Kulturë
Ftesë nga Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës
E diele, 22.12.2024, 12:13 PM
SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI
KULTURORE E LUGINËS SË PRESHEVËS
FTESË
PËR PJESËMARRJE NË KONFERENCËN
SHKENCORE QË DO TË ZHVILLOHET MË 24,25 e 26 TETOR TË VITIT 2025 NË PRESHEVË
Shoqata për
Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës tashmë ka një përvojë
të caktuar për organizimin e konferencave shkencore nga fusha të ndryshme të
shkencës dhe të kulturës. Në këtë vazhdë, edhe gjatë muajit tetor të vitit 2025
do të organizojë Konferencën Shkencore me temë bosht:
“PERSONALITETE DHE
FIGURA ME VLERA SHKENCORE DHE KULTURORE SHQIPTARE NGA LUGINA E PRESHEVËS DHE
VISE TË TJERA SHQIPTARE”
VËREJTJE:
Shoqata për Trashëgimi
dhe Krijimtari kulturore në Preshevë organizoi dy konferenca shkencore: më
vitin 2023, Konferencën shkencore: “Personalitete shkencore shqiptare në Albanologji nga Lugina e Preshevës dhe
vise të tjera shqiptare” dhe më 2024, Konferencën shkencore:”Figura me vlera
shkencore dhe kulturore shqiptare nga Lugina e Presheves dhe vise të tjera
shqiptare” në të cilat trajtoi shumë personalitete dhe figura me vlera
shkencore e kulturore shqiptare.
Mirëpo Bordi i
Konferencës erdhi në përfundim se kanë mbetur të pa trajtuar edhe shumë
personalitete e figura të shquara shkencore e kulturore shqiptare nga Lugina e
Preshevës dhe vise të tjera shqiptare.
Andaj Bordi i
Konferencës shkencore vendosi që në Konferencën shkencore e vitit 2025 edhe një
herë të trajtohen personalitete dhe figura të tjera, me vlera shkencore dhe
kulturore shqiptare.
Qëllimi dhe rëndësia
e kësaj veprimtarie shkencore:
Qëllimi i organizimit
të kësaj Konference është nxjerrja në pah e ndihmesës që kanë sjellë personalitete
dhe figura të ndryshme në Luginën e Preshëvës dhe më gjerë në hapësirat
shqiptare, duke luajtur një rol me rëndësi me veprimtaritë e tyre shkencore dhe
kulturore. Personaliette dhe figura të tilla janë ato që kanë luajtur një rol të
rëndësishëm me veprën shkencore dhe veprimtarinë kulturore, duke sjellë
ndihmesa të dalluara. Kjo nismë që po ndërmerret do të sillte ndriçimin e atyre
personaliteteve dhe figurave shkencore dhe kulturore më të dalluara, të
vendosura pranë njëra – tjetrës, me pikësynimin që kushdo i interesuar të
kishte në duart e veta një tablo sa më përgjithësuese, të ndihmesave që ka
sjellë secili prej tyre. Dhe të gjitha këto ndihmesa shkencore e kulturore, të
zgjeruara si punime të mirëfillta shkencore pas kumtimeve në këtë Konferencë
Shkencore, të përfshira në një botim të veçantë, që Shoqata jonë do ta
realizojë, besojmë se do të shërbejnë më së miri për njohjen e personaliteteve
dhe figurave të dalluara nga fusha të ndryshme të Albanologjisë dhe kultures, JO
TË GjALLË.
Teza themelore e
Konferencës Shkencore është:
Personalitete dhe figura
me vlera shkencore dhe kulturore shqiptare nga Lugina e Preshevës dhe vise të
tjera shqiptare, nga fusha të tilla, si: arkeologjia, historiografia, gjuhësia,
etnologjia, folkloristika, letërsia
shqiptare, si dhe nga veprimtarë kulturorë.
Identifikimi i problemit dhe rëndësia e zgjidhjes së tij:
E sotmja e
veprimtarisë shkencore në fushat e Albanologjisë dhe të Kulturës nuk mund të
jetë e plotë dhe e qartë pa njohur dhe vlerësuar punën pasionante dhe të
përkushtuar të brezave të ndryshëm të studiuesve shqiptarë ndër vite. Janë
pikërisht ata që kanë hedhur themelet e shkencës dhe kulturës shqiptare, mbi
bazën e së cilës, edhe duke plotësuar apo duke mbajtur një qëndrim rishikues,
duhet të zhvillohen dhe të pasurohen më tej shkencat Albanologjike dhe ato të
kulturës.
Deri më sot është realizuar
përgjithësisht një punë e mirë për nxjerrjen në pah të personaliteteve dhe
figurave shqiptare nga këto fusha, nga institucione shkencore (kryesisht
institutet e Akademisë së Studimeve Albanologjike në Tiranë, Instituti
Albanologjik në Prishtinë, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të
Shqiptarëve në Shkup), në hapësira të tjera shqiptare dhe në diasporë, si edhe
nga individë të ndryshëm. Por një pranëvënie e tyre do të sillte më të plotë
dhe do të ishte më bindëse për atë çka kanë sjellë si pasuri të vlerësueshme,
për të nxitur brezat e sotëm të studiesve në fushat përkatëse që ta njohin nga
afër këtë trashëgimi.
Kohëzgjatja e paraqitjes
së secilit pjesëmarrës në këtë veprimtari do të jetë 10 minuta. Ndërsa për
botimin e plotë të të gjitha punimeve që do të paraqiten, numri i faqeve duhet
të jetë nga 10 deri në 20.
Ju lutemi të gjithë
studiuesve nga Lugina e Preshevës, Republika e Shqipërisë, Republika e Kosovës,
nga shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe të Malit të Zi, si dhe nga shqiptarët
në diasporë, që deri më 20 korrik 2025
të përcjellin abstraktet e punimeve të tyre në këtë adresë: shtkpresheve@yahoo.com, apo xhemaledin47@gmail.com.
Hartimi, publikimi
dhe njoftimi i pjesëmarrësve me
Programin e Konferencës Shkencore do të bëhet më 5 tetor 2025.
Kontakti:Xhemaledin
Salihu, cel.+381 63 8771 423
Duke shpresuar në një
bashkëpunim të frytshëm, i falënderojmë paraprakisht të gjithë ata që do t’i
përgjigjen pozitivisht ftesës sonë.
Ju mirëpresim.
Bordi për organizimin
e Konferencës:
Prof.dr.Drita Halimi-Statovci-etnologe
Prof.dr. Agron Xhagolli-kulturë
popullore/folklorist/
Prof.dr. Izaim Murtezani, studime folklori e
etnologji
Pro.dr. Isak Shema, letërsi
Akademik Adem Bunguri, arkeologji
Dr.sc. Shpëtim Memishi, ekonomi
Xhemaledin Salihu, profesor, studiues
P.s. Nëse ka nga
studiues të ndryshëm ndonjë pyetje apo sugjerim, gjithashtu të drejtohet në
adresën e mësipërme.
Preshevë, më 19 janar
2025