e
gjërë të popullatës së rajoneve tona.
„Gjithçka
që kërkon
qenka
pa kurrfarë kuptimi.
E
lirë, pra, qenka kjo rrugë!“,
thotë poeti, në pjesën e parë të
kësaj poezie (po aty, e njëjta faqe). Disa i thonë se kjo rrugë “është me lule“, sepse kështu e
vizatojnë ata që janë në pushtet (shqiptar apo tjetër!). „Rrugë më të lirë e më të bukur nuk ka“, thotë prapë poeti (Pjesa e
dytë, e të njëjtës poezi, faqe 39).
Jemi
në radhë të parë shkrimtarë e jo konjukturë e ndonjë pushteti. Pushtetet janë në tokë, e nuk janë qiell. Në tokë sundojnë ata që nuk
e duan parajsën. Ata i besojnë materies, dhe jo i-materies (imateries).
„…udha
drejtim s’paska,
dyshimi
të ther, frika të sëmbon
në
një rreth dëshprimi mendja rend.
Në
rendje dallgët e humbjes
të
përplasin brigjeve të panjohura.
Diçka
e paska fshehur diellin,
diçka
i paska fshehur hënën dhe yjet.
Bien
yjet, kështu rrëzohen edhe mendimet,
shemben
kujtimet
për
një tjetër kohë.“
( Poezia „Oratoria për një fillim të ri pas rendjes nëpër rrugët e ferrit, 20“,
Pjesa 2, e njëjta faqe. )
Koha ndërron sipas kuptimeve që ia
japin asaj njerëzit. E njëta periudhë është, por varet si njerëzit e konceptojë
kohën. Për disa është „normale“, e
për disa të tjerë „jo normale“.
Shenjtëria është e lidhur me shpirtin e madh. Poeti e kërkon përgjegjen e tij
poetike në fjalët e tij të hirshme. Thekson se me të vërtetë është vonë të
kërkosh që shpirti të bëjë dritë dhe kjo na është një hapësirë misteri i
njeriut që mendon se ecë nëpër shtigje drite.
„E
tëra ishte vetëm një sprovë
për
ta kapërcyer këtë prag harrimi“.
( E njëta poezi, Pjesa 3, faqe 41. )
Harrimi është edhe kur të kalosh nga
kjo botë. Po kthehemi që përpara të kësaj poezie, në një poezi tjetër, në faqen
28, „kur të dashurit na ikin pa
lamtumirë“, (Poezia „Oratorio për
ditën e të vdekurve, 14“), e kur qëndrojmë gaditur apo si të ulur pranë
varreve të tyre. Të vdekurit, sikur pëshpërisin:
„po
gaboni, ne këtu nuk flemë,
ne
gjendemi te një rreze dielli që bie mbi botë,
te
pikat e shiut që bien mbi drithëra e mbi barë,
te
një fjalë e urtë marrim frymë,
te
një emër i trashëguar ashtnie,
te
zgjimet e hershme mëngjesore
të
qetësisë parajsore.“
( E njëta poezi, në rishkrim, faqe
28. )
Secilën poezi mund ta marrim në disa
mënyra, e kjo varet nga momenti që i vardisemi një krijimi poetik. Nga momenti
në momentin tonë mund të zgjohen më së paku në dy mënyra mendimet tona. Po e
themi atë që ka dashur të na e lërë pas, si nocion për studimin e letërsisë.
Njëri na thotë kështu. Në tokën tonë mbesin ata shpirta që kanë harruar diçka
të veçantë, të mrekullueshme apo jo të mrekullueshme; diçka të pa kryer; diçka
që nuk u ka vënë re momenti i ndarjes nga jeta dhe që e ruajnë si të pakryer,
etj. Pra, lidhen me botën tonë, të përkohshme apo të provave, para se të
shkojnë në altarin e shpirtave.
Edhe në këtë poezi nuk na thuhet
krejtësisht e vërteta, se cilat janë ata shpirta, por dihet se janë të lidhur
me „një reze dielli“. Krejtësisht e
vërteta nuk mund të lidhet në një poezi. E vërteta nuk mund të thuhet as me të
gjitha krijimet e një shkrimtari, as prej të gjithë shkrimtarëve. E vërteta është relative. Lëviz nga
njerëzit, nga kohët, nga periudhat, nga besimet e tyre, etj. E kjo është një
pjesë e të së vërtetës për njerëzit e ndarë nga jeta „pa lamtumirë“. Në radhë të parë, njerëzit nuk e dinë se shpirtat
shkëputen nga trupi i kësaj bote pa pritmas, e këtu vjen „Metafizika“, jo fizika. Në këtë tokë, e cila është ATDHEU, e për
disa të tjerë, një pjesë e vogël e atdheut, do të ndalet ai i cili nuk ka
arritur ta përmbushë synimin e tij, për arësye që dihet. Ata do të mbeten në
atë tokë që ta përmbyllin rastin, jo për ta përfillur mugullimin e vogël të
jetës nga të ardhurit e tjerët, nga altari i shpirtave.
Mund të kenë qenë të lidhur nga
gjaku; mund të jenë të lidhur nga gjërat shpirtërore e të përbashkët të tyre;
nga mendimet e përbashkëta, etj. Kështu mbeten ata përgjithësisht në „jetën paralele“, në tokë, dhe të
padukshëm.
Ka mjaft poezi, të cilat do të
shqyrtoheshin këtu, si p.sh. „Oratorio
për Komandantin me të vegjlit dorë për dore nëpër njëmijë beteja, 15“, faqe
29; „Oratorio për përjetësinë, 16“,
faqe 30; „… për nënën me kufomën e të
birit në krah, 17“, faqe 31, e cila është një tragjedi e madhe; „… për takim me Hyjin në heshtjen e thellë
të shpirtit, 19“, faqe 35; „… për të
rënët, 21“, me tri pjesë, faqe 41; si dhe „… me këmbanat e at Luigj Palajt, 22“, me katër pjesë, të cilat
janë gjithashtu mjaft domethënëse, të cilat përmbledhin me atdheun, për të
cilën nuk e kanë kursyer jetën e tyre apo kanë dashuri të madhe të atdheut,
etj. Po ndalemi njëherë në „Oratorio për
katër vetmi, 41“, faqe 84-87, në të cilën fillojnë kësisojit vargjet e
poetit Prend Ndue Buzhala:
„Vetmia
është një det i thellë
shkëputur
nga bregu,
shpirti
përfundon në një udhëtim të pazgjidhur
Vetmi
e shenjtë, vetminë e shenjtë.“
( Poezia e përmendur, Pjesa 1, faqe
84. )
Në fillim të kësaj poezie duket se
janë katër veta, të cilët i marrin vargjet e tyre me vete, në vetminë më të
madhe, e „zëri brendshën që flet pa u
ndalë“ atij ia ndriçon gjurmët, të cilit i duket edhe hija si një mumje që
e përcillte (filimi i poezisë). Pra, cilët janë këta katër veta? Poeti dhe
Dielli janë të dytë që ia shtrojnë rrugëtimin jetësor, ndërsa ai (njeriu) dhe
mumja e tij janë qeniet e dukshme dhe të padukshme, që e detyrojnë të marrë me
vete zërin që flet. Katër pjesë i ka poezia; katërfish i mbështillet vetmia.
Numri 4 është numri bazë i Demonëve, i Kryedemonit. Nëpër duar të tyre
përcillet njeriu dhe poeti lidhet me vetminë e tij të shenjtë, sepse vargjet i
merr me vete dhe shpirtin e tij të shenjtë që e ka. Trupi i njeriut është trupi
i tokës, është mëkatar, bënë gabime. Poeti përmblidhet në atë trup. Atij, ia
ndiçon Dielli rrugët poetike, që identifikonin egjyptianët me zotin material.
„Në
heshtjen e natës,
zëri
yt humb
dhe
vetmia të mbërthen
si
një hënë e ndriçuar në qiellin e errët.
Vetmi
e shenjtë, si det i thellë,
shkëputur
nga bregu.“
( Po aty, Pjesa 2, faqe 85. )
Në fillin të kësaj pjese, fjalët na
i zhvillojnë betejat e tyre të veçanta për të shtjelluar këtë lojë poetike apo
teatër dramatik të vetmisë së thellë si deti, që zhvillohet në një natë kur
edhe zëri humb nëpër errësirë, por duhet të kesh besim të plotë në vetvetë dhe
nuk do të përlanë jeta e djallit. Siç na e thotë poeti, vargjet janë të
shkëputura nga bregu (vargu i fundit i
kësaj poezia, Pjesa 2). Shpirti i njeriut ka nevojë për besim të plotë dhe
vetëm me besim të plotë shkëputet nga ai breg i djallit.
