Kulturë
Agron Tufa: Oscar Wilde - Vjedhësi i ëndrrave
E hene, 16.12.2024, 07:04 PM
VJEDHËSI
I ËNDRRAVE
Na
ishte njëherë një djalë, biri i një stërvitësi të thjeshtë kuajsh. Edhe pse i
përkushtuar pas punës së tij, i ati fitonte aq sa për të mbajtur familjen.
Një
ditë, në shkollë, fëmija mori një detyrë:
"Shkruani
një ese se çfarë dëshironi të bëheni kur të rriteni."
Atë
natë, i rrëmbyer nga emocionet, ai shkroi një ese me shtatë faqe, duke
përshkruar ëndrrën e tij: të kishte stalla ku do të rriste kuajt e vet.
Shkroi
me qartësi e saktësi, duke zbrazur gjithë zemrën e tij në këtë ese. Madje shkoi
aq larg sa të vizatonte dhe planet për tokën dhe shtëpinë që ëndërronte. Të
nesërmen, ia dorëzoi esenë mësuesit dhe priti me padurim të merrte vlerësimin e
tij.
Dy
ditë më vonë, eseja iu kthye, së bashku me notën më të keqe të mundshme. Një
shënim i madh i kuq spikaste në krye të faqes:
"Ejani
të më takoni pas mësimit!"
Kur
ra zilja, fëmija shkoi te mësuesi dhe pyeti me druajtje:
–
“Pse më dhatë një vlerësim kaq të ulët?”
Mësuesi
u përgjigj:
–
Eseja juaj përshkruan një të ardhme krejtësisht të pamundur për një fëmijë si
ti.
Pastaj
shtoi:
–
“Nëse e rishkruan esenë me një qëllim më realist, do ta rishqyrtoj notën
tënde”.
Fëmija
u kthye në shtëpi, i brengosur dhe vrau mendjen për një kohë të gjatë. Ai i
kërkoi këshillë të atit, i cili iu përgjigj:
-
"Dëgjo, bir, ky vendim është i yti, është një çështje e rëndësishme dhe
unë nuk mund të zgjedh për ty."
Pas
një jave shestimi të hollësishëm, fëmija u kthye në shkollë dhe riparaqiti të
njëjtën ese, pa ndryshuar asnjë rresht. Ai i bëri me dije mësuesit të tij:
-
"Mbajeni për vete shënimin tuaj, unë do të mbaj ëndrrën time."
Vitet
kaluan. Një ditë, kur ishte në prag të pensionit, mësuesi shkoi me një klasë
nxënësish për të vizituar një fermë të madhe. Kjo zonë shquhej për kuajt e saj
të mrekullueshëm, ndër më të bukurit në vend.
Mësuesi
mbeti i shtangur kur u prezantua me pronarin: ishte ish-nxënësi të cilit i
kishte vënë notën më të keqe për ëndrrën e tij.
Para
se të largohej, mësuesi i tha:
–
"Kur isha mësuesi yt, shumë kohë më parë, isha si një hajdut ëndrrash. Për
vite me radhë i dërrmova ëndrrat e nxënësve të mi. Për fat, ti ishe mjaft i
guximshëm dhe këmbëngulës për të ndjekur të tuat."
Asnjëherë
mos lejoni që dikush t'ju presë krahët.
Vetëm ju jeni në gjendje të ndërtoni ëndrrat tuaja!
(Përshtatur nga tregimi "The Thief of Dreams", që
i vishet Oscar Wilde)
Përkthimi im A.T.