Kulturë
Përparim Hysi: Nuk më vjen turp
E shtune, 14.12.2024, 06:08 PM
Nuk
më vjen turp
"
Që s'kam,s'më zë qederi
Dhe
fajin ma ka VOLTERI"
VICTOR
HYGO
(cikël me poezi)
Nga
Përparim Hysi
1.Nuk më vjen turp
Nuk
më vjen turp,që jam i varfër
Dhe
kam mbetur me gisht në gojë
Ja
tek flas,fare hapur
Dhe
nuk kam pse të skuqem me bojë.
Kurrë
nuk i shkela"vijat e bardha"
Kudo
dhe kurdo kam punuar me nder.
Tani
që jam me flokë të bardha
Që
nuk kam,s'kam fare qeder.
Nëse
koha punoi për "pisin",
Nëse
të pandershmin e pasuroi
Me
"pisin" nuk e gjen kurrë,Përparimin
Se
"pisi" më ndot me bojë.
Servilët
i mbështyj mu mbi fytyrë
Asnjë
lideri a pasaniku nuk i bëj temenara
Tërë
jetën e jetës kam patur vetëm një fytyrë
Se
ndershmëria,në gjykimi tim, është e para.
Dikush
ka pallate e vila
Karriken
e pushtetit e ktheu në sfungjer
Të
tillët kanë disa fytyra
Dhe
në shpirt,të tillët, kanë zeher,
Kurrë
nuk respektoj njeri nga kuleta
Bërtet
e shkumëzon si "padron"
Asnjëherë,të
tillit,nuk i them"tynjatjeta"
Për
mua,nuk është njeri,por kufomë.
2.Unë e di
Unë
e di që hiqesh si i ndershëm
Je
si "mall kallp" dhe hiqesh si flori
Je
sa i llahtarshëm dhe,po aq,i potersshëm
Ti
"sëmuresh", po nuk prishe qetësi.
Nuk
trembësh as nga polici dhe as nga ligji
Dhe
kapërdisesh si kaposhi mbi thekër
Para
gjithë popullit ti je "SHENJT si
KRISHTI"
Por
je mashtrues,si një sklie e vjetër.
Unë
e di që nuk pyet nga drejtësia
(gjykatësit,dridhen
sikur kanë ethe,para teje)
Mbi
ty të vërë dorë PERËNDIA
Dhe
nuk i shpëton ndëshkimit(do të bluajë jotja ndërgjegje).
3.Kam një zemër të ndjeshme
Kam
një zemër të ndjeshme
"Asnjë
gjë njerëzore,s'është e huaj për mua"
Zemra
ime është e prekshme
Se
njerëzit dhe botën e dua.
Kur
shoh që dikë marrin nëpër këmbë,
Kur
shoh një mashtrues që shkumëzom si i ndershëm
Fajtorët
dua t'i ha me dhëmbë
AQ
bëhem i prekshëm.
Urrejtja
ime nuk lind pa shkak
Dhe
për cilindo fajtor nuk mbaj anësi
Veç
të drejtit dhe të ndershmit i jap hak
Le
të jetë kushdo: në opozitë apo në qeveri.
S'ka
për mua,i djathtë apo i majtë
Unë
gjykoj se sillesh me njerëzit(në pushtet apo opozitë)
Kur
shoh, ç'bëjnë,sa nuk më zënë djajët
Dhe
asnjë syresh nuk dua t'u shoh sytë.
Tiranë, 9 dhjetor 2024