„Edhe
kjo vetmi e ka shkretëtirën e vet
me
ecje të përlotur shenjëtoresh.“
( E njëta poezi, Pjesa 3, faqe 86. )
Këto dy vargje na e shtjellojnë çka
është poezia. Zëri del nga shpirti, kur shpirti është i shenjtë dhe ambienti
nëpër të cilin hapëron është i destinuar të shpërfillet nga demonianët dhe
qëllimet e tyre kundër interesave të njeriut të atij vendi, ku ka ardhur ai
shpirt i shenjtë që ta shpëtoj atë katrahurë të praptë (skëterra është me katërfishë e pështjellur), por e mbanë besimi në
ate që e ka dërguar përmes njeriut (nëna
e baba janë zotër të kësaj jete), të shpiej me tutje zërin e tij të
vargjeve të shenjta, në një ambient të natës së errët, që simbolizon të
kundërtën e diellit dhe ditës, të cilat na e bëjnë ditën me dituri.
„Hiqu
kësaj hije
që
të përdjekë në çdo hap
dhe
ta kujton
vetveten
e baktisur nga bota.“
( Pjesa 4 e kësaj poezie të
rishkuar, faqe 87. )
Brakitsja e madhe nga bota përrreth,
e cila është zhytur në errësirën e shpirtave dhe hijeve të natës së saj,
demonianët e kësaj bote, të ndjek kudo e secilin njeri, por poeti u tregon me
këto fjalë artistike në oratorinë e shenjtë të botës së hirshme të mos i ndjekë
cytjet e përhershme, kapjet apo lidhjet e padalura të errësirës demoniane të
jetës që duhet jetuar deri në fund, sa të lirohet shpirti i shenjtë nga trupi,
i ruajtur me durim të madh.
Rileximet janë të doemosdoshme të
poezisë që na janë dhënë të rishkruara nga Prend Ndue Buzhala, si lexim i
shenjtë.
„Leximi
është kushti elementar që një poezi të përjetohet si e tillë. Ndryshe ajo rri
fjetur në libra dhe bëhet inekzistente për kuptimin e shijimit, të përjetimit
dhe krijimit të përvojës shpirtërore.“ [19]
Ne duhet ta lexojmë edhe njëherë
poezinë, do të thotë së dyti herë apo edhe tri herë, e të kuptojnë përse na
vjen nëpër këto poezi të hirshme shpirti i poetit të shenjtë, sepse të gjithë
që këndojnë nuk janë të shenjtë, edhe nëse e theksojnë këtë me forcën e shtirë
të vargimeve.
„…
kur e lexojmë ne përjetojmë një kontakt me një stukturë gjuhësore që mund të na
zgjojë befasisht diçka mbreda nesh, ose na lë të ftohtë dhe indiferent! Por, në
të dyja rastet na nxitë që të mirremi edhe më tutje me të, pas atij leximi.“ [20]
Zejnullah Rrahmani na thotë se
kështu na lind ideja e një leximi të dytë, për mua është kusht kryesor leximi i
tretë, sepse numrat e shenjtë nuk janë parë, por tek, dhe këtë e kam theksuar
mijëra herë. Numri tre është numër më i thjeshtë i Zotrave, një është më i
madhi, Zoti i Madh, zot jashta kësaj bote, që na mban me besimin lart në te, te
„Hyji i Tejetlartë“, siç thotë kështu
vetë poeti, dhe dy të tjerë janë të kësaj bote, baba dhe nëna, që ti u linde,
në këtë botë, botën e provave tona, pra në botën e përkohshme.
Poezia është shprehje artistike e
botës së përjetuar nga poetët e veçantë, përmes një shpirti të caktuar e të
lartë, të ardhur befasisht në botën tonë të përkohshme, që janë përpjekur ta
gllabërojnë stuhitë e shumta. Në të vërtetë, duhet prapë që të potencojmë
Zejnullah Rrahmanin, nga kjo vepër, „çka
është poezia“, të cilën e kanë „definuar
shpesh dhe në mënyra të ndryshme qysh nga kohët më të lashta“, [21]
edhe poetët dhe vetë lexuesit, teoricientët e kritikët.
„Poezia
është një krijim artistik shpirtëror, me vlerë të dëshmuar estetike univerzale
për qytetërimin botëror… Kultura e shkruar ka bërë të mundur përcjelljen e
njohurive në mënyrë më të thellë e më sistematike midis breznive të veta,
përgjatë historisë së popujve, edhe njerëzimit në përgjithësi. Kjo ka bërë që
edhe funkcioni i poezisë të jenë më të rëndësishme e më të mëdha.“ [22]
Shumë nga poetët u frigohen sjelljes
së temave të veçanta në poezinë e tyre; kanë frigë apo kanë droe se do të jenë
të kundështuar nga studiues të poezisë moderme me tema të nxjerra nga librat e
shenjtë, në përputhje me realitetin jetësor, të cilin e kanë përjetuar
veçanërisht me ndjenja të thella e të hirshme, nëpër kohë të stuhishme. Janë
tepër të kujdeshëm nëpër këto poezi të veçanta, si këto „oratorio“ të poezisë së Prend Ndue Buzhalës, sepse kanë frigë për
rrezikun e angazhimit të tyre nëpër tema të shenjta biblike nga realiteti
jetësor. Poeti rrugëton nëpër tema të shtruara realitetin e hidhur shqiptar dhe
realitetin e shenjtë biblik, duke i aktualizuar sistematikisht këto dy baza të
realiteteve. Të mos e njihnim shprehjen e parë të Biblës, „Nephilim“, e cila është shqip, nuk do ta besonim se origjina e
popujve rrjedh prej këtij realiteti të sotëm jetësor, realitetit
shqiptaro-biblik, që nga kohët e lashta e deri në kohën tonë, dhe ka këtë
shtrirje, sado që përpiqen armiqtë tanë dhe njëkohësisht amiqtë e tërë
njerëzimit, përmes këtyre disa etnive dhe popujve që tentojnë t‘i shndërrojnë
në „kombe“ të veçanta dhe me gjuhë të
ndërruara, në fakt, forcave kryeput demoniane. Prandaj, poeti e ndjen thellë të
vërtetën e tij absolute dhe të hirshme, por i kthehet me lutje Zotit të Madh e
ATIT, të çlirojë atdheun e kombin nga ky shkatërrim i dhunshëm.
Nëse nuk mund ta shtypin me dhunë të
zhvilluar gjoja „nacionaliste“, siç janë përpjekur nga poshtë e nga lart
greko-serbët, për ta pushtuar, mbajtur e shpërfillur kombin tonë, atëherë e
përdorin metodën e dytë e paqësore. Ne, dalloheshim shumë nga armiqtë. Jo vetëm
se e ruanim ndër mileniume origjinën e pakundërshtuar të shumë popujve të
botës, por e ruanim të tërë shenjtërisë biblike të botës. Kundërshtarët më të
afërt janë greko-serbët.
Në të vërtetë, një ditë do të
shprishen vetë me të gjithë të tjerët. Shprehja e tyre demoniane nuk na thuhet
mirëfilli, por me gënjeshtrat lakonike fetare. Armiqtë tanë e përdorin të dytën formë të shpërfilljes: me një gjuhë
të huaj e besim të rrezikshëm turko-arabo-islam, sikur të mos jemi të parët, të
zbritur nga qielli, giganto-arbano-shqiptarët.
I kthehemi edhe një poezie të
veçantë, „Oratorio për shërimin e plagëve
të Atdheut, 44“ (faqe 96-99), të shkruar në katër pjesë, katërfish, si
katër forma të shpërfilljes së dhunshme të atdheut:
„Çastet
e yjeve të rrallë
shfaqen
në kohën e heshtur,
të
ligjtë le të zhgënjehen
e
ti ecën nëpër rrëmujë,
të
bren e të djeg një mall
të
sëmbon pareshtur,
ashtu
siç ngashënjehen
netët
me bujë e kujë.“
( Po në këtë poezi, Pjesa 1, faqe
96. )
Kombin e kanë tërhjekur në fund të
pusit, por jo tërësisht, e njëri ndër ta është vetë poeti, nga dhjetra të
tjerë. Ai na është një nga dhjetra zëra të vargjeve, por detyrohet që t’i
kthehet Zotit të Madh në lutje për ta shpëtuar këtë komb nga qindra djaj, me
armë të vëna prapa kurrizit, dhe me lutje të pakuptuara, të djallit të madh.
