Kulturë
Gani Pllana: Remineshencë
E enjte, 19.12.2024, 07:51 PM
Gani Pllana
REMINESHENCË
(Pranë obeliskut të Nënës sime)
Nëna
ime e ka merituar
Obeliskun
me gurë graniti
Me
shkronja ari mbishkrimin
Një
artist e skaliti
Dhe e
përkëdhela gurin
Ndjeja
përqafimin e saj
Kuvendoja
nën qiellin e hapët
Natyrisht
një monolog pa dyshim
Pranë
rrjedhës së lumit Ibër
Aty
fle nëna ime në amshim
E
falënderova që më lindi
E
pyeta pse iku nga kjo botë
E më
la shumë të njomë
Po nuk
mora përgjigje dot
Një
grumbull fluturash
Të
ardhura nga largësia
Rresht
te krahët e mi
Larguan
kujtimet e mia
Më
nxorën nga amullia
Te
mbishkrimi për nënën e dashur
I
mahnitur stoikisht qëndrova
Lotët
më ngrohën faqet e mia
Zemërthyer
mendueshëm u largova
G.P.
Në
Stambollin e lashtë
Në
autobus rrëmujë
Përballë
një burrë
Intuita
na bashkoi
Pa u
parë kurrë
Djersa
ballin ia mbuloi
Na
njohu në pamje
Se
ishim dardanë
Na
dëgjoi të folmen
Na
shikoi butësisht
Fjala
shqipe ëmbëlsi
Na
bashkoi mrekullisht!
Me
gocën time tek bisedonim
Shikonte
e sytë i xixëllonin
Disi
nga zemra fjalët i rrodhën:
“Gjyshi,
gjyshja, nëna, babai flasin shqip!”
Ndërsa
buzët iu drodhën...
Otomani
Pesëqind
vjet
Shqipen
deshi
Ta
zhdukë krejt!
U
mundua
Kot më
kot
- Gjuhën
tonë
Se
zhbëri dot!
“Stambollliu”
Sa u
ngushtua:
-“Këtë
gjuhë t’bukur
kam
harruar!”
Preku
faqet ngushtuar fort
E nga
sytë -
Dy
pika lotë...!