Hyji duhet t‘ia nderojë fjalët e poetit:
„Shih
hirin tënd si ngadhjen
drejt
cakut, drejt qëllimit,
ndodh
që në ferrin e një nate
lumturi
parajse të shoqëron.“
( Pjesa 2, faqe 97. )
Natyrisht, është i rrethuar nga
vragët e shumta apo të panumërta nga ky vend i rrallë, por i yjeve të lënduara,
nëpër ferrin e një nate, e nuk qëndron si „i
mallkuar i përjetshëm“, por nuk e lëshon veten nga hapësirat e vrugëta të
kësaj gremine, nëpër të cilat druan se fundoset përgjithmonë atdheu, por e
mbanë me dhuntinë e fjalëve të hirshme. I lutet vetëm Hyjit, Hyjniut, Zotit të
Madh, pra Zotit, që ta shërojë „këtë komb
nga plagët“ (fillimi i Pjesës 3) :
„Me
shërimin tënd,
bëje
të ri në shpirt këtë komb të plagosur,
largoja
trishtimin dhe zemërimin nga zemrat
dhe
sillja paqen tënde të përjetshme
me
bekimet tua shpirtshëruese.“
( Pjesa 3, faqe 98. )
Nuk i mbetet atij nga shumica e
njerëzve të popullit të vet, të cilët janë çnjerëzuar apo shpërfilluar dhe e
sakatojnë edhe ate me mjerim, sikurse të ardhmen e sigurtë pas luftës, që t’i
drejtohet e t‘i lutet Atit, Zotit, Hyjit:
„O
Hyj, në dhembjen tonë, na dhuro qetësi,
në
ankthin tonë nëpër kohë, na jep qetësi,
dhe
le ta këndojmë lavdinë
për
shërimin e shikimit tonë.“
( Pjesa 4, faqe 99. )
Këtu është e fundit dhe e këndellim
shikimin tonë. Zemra është infektuar pa shpirt nga nëntoka. Plagët janë të
shumëllojshme, e njëra ndër këto është plaga më e madhe e shpirtit, sepse ai
plagoset pa pushim dhe nga pas, prej pusive të rrebta në çastet e ligështimit.
Pushon lufta e drejtëpërdrejtë. Fillon lufta shpirtërore dhe pa shpallur si „luftë“.
Në të vërtetë, e ka fundosjen e
shpirtit në pafundësi dhe kjo vepër e rrallë më shtyri në një studim
mendjeprehtë.
Më shtyri edhe një thënie e veçantë
e atributit gjuhësor për Zoti e Madh, që Prend Ndue Buzhala e thirrë kështu „O i Tejetbukuri i qiejve“, në oratorinë
tjetër, „Oratorio për gjakimin e së
bukurës, 45“, dhe në Pjesën 2, na thotë:
„Na
e mbro lirinë,
që
na vigjëlon mbi kokat tona,
si
perëndeshë bukurie me spektër ari,
në
vatra me lojën e të vegjëlve,
s’ka
gjë, le të jemi pjesë e legjioneve tua,
s’ka
gjë nëse e paguajmë shtrenjtë
edhe
çmimin e jetës
për
gjërat që i gjakojmë pafundësisht,
për
bukurinë e idealeve për liri.“
( E njëjta poezi, Pjesa 2, faqe 101.
)
Këtu është një nga qendrat e
bukurisë; e bukurisë së artit dhe e shpirtit të shenjtë, nëpër vragat e
përpjekjes së mirësisë së shenjtë, të cilën nuk po e shqyrtojnë „Oratorio për dhuratën e shenjtë të
mirësisë, 46“, faqet 104-107, dhe as dhjetëra poezi në këtë vepër, sepse
aty është shenja mirësisë dhe na i shpjegon kundërpeshat e saja. Po e nxjerrim
këtë pjesë poetike nga poezia paraprake, Pjesa 3, që poeti na i thotë me
përkushtim këto gjëra:
„Zot,
na fal, pse e gjakojmë të bukurën,
është
një zjarr që nuk shuhet asnjëherë,
që
e mbanë pishtarin të ndezur gjithherë,
na
e fal mëkatin e këtij ligështimi të virgjër
sa
herë rendim pas këtij hiri,
e,
jetën në tym e shndërrojmë,
ecim
e ecim pas këtij dielli të padukshëm
që
rend nëpër të tjera univese përjetësie,
e,
njëmendësinë e shndërrojmë në neveri,
e,
shëmtinë s’na e largon nga bota ku jetojmë
e,
të bukurën na e largon ku s’mund të arrijmë,
e
di mirë: vetëm e padukshmja na ngashënjen.“
( Pjesa 3, faqe 102. )
Të gjitha janë një pjesë nga e
vërteta. E kam thënë që përpara në dhjetëra forma, se ajo është lakonike, e
këtu e bukura na është e padukshme. Në jetën tonë, në këtë jetë të përkohshme asnjëherë
nuk na largohet shëmtia dhe e bukura na largohet aty ku nuk mund ta arrijmë,
ndonëse të gjithë jipemi me shpirt pas saj. Tërë jetën e gjakojmë të bukurën.
Këto janë të gjitha plagët tona të
fuqishme të atdheut real e simbolik.
Psalmet
e veçanta të shpirtit dhe shpërgullja e shtëpisë në Parajsë, si pjesa e fundit
e mirësisë
Megjithëse psalmet janë
lutjet e para të mëngjezit në bibël dhe këngët kishtare të „Dhjatës së vjetër“, e cila është një
dhunti e veçantë fetare, e shkruar në fjalën e parë shqip të kësaj Bible, „Nephilim“, por asnjë nga shqiptarët e mëvonshëm
të historisë dhe të pseudohistorisë, me mendjen e tyre të rrotulluar, nuk
ndalen të mendojnë e as „të dinë“ se
kanë qenë shumë të hershëm, në fillim, dhe e kanë folur gjuhën e parë shqipe,
por ipen pas trajtave të futura me dhunë dhe shumë thellë në vetëdijen e
shpërfillur nga „voglushët“ e
Satanait. Çdo gjë e vjedhur me qëllim është futur me dhunë, si e lindur prej „al’lah-ut“, që e personifikon Zotin. Këngët
fetare dhe leximi i tillë është dhunti e të parës fé: fesë katolike.
Meqë jemi në një studim letrar dhe
nuk lëshohemi më tutje në një studim të historisë dhe parahistorisë, janë dy
poezitë e kësaj përmbledhje të peozive të Prend Ndue Buzhalës, „Oratorio për shpërnguljen e shtëpisë në
parajsë, 23/Nga ligjërimet e Nënës për të birin e zhdukur në luftë“, faqe
48-51, me katër pjesë; dhe „Oratorio për
psalmet tona të shpirtit, 48“, faqet 113-119.
Këto dy poezi na shtyjnë të ndalemi
në përmbajtjen e tyre të veçantë. Pse e para quhet „Oratorio për shpërnguljen e shtëpisë në parajsë“ , ndërsa e dyta
na quhet „Oratorio për psalmet tona të
shpirtit“?
Në formën që ne i mendojmë, e para
është quajtur „për shpërnguljen e
shtëpisë në parajsë“, sepse është një ligjërim i një Nëne, që konsiderohet
si një nga zotët e kësaj bote dhe është me ndjenja të përkryera të dashurisë,
prandaj ka ligjëruar për të birin e zhdukur në luftë, përderisa vetëm ate e ka
lindur ajo; e ka dashur si birin e saj, e nuk ka pasur asnjë detyrë më të lartë
se sa përtrirja e jetës, d.m.th., me njeriun që do ta vazhdojë jetën, me brezin
pasardhës. Detyra e një nëne ishte përtrirja e jetës. Ajo përtrirje u shkëput
nga dhuna e pa shpirtë e të bijve të Satanait, këtu e serbëve.
Me çka do t’i besonte në këtë jetë
Hyjniut, kur nuk i mbet tjetër në këtë jetë të përkohshme? Pothuajse asgjë!
Qiellin nuk ka mundur ta prek asnjë dorë satanike e shkatërruese. Kaherë e kam
thënë se qielli është i papekur, madje në një libër poetik, të quajtur po
kështu.[23]
Pjesa 2 e kësaj poezie është e
veçantë, kur nënës i del vaji e mallkimi. Kjo pjesë na futet në kllapa, por
përfundon me tri pika, që do të thotë se kjo gjendje e madhe shpirtërore është
e papërfunduar, sepse fjalët e saja ajo nuk mund t’i shkëputë. Në vend të
këngës i dalin lot dhe vaj (shkoni këtë
poezi në faqen 49). Ajo shprehet kështu:
„Nuk
kam kujt t’i besoj.
Të
vërtetës së armikut nuk i besoj.
O
Zot, as të vërtetës sonë nuk i besoj.
Nuk
e di pse nuk i besoj asnjë të vërtete.“
( Pjesa 3, faqe 50. )
Këtu mbyllet e keqja jetësore:
askujt nuk mund t’i besohet tjetër herë, as armikut, as të vërtetës sonë, sepse
nuk janë të vërteta, edhe pse ashtu na quhen. Këto „të vërteta“ janë
satanike! Jetën tonë më shumë e sundon e padrejta dhe asnjë „të vërtete“ nuk mund t’i besohet. Kjo
është jeta e provave të së keqes, në këtë jetë. Zhgënjimi jetësor është
rezultat i demonëve.
Prandaj i lutet Zotit të Madh dhe
Hyjit ta shpërngul me të gjithë shtëpinë e vet në parajsë dhe kjo është kulmi i ironisë së zhgënjimit.
E dyta, është psalme e vërtetë e mirësisë së përkryer të shpirtit, i cili
nuk ipet e nuk dorëzohet asnjëherë para Satanait e demonëve të tij, që duan ta
rrëzojnë për tokë e të mos e shohin më në këmbë; që „i tremben bukurisë së lartësisë,/kuvendimit me retë e me rrufetë,/si
lisat që shtrijnë degët e jetës kah dielli/për t’u përshëndetur me dritën.“
(vargjet e para të këtyre psalmeve, Pjesa 1, faqe 113). Ata nuk duan të shohin
këtë qëndrim të paepur:
„O
Zot,
edhe
kur i falim të ligjtë
për
vuajtjet e tragjeditë që na i bëjnë,
ne
e shtrojmë doren e pajtimit e të miqësisë,
dhe
nuk na e pranojnë.
Na
i largo,
na
i largo,
na
i largo ata
që
tallen me faljen e dorën e shtrirë të të pajtimit,
dhe
ende mendonjë si t’ia këpusin jetën një fëmije!“
( Po aty, Pjesa 1, faqe 113. )
Më qartë nuk duhet, nuk thuhet e nuk
shkruhet! Me dhjetëra vite, qindra vite, me mija vite, kemi përballuar
tragjeditë kësisoji të jetës sonë dhe prapë u rreshtemi armiqve tanë t’ua
falim, siç e kemi thënë nëpër miliona psalmeve tona të përheshme para Zotit të
Madh, porse ata prapë na robërojnë, nëpër këta zinxhirë të robërisë, nëpër
qindra e mija forma të kësaj skllavërie.
„Në
këtë pelegrinazh të shenjtë
psalmet
e shpirtit i shkruajmë dhe i këndojmë.
Nëse
dëgjohen zërat e lartë, të ngjallur e të ringjallur,
të
mahnitshëm, gjithë dridhma,
janë
psalmet tona për Shpirtin e Atdheut.“
( Pjesa 2, në fund, faqe 114. )
Fuqia e shpirtit është këtu, në këtë
pelegrinazh të shenjtë, me flamurin e shpresës dhe këngën më të përjetshme që
na i ka në vetvete ky libër i poezive të hirshme. Do të themi më vonë se pse
shkruhet kështu poezia: e hirshme. E
tani për tani, po mjaftohemi të themi se me metafizikë i dëgjojmë zërat nga
bota paralele dhe nga bota e përjetshme, sikurse pamjet me ate të cilët na
flasin në parpavijë apo në ndërdijen tonë, sepse materia bëhet imaterie, dhe jo
të gjithë na e zotërojnë këtë dhunti të veçantë, por dragojtë e shtrigave i
shohin dhe i mbysin edhe ato. Ka dragonj
me krah, por të gjithë janë të lidhur me botën qiellore. Njëri nga këta
mund të jetë shkrimtari i denjë Prend Ndue Buzhala. Edhe ai na lidhet me Zotin
e Madh dhe atij i drejtohet.
Në Pjesën 3, i lutet me këto fjalë:
„E
sheh, Zotiynë, se si i shtrijmë duart në psalmet që i këndojmë,
me
besmin se do ta prekim dritën që shndrit nëpër lartësi,
janë
psalmet e thirrjeve tona,
të
galdimeve tona, të vajtimeve gulçuese,
që
lulëzojnë si lule e bukur,
thirrje
për dashurinë dhe për mëshirën.“
( Po aty, faqe 115. )
Secili që e ka besim të plotë në Zot
të Madh dhe e di se do të kalojë një ditë në përjetësi, në amshim, sepse ata
këndojnë vetëm me emrin e tij, dhe e ndien fuqishëm me zemër, pra do të kalojë
në altarin e shpirtave, e jo në ferr apo në jetën paralele, e në zemër e ka
dashurinë dhe jo urrejtjen. Dashuria e ka si shprehje madhore mëshirën. Disa
lindin si punëmarrës, e disa të tjerë si punëdhënës. Në këtë botë punohet, në botën e qiellit nuk punohet. Në botën e
punës duhet të na prijë dashuria, e si rezultat të mirë e ka mirësinë dhe
mëshirën, për ata që gabojnë pa shkak, pa dije. Deri në tri herë duhet të ulësh
kokën, atyre që bëjnë përpjekje të ta marrin jetën pa arësye, sepse duan ta
marrin tokën me minerale e ari nëpër duar të tyre. Ato janë duar të ndyta dhe
vdekjeprurëse. Kur lakmon diçka të huaj, nuk je më në duar të Zotit të Madh. Ai
të ka lëshuar prej duarve. Demoni i madh, sikur njeri, që mund të jetë edhe
baba i juaj, e ndonjëri „të mëson se nuk
ka të holla“. Të thotë, dil e vjedh. Ai të shtiu për të vjedhur, të fitosh
diçka pa mund. Ti je pjellë e tij. Me vjedhje je berë edhe ti demon.
Gigantët, gegët, e kanë sunduar tërë
botën 5000 vite para Krishtit. Prend Ndue Buzhala dhe unë, prej Republikës së
Kosovës, jemi gegë, giga, deri te paraardhësit tanë, me mija vite përpara kësaj
dite dhe prap po i lutemi që të falen të gjithë, pa marrë parasyshë se cilit i
thonë „Zot“:
„…
fali
ata që na i pikëllojnë zemrat,
kur
na i bëjnë krejt bosh e krejt pehlin,
e
përtej pamjes së jashtme asgjë nuk shohin,
nuk
dinë të shikojnë në pafundësinë e shpirtave tanë.
Fali
ata që na degdisin e na shpërndajnë si gjethe
në
të katër anët e botës,
na
ndihmo të qëndrojmë të fortë
të
mos kthehemi në copëza të shkreta,
siç
copëtohet një trup i masakruar.
E
dimë që mbrojtja jote është një mur që nuk rrëzohet.
Fala
ata që na duan të rrëzuar për tokë,
që
na shikojnë se qen(j)e të brishta,
s’kemi
si ta ndalim hapin tonë drejt dritës,
s’kemi
si të ulemi pasi jemi ngritur përballë errësirës së tyre.
Fali,
se nuk dinë gjë për forcën tonë të fshehur,
për
shkëlqimin e shpirtrave si diell në terratisje.
Nuk
duan të na shohin në këmbë,
nuk
duan të na shohin krenarë.
Le
ta kuptojnë: skemi si të ndërrojmë drejtim,
pse
nuk duam të mbytem në pellgje zhgënjimesh,
por
vazhdojnë të ecim me kokën lartë.“
( Në vazhdim, Pjesa 3, faqet
116-117. )
Lexoni dhe kujtoni të gjithë
lexuesit! Është e thjeshtë dhe artistike, por e kuptueshme, me fjalë të
rregulluara si shprehje gjuhësore. Sa të lexojnë, ne kuptojmë! Duhet të
rilexojnë, sepse më pak i kuptojmë. Në librat e shenjtë thuhet „lexo dhe mëso!“ Më së pari ishte fjala,
pastaj u shkrua. Me atë gjuhë zë fill dhe jeta të krijohet. Në këtë jetë
lëshohemi dhe u lindëm me urdhërin e Zotit të Madh. Në qoftë se besojmë në TE,
të gjitha i bëjnë me dashuri, me mirësi, duke e nderuar fqiun tënd më tepër se
veten tënde, edhe pse ai është i ligë e i pabesë, apo i pamoralshëm, si serbët,
serpentët, etj. Njerëzit tanë asgjë nuk shohin nga pamja e jashtme (shikoni edhe njëherë vargun e tretë);
të padukshmen nuk e shohin, sepse janë materialistë, jo i-materialist.
Kemi mjaft të ligë brenda nesh,
pjesëtarë apo udhëheqës tanë, që në vend se të punojnë janë mafie e madhe, të
njohur ndërkombëtarisht, shitësh droge apo asi që janë në krye të vendit, e këtë
vend, e duam më shumë se sa veten tonë. A ka arsye që të jemi më të dashur për
atë që na ka vrarë e djegur, me fëmijë e pasuni, e të jemi së bashku me ate që
nuk na do, armiku ynë më i rrebtë? Në radhë të parë ai nuk ka moral dhe është
hemrafrodit. Kjo gjë nuk bën, që në krye të këtyre vendeve të jenë qenie të
tilla demoniane! Prandaj po e lutim Zotin e Madh „të na shpëngulë në parajsë“, me të tërë familjen tonë e me shtëpi,
siç e kam potencuar në krye të kësaj pjese.
„O
Shërues i Tejetlartë,
na
e fal pezmin e fjalëve tona
dhe
sëmundjet e fjalëve na i shëro!
Na
i largo ata
që
nuk duan të shohin as buzëqeshjen tonë
mu
atëherë kur duam të vajtojmë e të ngashërehemi në lot.
E
dimë që jeta është e vështirë.
Na
i largo,
na
i largo,
na
i largo ata
që
e urrejnë buzëqeshjen tonë!“
( Pjesa 4, faqe 118. )
Nuk ka më shumë që të lutet për ne
një individ që ka më tepër reputacion se sa ne dhe i lutet Zotit të Madh, shqip
e kuptueshëm, edhe pse në një fé tjetër është, por të gjithë i do
barabarësisht:
„…
ku qielli dhe toka bashkohen në harmoninë Tënde,
kur
në këto psalme mendja është e hapur dhe zemra e lirë,
e
përjetojmë një prekje të veçantë të mrekullisë sate.“
( Në fund te kësaj poezie, Pjesa 4,
faqe 119. )
Paradigma
e flisë së përjetshme dhe shtatë këngë për Pjetër Budin (1566-1622), numër 50
Pjesa e dytë (Libri i dytë) është
pjesa e vetme që i kushtohet Pjetër Budit në një këngë që quhet e përjetshme,
të një personaliteti të qenies shqiptare.
Ka mjaft të ndryshëm që iu përkushtohen
Pjetër Budit, në sinkroni dhe diakroni apo për diçka, e cila është tepër e
veçantë, por jo si shtatë poezitë, që janë paradigma, të poetit Prend Ndue
Buzhala, në oratoriot për Pjetër Budin (1566-1622), i cili bie fli për
shqiptarizëm. Janë për kryengritje, për të dhënë jetën për një ideal të shenjtë,
sepse në mesjetën e atëhershme, pas robërive shekullore e mijëvjeçarëve të
kombit tonë, veçanërisht të turqëve, është
kurora më e rëndë e të rëndave paraprake, ku do të mbijetojë kombi
shqiptarë, në mesin e mjegullave të dendura të osmanëve.
Sipas fjalorit të gjuhës shqipe, po
të shqyrtojmë se paradigma, do të thotë se është tërësia e trajtave të saj
gramatikore, të cilat na i merr fjala gjatë eptimit të saj, në gjuhësi. E dimë
se oratorio apo oratoria e poetit Prend Ndue Buzhala na është një trajtë e
shkruar e artit të fjalës së tij, këtu për Pjetër Budin, që është fli e
mbijetesës së kombit shqiptar, në kryegritjet e tij nëpër forcat e dhunës së
superfuqisë turke e skllave, për një shpirtë të kombit të dërguar në buzë
greminës së përmbytjetve.
Këtu i kemi shtatë paradigma, që i
ndiçojnë shtatë aspekte të jetës së një burri të mbarë kombit, e numri shtatë
është numër i Zotit të Madh. Ai na vlen sa zoti ynë i përbashkët i kësaj bote, dhe
u përkushtohet anëve më të mira e të dokumentuara të shprehjes sonë të besimit
të Zotit të Madh, në jetën e amshimit, për njerëzit e tij, që po vuanin të
shtatë të zezat e dhunës. Pjetër Budi u zgjua nëpër këto shtatë tragjedi të
tij, për të shkruar një „Libër të Botës
Sanë të Dashtun/aty ku shtrohet në tryezë Buka“ (vargje nga poezia e parë
„Oratorio e parë e paradigmës në flinë e përjetshme/Libri i Botës Sanë të
Dashtun, I“, faqe 129.). Në përgjithësi, janë shtatë forma të vetë trajtave
të sintagmës poetike të përbëra në format e veta strukturore.
Dihet se Pjetër Budi është fli e
përcaktimeve të shenjta, i lindur në Guri të Bardhë të Matit, mu në buzë të
Malësisë, dhe dihet se Mati ka dhënë njerëz të denjë të kombit shqiptar. Edhe
Gjergj Kastrioti ka qenë i Matit.
Në këtë pjesë të vargjeve të shenjta
për Pjetër Budin, në „Oratorio në shtata
paradigma të flisë së përjetshme, 50“, në faqet 129-143, pjesa e parë, „Oratorio e parë e paradigmës në flinë e
përjetshme/Libri i Botës Sanë të Dashtun, I“, poeti Prend Ndue Buzhala na
thotë tekstualisht e në përputhje të gjuhës së dialektit të tij, në gegërishte:
„…aty
ku Ujit e Gjellës i jep shije Krypa
(e
bëhesh njeri i Uratës së Flijimit
për
të ndritur në Dhé
si
në mikpritjen vllaznore të Lazrit)
atje
ku kohët e rrugët e drejton Zemra,
të
shkuhet Libri i Botës Sanë të Dashtun.
Libër
që nuk lexohet vetëm me shkronja
le
të jetë
Libër
që Polemi e lexon në rrugën e tij të Flakës
le
të bëhet
Libër
që bardhësi si plisi
nartën
e shqiptimit të fjalëve
le
të nyjëtohet.“
( Kjo pjesë, në fund, faqet 129-130.
)
Është e qartë në tërë botën shqipe
të plisit, boshtin e saj parësor e mban Zemra, „libër që nuk lexohet vetëm me shkronja“. Është paradigmë e parë e
trajtave gramatikore që i kushtohet thellë prej trajtave të Botës së Zemrës,
Shpirtit e Besimit. Krypa është shija e jetës dhe urata është në përkushtimin
religjioz të veçantë të „Botës Sanë“,
të botës sonë shqiptare, me plis, tradita të thella të vetëdijes kombëtare, me „Buk, krip e zemër“. Kjo është urata e
flijimit, e përkushtimit jetësor të Pjetër Budit. Libër që Polemi, pra ajo që e
kanë lulet më të bukura të botës sonë, lexon në rrugën e përjetshme të tij, në
rrugën e flakës, që është një prej 5 materieve të krijimit të botës: Uji, Toka,
Flaka dhe Ajri, që i njeh tërë bota materialiste, ndërsa e pesta, të cilës edhe
Pjetër Budi ia përkushton jetën e tij deri në fli të përjetshme, është Zoti i
Madh, energjia kosmike apo energjia e tërë universit, e cila është në trupin e
njeriut, në qenien e tij. Latinët thonë: „Njihe
vetveten, që ta njohësh botën“. Njeriu duhet që ta njohë vetveten, sepse pa
i pasur këto tërësisht të njohura, ai nuk e di çka ka bota. Qenia e njeriut
është e vogël e kësaj bote, por duhet të jetë i vetëdijshëm, sepse pa vetëdije
nuk e njeh aspak botën. Jemi nyje e kozmosit, nyje e vogël e tij. E kemi tërë
kozmosin në vetvete, që ta njohim të tërën dhe ta zgjojmë vetëdijen tonë, që ta
njohim botën.
Pjesa e dytë nis me letrën e dërguar
Kardinalit Gocadini, I, të imzotit të tij, të cilin e trajton si zot të tij në
këtë botë të përjetshme, dhe i thot:
„Po
ta nis këtë Letër më 15 shtator 1621.
Duhet
tridhjetë vjet për të dhënë
Projektin
e një Kryengritjeje,
për
t’i mbaruar kikat e lirisë.
Fjalën
e Thirrjes e presim tridhjetë mijë luftëtarë
e
ta shqiptojnë në Sheshin e Nderit
përfalshëm
atë fjalën e përjetshme: AT Dhé.“
( Poezia „Oratorio e dytë e paradigmës ne flinë e përjetshme/Letër Kardinal
Gocadinit, I“, faqe 131. )
Goca i themi ne vajzës së dashur,
ndërsa ai është „Goca-dini“, që ju
duhet ta dini këtë. E dimë që ai është biri i një goce të dashur. Kjo është
etimlogjia e emrit, pa e marrë në shqyrtim a e dinte apo nuk e dinte këtë
çështje të emrit „Gocadini“ e nuk e
dimë a ka folur gjuhën shqipe apo
nuk ka ditur të flasë gjuhën që ia ka krijuar emrin. Pjetër Budi yni ia kushton
një letër, në datën e caktuar, të cilit i duheshin tridhjetë vite që ta
kuptonin kikën e lirisë, e kika
është maja e kokës, maja e gjilpëres, e malit, e kodrës, pra është maje, sepse
kombi ishte i shpërbërë krejtësisht, gjë që po bëhet edhe aktualisht, nga gjuha
e huaj mbi gjuhën shqipe, e ne vend që të jemi „shqiptar… e krenar“, siç na mësoi Mitrush Kuteli, sot jeni në një
rrebëtimë të shpërbërjes me të gjitha gjërat kombëtare. Ndërsa fala e vetme që
e kam përdorur gjithëherë, prej filimit të krijimtarisë sime „AT Dhé“, fjala e atit tonë për dheun që
e kemi brez pas brezi, si vend të shenjtë, që quhet „atdhé“ dhe për të cilin të gjitha gjërat që janë „të lejuara“, po e themi se ato janë të
mundshme, por jo kurrë tradhëtija e braktisja e vendit tonë, në të cilën kemi
lindur për rritje e vdekje, me detyrë të caktuar, në dheun e atit, të babës „në Sheshin e Nderit“. Tridhjetëmijë
luftërarë e presin këtë thirje: o burrani, kush është bir i këtij vendi, të
ngritemi e t’i themi jo, prishjes së atdheut!
„Udhët
duhet t’i kenë takimet e kryqëzimet e tyre
në
bjeshkë. Fiset e shkelura e ruajnë një gjak.
I
kam miq e vllazen pa dallim feje.
Shamia
me lule duhet të valojë,
bari
i shkelur nga kamba e turkut le të gufojë.
Malësorët
në Kuç e në Lezhë, në Çemenikë e në Dibër
deri
aty ku shqiptohen fjalët Buk, Kryp e Zemër
i
donë afër vetes Vdekjen dhe Këngën.“ -
na thotë poeti, në faqen tjetër,
132, të kësaj pjese. Kur lindin burrat, që i thonë „BURRË“, kur t’i bëjnë 18
vite, si Pirro Burrit që e thërrasin, mbretit nga Epiri, e sot, gjysma e Epirit, Epiri Jugor, nuk është aspak e çliruar, por
as Epiri Verior, i cili është bërë si „i
panjohur“, e u dashka të mbulohet edhe ajo nga jorgani i leckuar i dhunës, me
fjalët greke.
Në këtë pikë ne duhet të ngrihemi
kundër dhunës së hapur europiane dhe turko-islame. Të mbajmë afër vetes
Vdekjen, sikur Këngën, pasi shpirti ynë kurrë nuk harrohet!
„Si
popull fatprerë
që
i zgjohet mëria
dhe
i sulmon perënditë e blasfermuara.
E
shpallim Thirrjen e Jetës:
Humbjen
e Madhe që nuk është kurrë disfate
-është
rast i volitshëm, Imzot,
se
Turku lufton me të tjerët.“
( Po e njëjta, përfundimi i saj,
faqe 133. )
Duhet të themi me spikanë të kemi sy
e vesh njohës, të gjithë sa e flasin shqipen. Atëherë ishte një Pjetër Budi, që
ishte misionar, vjershëtor i vobtë, që do të thotë poet i varfër, përkthyes,
luftëtar i madh, deri në fli (të rënies)
të së përjetshmes. Tani, turqit arabo-irako-iranian, pa i lënë anash
ruso-serbo-sllavët, duke i përfshirë grekët, përgjithësisht europianët
franko-spanjollët e pjesërisht të tjerët, na përpijnë të gjithëve nëpër
gurmazin e tyre të madh. Mjafton të theksojmë disa gjëra në të folmen e
dialektit gegë, të cilën e shkruan Pjetër Budi, si një prej dy dialekteve
shqiptare, që kanë qëndruar gjallë dhe na e bëjnë dy etnitë ar-bane prej shtatë
të tjerave që janë zhdukur ndër mileniume dhe nuk u qëndruan shpërfilljeve të
shumta, në „Oratorinë e tretë e
paradigmës në flinë e përjetshme/Libri i Botes Sanë të Dashtun, II“, „Shqip të munënj me rrëfyem“, ndonjë „kankë të re“, të pëlqyer nga Hyjniu dhe
të mos e lë të „vdaret e bdruhet“ (pra
të shuhet e të zhduket), sepse „jeta nuk
shkohet pa vepruem gja“ e kundër „Djallit
të mallkuom“, i cili i futi „leqtë
nd’Arbënë“ (të ligjtë në Arbëri), faqe 134-135:
„…
ashtu Zemra më gjet të lirë
për
ta rikënduar Librin e Shenjtë
me
gjëmët e jetës së Arbënit,
me
shenjtërinë e vuajtjes,
me
mundimet e mia nga fundi i shpirtit
te
Kangë e moçme e vjershërisë
<këtë
Libër me mbaruom>.
Vetëm
jeta të mos na shuhet kurrë te Diell i Ri.“
( Po aty, faqe 135. )
Është e paevituar pyetja, pse ky
Libër i Dytë apo Pjesa e Dytë me shtatë paradigma na quhet kësisojit, kur i ka
Pjesa e Parë katërdhjetë e nëntë oratorio? Është e thjeshtë, një libër i
jashtëzakonshëm dhe na është vepra jetësore dhe letrare e Pjetër Budit, i cili
është jo vetëm vjershëtor apo poet dhe luftëtarë, që të luftojë e të veprojë me
jetë e me penë, edhe me krijime të denja të oratorisë së një intelektuali të
varfër të Arbërisë, e jo për vende të tjera të huaja.
Kjo e fundit, nuk është tjetër pos e
gjakut të huaj e jo filistinë, dhe sot na hedh gurë mbi Kosovën, sikurse
artmiqtë, të cilët përpiqen të na bëjnë tërësisht si veten:
„I
vetëm me peshën e Arbënit në shpirt
e
shpirti ish aq i sfilitur.
Sikur
e bart peshën e kryqit në Golgotë
nën
britmat armike, nën fyerjet e akuzat
e
farisenjëve me shenja kryqi.
Po
as mëkati as armiku sikur nuk kanë pushtet aty.“
( Poezia „Oratorio e katërt e paradigmës në flinë e përjetshme/Shembulla e
Përshpirtme“, faqe 136. )
Poetët janë prijësit e parë të fatit
të një populli, të ligë apo të mirë, dhe Pjetër Budi dallon nga kjo gjë.
Gjithmonë ata u prijnë luftëtarëve të zjarrtë, po asnjëra palë nuk e gëzon atë
fat të kenë një grimcë „pushteti“ aty,
pos ata që janë klasa e tretë, e katërt apo e fundit, të cilët para luftës
ishin ose të shukatur ose mirrnin pjesë në pushtetin e armiqve, e gjatë luftës
rrinin të stepuar ose mirrnin pjesë në radhën që nuk i rrokte plumbi.
„Çelja
e Syrit“, na është e patjetërsueshme. Përndryshe, farisenjtë „me shenja kryqi“, pra jo ata që
luftojnë për një kauze të rëndësishme, por ata që shiten si „luftëtarë“ dhe krenohen shumë pastaj,
janë ata që ju „mçelënë syytë të shumëve“,
„T’pagoiëvet me folë/E t’shurdhëvet me
ndëgjuom“, e siç na thotë Pjetër Budi e ndër të tjera Prend Ndue Buzhala,
në „Oratorio e pestë e paradigmës në flinë
e përjetshme/ Çelja e Syrit“, është kjo gjë:
„Shih
si është kjo grigjë e bardhë plisabardhësh, gra të veshura në të bardha,
fëmijësh
si flutura të bardha.
Oh,
jo! Grigja bredh nëpër pyje të errët,
bredh
nëpër natë, duke kërkuar shtegun, dritën.
E
ka humbur vetveten dhe tash vetveten kërkon.“
( E njëta poezi, faqe 138. )
E njëjta periudhë na zë në këtë
kohë, sikur në kohën e vjershëtorit Pjetër Budi. Nuk duhet ta humbim vetveten!
Ne, kot e kërkojmë „shtegun e dritës“,
sepse nuk ja e jep kjo kohë Dritën, por periudhën e vuajtjeve, kur armiqtë më
të mëdhenj e marrin prap „pushtetin“ e
kohës sonë. Grigja e bardhë plisabardhësh dhe fëmijët, si flutura (që do të thotë se
ata që nuk kanë asnjë sherr!), janë si vet pjella më e shenjtë e jona,
brezat e ardhshëm, e kërkojnë kot shtegun e dritës, sepse armiqtë e tyre e kanë
marrë mësheftas pushtetin në duar të veta dhe nuk e japin ate për të cilën ne
kemi luftuar.
„O
Hyji im, më duhet të shpejtoj, ta kaloj edhe këtë vâ,
edhe
këtë lumë, këtë ditë terri nëpër Golgotë.“-
thotë poeti ynë, duke përmbledhur
edhe fatin e njeriut të shenjtë, Pjetër Budi, i cili, duke ikur prej njerëzve
të ligjtë e vrastarë, armiqë të përbetuar kundër lirisë e gjuhës shqipe, mbytet në lumë. Ata na e zënë udhën
edhe njëherë, si gjithnjë, e poeti Prend Ndue Buzhala na e qartëson se kush
janë këta „gjarpij të famakuom“, pra
armiqtë, me emrat Judë, Turqi, Venedik, etj., „tradhëtorin e mallkuom“. Pastaj na e jep arësyen e alegorike:
„Ka
vetëm Ujë arbëror të Drinit
dhe
Gjak arbëror të Pjetrit-
ndryshe
nuk do të kryhej vepra e sakramenteve
<nd’Arbënë
të pagëzuom>:
andej
kah parakalojnë plaga e Jesuesit
engjëjt
dhe shenjtërit.“
( Poezia „Oratorio e gjashtë e paradigmës në flinë e përjetshme/Ujët dhe Gjaku i
sakramenteve“ , faqet 140, 142 dhe 143. )
„Nata
në Golgotë duhet të zgjasë edhe disa shekuj,
me
ulërimat e ujqërve e të djajve.
I
dënuar në të gjitha gjyqet e të gjitha kohëve…
Kufomat
arbërore mbesin të pavarrosura,
të
vrarë në të gjitha luftërat e në të gjitha vendet,
të
humbur në të gjitha betejat e në pax dei,
të
kryqëzuar në të gjitha kryqëzatat.“
( Poezia e fundit, „Oratorio e shtatë e paradigmës në flinë e
përjetshme /Pons Pilati në Gjyqin e Kallmetit“, faqe 143. )
Çdo gjë na sqarohet simbolikisht në
pjesën e fundit, të shkruar në 1980, para përpëlitjes së demostatave të vitit
1981, dhe të rishkruar në vitin 2006.
Siç na e vë në fusnotë Prend Ndue
Buzhala, „kjo tërësi poetike apo poemë
është shkruar në dy kohë të ndryshme, e rimarrë nga autori, në shenjë të 384
vjetorit të lindjes së Pjetër Budit“. Me këtë poemë na mbyllen pesëdhjet
oratorio të poetit, me fjalë të hirshme.
Tema
biblike dhe hirësia e vargjeve të shenjta
Tani, në vend të përmbylljes për
këtë shqyrtim të një studimi për veprën e autorit Prend Ndue Buzhala, duke e
lënë anash karakterin e tyre historik e letrar, po i marr dy teoritë letrare
nga Zejnullah Rrahmanit, “Arti i peozisë“
dhe „Teoritë moderne letrare“, [24]
në të cilat na sqarohen poezitë moderne dhe bashkëkohore, krahas aspektit
metafizik të poezisë së mirëfilltë lirike, dhe pak vendi i sistemit politik,
spektri i temave dhe rëndësia e teorisë biblike.
Çështja e shijes letrare varet nga
ana e lexuesve dhe është në përputhje me vetëdijen e tyre, të ngarkuar
ndonjëherë apo nuk është „shumë i zgjuar“.
Do të kishim thënë në përputhje me te, se poezia postmoderne edhe tek ne hap
shtigje të reja. Shqyrtuesit duhet të njohin këto gjëra të reja nga poezia
postmoderne dhe të klasifikojë në përputhje me kahjen e tyre.
Jo vetëm se ajo korrigjohet nga
format paraardhëse, e nga llojet e poezive paraprake, por ka edhe shtigje të
reja të poezisë lirike. Kritikët tanë e njohin poezinë lirike, por nuk e njohin
aspak ose shumë pak poezinë abstrakte.
Siç na thotë Zejnullah Rrahmani, në „Artin e poezisë“, poezia lirike na i
kombinom fjalët e zgjedhura, shprehjet, gjuhën poetike e artistike të tyre,
tingëllimin e tyre të këndshëm, për të pasur mundësi të shprehin botën e
caktuar të veprës me një sistem të caktuar.[25]
Ky sistem i caktuar mund të jetë i rëndësisë politike dhe jo politike apo
kombëtare dhe gjithëkombëtare.
Në rastin tonë konkret kjo vepër jo
vetëm se ngrihet mbi fetë të cilat i ka kombi shqiptar, me fjalë të zgjedhura
poetike, me këngë të rralla si psallme e paradigma, oratorio e lutje, si një
Bibël e Re për të gjithë shqiptarët, që i do pakrasimisht, edhe kur bëjnë
gabime të mëdha kombëtare dhe njerëzore, por i zëvendëson një njeri i denjë dhe
peshon aq rëndë në fjalët e hirshme, të cilat janë tepër të vlershme për
njerëzimin dhe botën.
Sistemi i veprës së Prend Ndue
Buzhalës „Pesëdhjetë oratorio për fjalët
e hirshme“ na sjell një oratori të mirëfilltë biblike, me nuanca metafizike
e të përshpirtshme, krahas atyre të karakterit historik dhe personal. Karakteri
personal nxirret rreth autorit, edhe kur ai nuk flet fare me „unë“, sepse kjo është monotone, por
duke e njohur thellë jetën e autorit. Kësaj radhe nuk do të merremi ne me
karakterin personal dhe as me karakterin bibliografik e historik, sado që poema
e paradigmave të jetes e flijimit të përjetshme të Pjesër Budit na zgjon këtë
çështje, etj., p.sh.: edhe ajo e At Shtjefën Gjeçovit, në Zym të Hasit dhe
Abetarja e tij e gurit.
Nuansat metafiko-filozofike ndjehen
thellë në poezinë e këtij libri të Prend Ndue Buzhalës, edhe sa i përket
dhënies së karakterit të tyre fetar e mbifetar dhe drejtimit të botës
filozofiko-metafizike të besimit, prej botës së provave të njeriut tonë e deri
te lutjet e hirshme para institucionit metafizik të botës së qiellit dhe Zotit
të Madh, i cili ndjehet hirshëm në këto poezi dhe lartësohet me fjalë të
zgjedhura e të larta, si një Bibël e zbritur në vetëdijen e tij. Kemi këtu
poezi moderne nga imazhi i tyre deri te shtruarja filozofiko-biblike.
Po e marrim tekstualisht Zejnullah
Rrahmanin, çka na thotë në hyrje të poezisë metafizike:
„Këtë
lloj poezie nganjëherë e quajmë edhe lirikë e lartë, kurse herave të tjera e
quajmë edhe poezi refleksive dhe, madje ndonjëherë edhe poezi filozofike. Duket
sikur nëpër emërtimet e këtilla lirika i afrohet befas rrezi-kshëm hapësirës së
thellë filozofisë, duke bartur mbrenda
strukturës së vet mendime të thella e të rendësishme njerëzore. Është afruar aq shumë poezia ndanë tehut të fushës së
filozofisë sa na bëhet se ka krijuar diçka që është poezi dhe filozofi
njëkohësisht!“ [26]
Kjo është njëkohësisht një poezi e
filozofisë së mendimeve të rëndësishme biblike, por e krijuar nga realiteti
jetësor shqiptar e kosovar, që na ndërlidhet
me të vërtetat filozofike të Jezu
Krishtit e Golgotës, nëpër realitetin e hidhur të tradhëtisë filozofike dhe
politike të lirisë kombëtare dhe njerëzore. Ajo e bartë në përgjithësi një
kulturë të thellë të mijëvjeçarëve apo qindravjeçare të lutjeve të hirshme,
tradicionalisht shqiptare dhe njerëzore.
Në njëfarë dore janë kulturë
botërore, sidomos shprehjes së saj gjuhësore dhe letrare të poezisë postmoderne
dhe të rëndësisë primare.
Nga tërësia e temave të këtyre
poezive tërësisht moderne e bashkëkohore, prej Librit të Parë e deri te Pjesa e
Dytë (d.m.th. Librit të Dytë), na shtohet poetikisht Bibla e hirshme shqiptare
dhe jo Bibla e Vjetër, që është edhe ajo me fjalën e parë „NePhilim“ shqipe, por e nivelit tjetër, e këto janë pesëdhjetë
oratorio, me aq psalme bibliko-shqiptare dhe me shtatë paradigmat e Pjeter
Budit, që e ndërlidhin Biblën poetike dhe misionin njerëzor të saj.
Teksti i këtyre poezive përmbanë një
sens shentërije, të cilat na janë tepër të veçanta. Studiusve të këtyre veprave
dhe veprës së cekur u mbetet një hapësirë e gjërë e interprtimit të tyre, për
dallim nga teoria biblike.[27]
Hirësia e temave të poezisë së
këtushme është tepër e veçantë.
Nëntor,
2024.
[1] Mario
Andreotti, „Die Struktur der modernen
Literatur“, 4. Auflage, Haupt Verlag, Bern-Stuttgart-Wien, 2009.
[2] Linda
Hutscheon, „Poetika e
postmodernizmit/Historia, Teoria, Fiksioni“, OM, Prishtinë, 2013.
[3] Linda
Hutscheon, vepra më lartë e cituar, faqe 259.
[4] Shikone
pjesën e veprës studimore të Mario Andreotti, cituar më lartë, pjesa 9.5, „Traditionelles vs modernes Gedicht:
Gegenüberstellung ihrer Hauptmerkmalle“, faqe 326-329, edhe pse është në
gjuhën gjermane.
[5] Po deshët shikone „Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe“, nga Akademia e Shkencave të
Shqipërisë/Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë“, Tiranë, 1980, faqe 1306.
[6] Kështu i
quaj „gjuhët e tjera të botës“, të
cilat duhet të krahasohen me gjuhën paraprake, e kjo është gjuha shqipe, jo „gjuhët indio-europiane“, sepse prej
Indisë e në Europë, së bashku me Kontinentin e Amerikës ka shumë popuj e shumë
gjuhë. Ato mund të krahasohen vetem me gjuhën e zanafilës, që është gjuha
shqipe.
[7] Një prej
këtyre autorëve dhe veprave të njohura po e përmend, sepse kjo vepër është e
shkruar gjermanisht e nuk është e përkthyer: Fritz Schäfer, „Der Buddha sprach nicht nur für Mönsche und
Nonen/Die ganze Lehre erstmals nur nach seinen Reden für Nichtasketen“,
Wener Kristkeitz Verlag, 2., vollständig überarbeitete Auflage,
Heidelberg-Leimen, 2002. Ajo na i ka rrafsh 880 faqe.
[8] Në të
vërtetë, Kryqi i gjetur në malet e Drenicës Vuçake ruhet në Kishën e Shën
Abrahamit, në Llapushnik, të Republikës së Kosovës, por nuk është ende
detalisht e verifikuar. I takon periudhës historike të parahistorisë, pra para
lindjes së katolicizmit romak në Vatikan.
[9] Falë e urtë
popullore shqiptare.
[10] Ua
ripërkujtoj poemën time“Vargje që nuk
duan titull/Letër e hapur një atikombëtari“, të botuar edhe në veprën e
gjashtë poetike e të tretën të botuar në Tiranë, „Gjuha e dheut tim“, Albin, Tiranë, 1999, të sabotuar në të gjitha
anët, në Shqipëri e në Kosovë, nga pushteti i ri.
[11] Po ua përmendi veprën time shkencoro-publicistike, “Sondazhe për Kosovën dhe kufirin e saj”,
Lena Grafik, Prishtinë, 2019.
[12] Shkimin
publik, që e kam botuar më vonë, si shkrim, „Shpërdorimi
i një date historike për qëllime të errta dhe gjakatare“ është shkruar për
të qenë letër e hapur e KKIOB-së, për t’u shpërndarë si fletë volante, dedikuar
opinionit të gjërë gjithëshqiptarë, me 20.06.1989. Ajo ka qenë edhe në veprën
shkencore e publicistike, të mbetur sot e kësaj dite e pabotuar, në dy vëllime,"Çështja
shqiptare dhe zgjidhja e drejtë e saj", dhe ka qenë e dhënë atëherë te
redaktori Akad. Prof. Dr. Bedri Dedja, e cila i kishte
afërsisht 500-600 faqe A4, dhe e cila është grabitur nga 3 pjesëtar të SHIK-ut
dhe e dërguar direkt në duar të Sllobodan Millosheviçit.
[13] Shikone
prap veprën shkencoro-publicistike, „Sondazhe
për Kosovën dhe kufirin e saj“, faqe 39.
[14] Niko
Stylos, „Etruskishte-Toskërishte“,
West-Print, Mühlen a.d. Rein, 2010.
[15] Shikoni
këtë vepër të Niko Stylos, faqe 253.
[16] Mund ta
kërkoni për ta gjetur nëpër shkrime të shumta shkrimin tim të atëhershëm, e
cila nuk doli si fletë volante e KKIOB-së.
[17] Gjëne
shkrimin historik të shkencëtarit dhe mikut tim, Qazim Namani, sepse më mirë ua
shpjegon ai për këtë qytet dhe për kalanë. Është i botuar edhe njëherë ky
artikull shkencor, në revistën http://www.zemrashqiptare.net/news/54167/qazim-namani-gjurmet-arkeologjike--ne-qytetin-e-kassoves.html. Lexone dhe shikoni.
[18] Xhonatan Kaller, “Teori
letrare/Një hyrje shumë e shkurtë”, ERA, Prishtinë, 2001, faqe 52.
[19] Zejnullah
Rrahmani, „Arti i poezisë“, Faik
Konica, Prishtinë, 2001, faqe 27.
[20] Po aty, e
njëjta faqe.
[21] Në atë
vepër, faqe 20.
[22] E njëjta
vepër, faqe 12.
[23] Përmbledhja
e tetë poetike quhet „Qielli i paprekur“,
„Brezi ‘81“, Prishtinë, 2012, e cila e mori shpërblimin e tretë të LSHAKSH të
Gjermanisë, me 01.06.2013, në Ennepetal, në konkusin letrar „Azem Shkreli“.
[24] Zejnullah
Rrahmani, „Arti i poezisë“, dhe „Teoritë moderne letrare“, botuar nga
SHB „Faik Konica“, Prishtinë 2001 dhe
2005.
[25] Shikoni
veprën e parë „Arti i poezisë“, faqe
159.
[26] Po aty,
faqe 213.
[27] Shikoni po
deshët teorinë biblike, në veprën e dytë, „Teoritë
moderne letrare“, faqet 80-83.